Sjellja dëmton zbatimin e ligjit

Vënde e kombe të ndryshme kanë diferenca në sjelljen ndaj ligjit dhe zbatimit të tij.Prej këtej varet shumë zhvillimi i një vëndi apo dhe i çdo komuniteti.Sigurisht nuk dua të flas për kodin e etikës por për zbatimin e ligjit ku ne vuajmë shumë.

Ligji nuk është gjë tjetër përveçse një sistem rregullash që lejon shtetin të funksionojë.Ligji hartohet dhe miratohet nga organi legjislativ dhe duhet të zbatohen me korrektësi nga institucionet shtetërore.Pra tërësia e të gjitha rregullave quhet ligj pa të cilën një shtet është i pamundur të ekzistojë.

Në fakt duhet të pranojmë se 101 vjet panvarsi kemi si komb në krahasim me mjaft vënde që kanë shekuj të tërë.Edhe në diktaturat më të egra sipas revistës franceze “ Slate” në Peru, Spanjë, Xhibut, Guine, Ruanda, Burundi apo gjetkë prapëseprapë kishte një sjellje të tillë ku dominohesh nga zbatimi i ligjit. Pra sjellja,qytetërimi,kultura dhe demokracia në çdo vënd demoktratik duket se është e rëndësishme dhe determinuese në zbatimin e ligjit dhe promovimin e shtetit ligjor. 

Po çfarë ka ndodhur në vëndin tonë dhe sa dhe si është zbatuar ligji ?

Siguria që prodhon pasiguri për jetën

Çështja e aksidenteve dhe sigurisë tashmë është kthyer në një debat publik ku secili shtron e parashtron argumentat dhe opinionet e tyre.Ajo që më bën përshtypje kësaj here,është se rreth kësaj teme flasin mësues, psikologë,politologë,analistë e gazetarë sikur të qe gjë fare ordinere. Shpesh merret për etalon dhe ftohen në studio të ndryshme edhe ndonjë shoqatë e sigurisë rrugore që do ti mjaftonte një vendim gjykate,një akt themelimi dhe një statut për tu bërë kryetar shoqate por kurrësesi ato nuk janë përfaqësues dinjitoz të zanatit dhe as ekspertë të fushës së transportit.Nga ana tjetër ju bëj me dije se edhe drejtuesit e autoshkollave në përgjithësi janë të zanateve të tjera sepse nuk është kusht ligjor të jetë specialist.Ajo që kërkon ligji është që drejtuesi teknik dhe referuesi i teorisë duhet domosdoshmërisht të jetë inxhinier mekanik transporti. Disa të tjerë shkarkojnë nga kompjuteri materjale dhe dalin nëpër ekrane ti mbushi mëndjen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit se duhet futur në arsim edukata e sigurisë rrugore sepse kërkon të shesë broshurat e plagjiatuara.

Problemi është se ç’është bërë dhe ç’duhet bërë për ti vënë gishtin plagës. Sigurisht që do duhet një analizë e ndershme dhe profesionale dhe më pas të marrim masa për parandalimin e kësaj hemoragjie të tmerrshme.

Çështja e sigurisë është fenomen global dhe shqetësim edhe për vëndet e zhvilluara.Çdo vit vdesin nga aksidentet 1.2 miljon njerëz dhe drejtues automjetesh dhe lëndohen e plagosen ose humbasin aftësinë për punë rreth 62 miljon njerëz të tjerë.Kështu u tha e u evidentua në konferencën ndërkombëtare në Medina të Meksikës që u zhvillua kohët e fundit ku merrnin pjesë qindra ekspertë të sigurisë rrugore dhe të transportit.Kjo vihet re edhe në vëndin tonë ku vërehet një dinamizim i aksidenteve me pasoja.Kështu në se në vitin 2005 kishim 747 aksidente me pasoja, viti që shkoi,pra viti 2012 u mbyll me mbi 2000 aksidente me pasojë vdekjet dhe plagosjet.

Sovraniteti nuk është më çështje kufijsh

SOVRANITETI – Menaxhimi i integruar i kufijve sipas konceptit të komisionit europian nënkupton bashkërendimin dhe bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha hallkave dhe autoriteteve përfshirë sigurinë kufitare. Këto mundësojnë lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerzëve, ideve, mallrave e kapitaleve, si dhe vendosjen e një sistemi efikas të menaxhimit të integruar të kufirit. Kjo, me qëllim që të arrihet synimi i kufijve të hapur por të kontroolluar mirë dhe të sigurtë.

Sipas konceptit të së drejtës ndërkombëtare, kontrolli i territorit është thelbi i shtetit. Ai është baza e nocionit të integrimit territorial,që përcakton kompetencën eskluzive për marrjen e masave ligjore brënda një territori dhe ndalon qeveritë të ushtrojnë autoritet në të njëjtën zonë pa marrë pëlqim.