Çështja e aksidenteve dhe sigurisë tashmë është kthyer në një debat publik ku secili shtron e parashtron argumentat dhe opinionet e tyre.Ajo që më bën përshtypje kësaj here,është se rreth kësaj teme flasin mësues, psikologë,politologë,analistë e gazetarë sikur të qe gjë fare ordinere. Shpesh merret për etalon dhe ftohen në studio të ndryshme edhe ndonjë shoqatë e sigurisë rrugore që do ti mjaftonte një vendim gjykate,një akt themelimi dhe një statut për tu bërë kryetar shoqate por kurrësesi ato nuk janë përfaqësues dinjitoz të zanatit dhe as ekspertë të fushës së transportit.Nga ana tjetër ju bëj me dije se edhe drejtuesit e autoshkollave në përgjithësi janë të zanateve të tjera sepse nuk është kusht ligjor të jetë specialist.Ajo që kërkon ligji është që drejtuesi teknik dhe referuesi i teorisë duhet domosdoshmërisht të jetë inxhinier mekanik transporti. Disa të tjerë shkarkojnë nga kompjuteri materjale dhe dalin nëpër ekrane ti mbushi mëndjen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit se duhet futur në arsim edukata e sigurisë rrugore sepse kërkon të shesë broshurat e plagjiatuara.
Problemi është se ç’është bërë dhe ç’duhet bërë për ti vënë gishtin plagës. Sigurisht që do duhet një analizë e ndershme dhe profesionale dhe më pas të marrim masa për parandalimin e kësaj hemoragjie të tmerrshme.
Çështja e sigurisë është fenomen global dhe shqetësim edhe për vëndet e zhvilluara.Çdo vit vdesin nga aksidentet 1.2 miljon njerëz dhe drejtues automjetesh dhe lëndohen e plagosen ose humbasin aftësinë për punë rreth 62 miljon njerëz të tjerë.Kështu u tha e u evidentua në konferencën ndërkombëtare në Medina të Meksikës që u zhvillua kohët e fundit ku merrnin pjesë qindra ekspertë të sigurisë rrugore dhe të transportit.Kjo vihet re edhe në vëndin tonë ku vërehet një dinamizim i aksidenteve me pasoja.Kështu në se në vitin 2005 kishim 747 aksidente me pasoja, viti që shkoi,pra viti 2012 u mbyll me mbi 2000 aksidente me pasojë vdekjet dhe plagosjet.
Siguria rrugore dhe ato që e përbëjnë atë janë si më poshtë :
- Infrastruktura ( rrugët ).
- Automjetet.
- Drejtuesit e automjeteve.
- Lejet e drejtimit.
Pra përdoruesit e rrugëve dhe infrastruktura përkufizojnë atë që quhet siguri rrugore.
I. INFRASTRUKTURA.
Në vëndin tonë janë bërë hapa serioze dhe investime të mëdha në infrastrukturë.Shqipëria ka në invetarin e saj 18.000 kilometra rrugë kurse tani ky inventar është rritur në mbi 2.000 kilometra,pra tashmë kemi një inventar 20.000 kilometra sepse janë bërë rrugë që shkelin në gjurmë të reja.Nga pikpamja teknike ne kemi rrugët më të këqija në Europë.Sipas kushteve teknike çdo rrugë duhet të ketë një pjerrësi të lejuar deri 5 %,ndërsa rrugët tona të reja rezultojnë me një pjerrësi deri 15 %.Edhe pse projekti bëhet i plotë përfshirë dhe aksensorët që e kompletojnë atë pra mbikalime,nënkalime,sinjalistika,rrugë dytësore, trafikndarëse,ndriçim publik,vëndparkimi etj,vërejmë se në zbatim copëzohen dhe rruga merret në dorëzim nga investitori pa përfunduar i plotë.Nga ana tjetër supervizioni që harton raportin e auditimit të rrugës,e bën atë me urdhër,me shkelje ligji sepse tek ne investitori që është Autoriteti Kombëtar i Rrugëve cakton dhe supervizorin.Pra shteti investon dhe shteti kontrollon dhe bën supervizionin.Kësisoj gabimet varrosen dhe përgjegjësia nuk del kurrë.Duhet theksuar se projektet bëhen me të meta teknike sepse nuk është vështirë të kuptojmë se në projekte dhe zbatim po na shtohen pikat e zeza që janë dhe bëhen precedent për aksidente në vënd që ato të evitohen plotësisht.Pra elementi rrugë është ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve që ndodhin në vëndin tonë.
II. AUTOMJETET.
Shqipëria ka një inventar automjetesh për rreth 400 mij por diçka më pak se 300 mij paraqiten për të kryer shërbimet siç janë kontrolli i përvitshëm teknik,pagesat e taksave,kontrolli fizik etj.Si kudo edhe këtu ka informalitet të madh.Bie fjala një traktor,autokambajnë,etj në bazë të ligjit detyrohen të marri shërbimet,por nuk ndodh kështu.Shumica e inventarit janë makina të përdorura madje dhe të moshës së vitit 1995. Panvarsisht moshës bota e ka mjaft të organizuar kontrollin teknik që konsiston në sistemin e drejtimit,kokat e paralelit,kokat e zbarrës, ferrotat (frenat) , kontrolli i gazrave,paraqitja, etj.
