Buxheti i vitit 2014 merr përsiper zhvillimin dhe reduktimin e krizës

Ekonomia  botërore  po  përjeton  ndryshime  të  shpejta,transformime  të gjithanshme, mbi  të  gjitha  ajo  po  evidenton  shndrrime  të  shpejta cilësore dhe shumë dimensionale  të  cilat  e  kanë  bazën  e  tyre  në  zhvillimin e shpejtë  të  teknologjisë  dhe  të  njohurive.

Shkak  për  këtë  ristrukturim  të  ekonomive  sigurisht  u  bë  dhe  nga mësimet  që  rezultuan  nga  kriza  ekonomike  globale  e  cila  nuk  ishte  pa  pasoja.

Sigurisht  qe  tranzicioni  i  gjatë  i  ekonomisë  ka  bërë   dëmet  e  veta  por ende  mbeten    problem  sfidat  e  zhvillimit    në  mënyrë  të  veçantë  shqetësimet  që  vijnë  nga  problemet  sociale të  cilat  kanë  tendencë  të  theksohen.

Nje  rol  negative  në  këtë  aspekt   ka  luajtur  dhe  luan  jo  pak  kriza politike  që  shpesh  nuk  duan  ta  pranojnë, por  që  në  fakt ka ndikim të rëndësishëm  në  ekonominë  tonë  dhe  pse  jo  edhe  në  ekonomitë  e  tjera të cilat   kaluan   tranzicion.Disa  nga  faktorët  që  kanë  ndikuar  në  ekonominë  tonë janë :  marrdhëniet  e brishta dhe aspak miqësorë  të  qeverisë  me  biznesin  ku  asnjeherë  nuk  konsiderohet  partner,taksat  e  larta  vertikale  dhe shtrirë  keq horizontalisht,zgjerimi  i  lirive  ekonomike  dhe  reforma  që rregullojnë  këto  tregje.

Pushteti i popullit dhe demokracia

Në  se  shtrohet pyetja rreth  elementëve  të  veçanta nga të  cilat përbëhet  një  bashkësi  shoqërore  demokratike, arrihet domosdoshmërisht te thënia,

sipas  së  cilës  demokracia  është  sundim  i  popullit.Të njëjtën gjë nënkupton edhe  përkthimi  nga  greqishtja i fjalës demokraci.

Në  çdo  kushtetutë  demokratike , gjëndet  thënia sipas së cilës populli është bartësi i fundit  i  gjithë  sovranitetit.Sipas  saj, pushteti  është i legjitimuar në mënyrë   demokratike  vetëm  në  rast  se ai   ka  dalë  nga  vullneti  i  lirë dhe  me   miratimin  e  popullit.

Doktrina  e  sovranitetit  të  popullit  hodhi poshtë pikpamjen tradicionale, sipas  së  cilës,   mbretit  apo  princit  i  takonte   pushteti  për  shkak  të prejardhjes  nga  dinastia  e  tij  e  dhuruar  nga  zoti.Autoriteti  shtetëror, në dinastinë   e   dhuruar   nga   zoti   nuk  vinte   nga   shoqëria,  por   nga kristalizimi,trashigimia  dhe  pikpamja  fetare  të    dala  nga  fuqitë  mistike dhe  të  themeluara  sipas  parimeve  të  cilat  përjashtonin   ndërhyrjen  e qytetarit.Në  këtë  ndarje  themelore  të  sunduesëve  dhe  të  sunduarëve qëndron  thelbi  i  antagonizmit  mes  demokracisë  dhe  monarkisë.

Kriza e besimit dhe Europa e bashkuar

Bashkimi  Europian  është  një  ëndërr, aspiratë  që  mban  firmën e Robert  Schuman  ish  Ministër  i  Jashtëm  francez.  Idetë   e   tij  u përpunuan  dhe  u  pasuruan  nga  Jean  Mounnet  dhe  kishin   për  qëllim  bashkimin  ekonomik  dhe  lëvizjen  e  lirë    të   njerzëve, ideve     e mallrave.

Me  kalimin  e  viteve  organizata  modifikoi  dhe  ratifikoi  një  sërë traktatesh  që  lidhen   me  lirinë,  sigurinë,  drejtësinë,  politikën    e jashtëme  etj.

Fillimisht  në   këtë  strkturë u  futën  Franca,  Hollanda,  Anglia, Gjermania,Belgjika,  Luksenburgu, etj  dhe  më  vonë   edhe  vënde  të  tjera  si Zvicra, Greqia, Spanja, Portugalia. Sot  kjo organizatë ka plot  28  shtete antare të  Bashkimit  Europian.

Sigurisht  sot  Bashkimi  Europian  ka  mjaft probleme një pjesë e të cilave   nuk   po  i  zgjidh  dot. Një  nga  problemet  kryesore  ka  ato ekonomike  dhe  financiare  si  dhe  fenomenet  që  kanë   lindur nga kriza  që  po  përjeton sot  Europa.Problemet e tjera lidhen me plagët sociale. Papunësia është kthyer në një makth e fenomen dhe thuajse ka përfshirë të gjitha vëndet europiane.