Disa vënde për arsye sigurimi, moshën e automjeteve e mban të limituar.Në këtë rast shteti vlerëson inventarin e automjeteve të vjetra,i çmon dhe ja blen poseduesit të automjetit dhe e dërgon për skrap.Pra nuk lejon qarkullimin me ato automjete të vjetra.Ne nuk e kemi të keqen aty por tek monopoli i shërbimit të kontrollit teknik ku për shkak të korrupsionit madh makinave nuk u kryhet fare shërbimi dhe për rrjedhojë drejtuesi nuk e di gjëndjen teknike reale të automjetit që posedon.
Sa i takon automjeteve të rënda,makineri bujqësore,kamjonë,autobuzë etj thonë se ato as 20 % e tyre nuk paraqiten atje për shërbim por kundrejt pagesës ju shkojnë çertifikatat në shtëpi.Nga ana tjetër fluksi i trafikut makinave nuk vjen nga numuri i madh i automjeteve por nga mungesa e politikave dhe profesionalizmit.Në se në vëndet e Bashkimit Europian në 100 banorë 60 posedojnë automjet,në Shqipëri në 100 banorë posedojnë vetëm 10 automjete.Pra ende jemi shumë larg standartit europian.
Edhe gjëndja teknike e automjeteve bëhet shkak për aksidente.Duhet të hiqet monopoli i shërbimit dhe të liçencohen konçensionarët e autoveturave të reja të cilët plotësojnë kushtet për ta bërë këtë shërbim.
III. DREJTUESIT E AUTOMJETEVE.
Shpesh ndodh që drejtuesit bëjnë kondravajtje jo thjesh në parkime e të tjera si këto por ato që bëhen shkak për aksidente siç janë konsumimi i pijeve alkolike,shpejtësia dhe neglizhenca e ndërgjegja qytetare për të kontrolluar automjetin në përputhje me kodin rrugor.Nga përvoja e vëndeve të zhvilluara,drejtuesit e automjeteve marrin një cikël leksionesh nëpër autoshkolla edhe pse e posedojnë lejen e drejtimit.Tek ne nuk ndodh ky fenomen sepse lidhet me kulturën.Ai që merr një diplomë universitare nuk hap më libra dhe e njëjta gjë ndodh me drejtuesit e automjeteve që edhe pse kanë humbur reflekset mendojnë se janë drejtues të zotë.Vlen të theksohet se edhe ciklomotorët janë mjaft të rrezikshëm dhe nuk janë të pakta aksidentet që ato kanë shkaktuar.
IV. LEJE DREJTIMI ( PATENTË).
Është akti më i rëndësishëm për formësimin e drejtuesit të automjeteve. Kursi nëpër autoshkolla bëhet në përputhje me praktikat e vëndeve të tjera,me përjashtim se tek ne u separua praktika me teorinë që sipas mendimit tim është bërë gabim dhe është produkt korruptiv.Kësisoj ajo duhet anulluar sepse nuk jep rezultatin e pritshëm.Një kandidat për të marrë lejen e drejtimit duhet të paguajë një herë për autoshkollën dhe një herë për komisionerët.Mjafton ti pyesish kandidatët dhe e merr vesh kollaj se si bëhet.Ky sektor duhet riorganizuar dhe në themel të punës duhet të kenë luftën kundër korrupsionit.Disa nga autoshkollat nuk plotësojnë kushtet teknike për tu liçencuar,klasat të vogla,pa paisje e logjistikë dhe pa profesionistë.Ka autoshkolla ku teorinë e bëjnë njerëz me shkolla të mesme dhe jo inxhinierë.Ka mungesë të theksuar kontrolli.
KONKLUZION
1.Rrugët duhen bërë me studim,me master-plane dhe projekte të plota.Zbatimi duhet të bëhet rigorozisht sipas projektit dhe rruga të merret në dorëzim pasi të ketë përfunduar plotësisht.Supervizionin nuk duhet ta bëjë shteti dhe përfaqësuesi i tij por persona të tjerë privat e të liçencuar.Më mirë një rrugë më pak se sa vdekje që do të thotë rruga dorëzohet kur është me pjerrësi teknologjike,nënkalime,mbikalime,sinjalitikë e ndriçim publik.
2.Të liberalizohet tregu i kontrollit teknik i automjeteve dhe atë shërbim t’ia kalojë konçensionarëve shqiptarë që plotësojnë kushtet. Shteti të mbajë monopol vetëm automjetet e transportit publik,pra autobuza qytetas,ndërqytetas,taksi,autobulanca,zjarrfiksa,makina policore e ushtarake etj.
3.Të forcohet kontrolli nga organet përgjegjëse të inspektoariatit rrugor.Edhe pse vdesin me qindra drejtues e pasagjerë nuk është marrë asnjë masë për ato që janë e patrullojnë zonën e aksidenteve.Të përdoren dylbitë dixhitale që japin të dhënat e kundravajtjeve.
4.Të rishikohet kodi rrugor sepse është ndërhyrë vënd e pa vënd dhe rezultatet kanë rezultuar me impakt negative. Me kodin të punojnë ato që janë specialistë të fushës dhe ajo të pasqyrojë realitetin shqiptar.Kursi i kandidatëve për leje drejtimi të bëhet siç ka qënë dhe të merren masa antikorrupsion.
Botuar në gazetën Ballkan, e Shtunë 23 Nëntor 2013