Shteti përballë diasporës shqiptare

Krijimi  i  politikave  të  përshtatshme në  lidhje  me emigracionin dhe statusin që duhet të  ketë kjo diasporë  ka  një  rëndësi  të veçantë për nxitjen e rritjes ekonomike  dhe zvogëlimin e shpërpjestimeve makroekonomike  në  Shqipëri.

Nëpërmjet zbatimit  të politikave  të  tilla, diaspora do të mund të kontribuonte në mënyrë  më efikase në ngritjen e kapitalit njerëzor dhe financiar,në rritjen ekonomike dhe në krijimin e vëndeve të reja të punës aq të domosdoshme në situatat që kalon sot ekonomia shqiptare.

Me anë të këtij  shkrimi synoj të analizoj sfidat  dhe mundësitë reale për  përmisimin  e gjëndjes   ekonomike  dhe roli që ka diaspora në  këtë çështje.Në këtë mes   janë me  rëndësi  të  shifen  madhësia   dhe   profili  social – ekonomik   i diasporës,kontributi i saj  i  deritanishëm përmes remitancave, investimeve, kontributet në furnizimin  e mallrave  të konsumit,në turizëm,politikat që  duhet të zbatohen në mënyrë që  të  rrisin ndikimin dhe kontributin social,njerëzor dhe financiar të diasporës, si dhe politikat e përshtatshme të emigracionit që do të ishin konsistente në kushtet e tanishme social-ekonomike, si dhe me zhvillimet e pritura  gjatë proçesit të liberalizimit vizave,dhe në tregun  e punës saj.Edhe pse ndodhi me shumë bujë ai proçes jo vetëm nuk ndikoi pozitivisht por i detyroi shqiptarët të shpenzojnë edhe ato pak kursime që kishin.

Në  Shqipëri asnjë organizatë qeveritare ose joqeveritare nuk ka marrë përsipër të bëjë ndonjë sontazh  se sa   shqiptarë janë  në  emigracion, ç’bëjnë   ata   atje dhe  ç’nevoja  kanë,sa me arsim dhe paarsim,sa me universitete,mastera dhe doktoratura,sa vdesin e sa lindin,sa vuajnë skamjen,papunësinë dhe varfërinë njëherësh  etj.

Megjithatë  nisma  e qeverisë së shkuar për  regjistrimin  e popullsisë pavarsisht diskutimeve që  ha përkatësia  fetare, duhet përshëndetur  sepse ne  ende  nuk dimë sa emigrantë kemi.Ky regjistrim pati mjaft të meta sepse nuk merrte pësipër regjistrimin e fëmijëve tanë me studime jashtë, madje dhe vizitorët e përkohëshëm jashtë vëndit nuk i regjistronte.

Politika dhe evolucioni i sigurisë rrugore

Rruga është një hapësirë e ndarë,që nënkupton respekt reciprok nga ana e atyre që e përdorojnë.Rregullat e para në transportin rrugor datojnë përpara shpikjes së makinave.Në periudhën midis dy luftrave,politikat e sigurisë u bënë të domosdoshme me rritjen e mjeteve lëvizëse në përgjithësi dhe mjeteve motorrike në veçanti.

Aksidentet në Francë diktuan nevojën e krijimit të shoqatës së sigurisë rrugore e cila u themelua qysh në vitin 1949.Qëndra kombëtare e kësaj shoqate u krijua me seli në Paris dhe në përbërjen e saj numëronte 101 departamente në Francë por dhe jashtë saj.Detyra e shoqatës ishte fushata e ndërgjegjësimit, lobimi dhe aspekte të tjera që lidhen me këtë fushatë.

Rritja e aksidenteve në dinamikë e bëri Francën vëndin e parë në Europë dhe mjaft të rrezikshëm.E detyruar nga numri i madh i viktimave,qeveria franceze krijon komitetin ndërdigasterial për të përcaktuar masat dhe politikat që do të çonin në reduktimin e aksidenteve.Rritja e aksidenteve çoi ministrin e transportit Charles Fiterman të miratoi disa rregulla të tjera që lidhen me shpejtësinë maksimale në mot të mirë,në mot me shi,në mot me ngrica apo me dëborë.Kjo e ndarë dhe sipas kualitetit rrugës e llojeve të automjeteve.

Faqe e ndritur e historisë së Tiranës

Është fjala për  Njësinë  numër tetë  që  kohë  më  parë  pagëzohej me emrin  “ Misto  Mame “, më  pas   lagjia  numër tre  dhe sot  me    ndarjen e hartën  e re administrative kjo  lagje  mban  emrin e njësisë tetë.

Tirana e dikurshme shtrihej nga Akademija Ushtarake deri  tek  shallvaret apo sheshi  kryesor  të  cilën e  projektuan arkitektët  e  njohur italianë A.Basini  dhe F.Fausto veç  pallatit  brigadave dhe disa veprave  të tjera. Nga shallvaret e  deri  në kombinat të  tekstileve u urbanizua  pas viteve 1950.Kjo është arsyeja që edhe sot ajo pjesë e qytetit  quhet Tirana e Re.

Tirana  dhe tiranasit  kanë patur rol mjaft  të  rëndësishëm  në   të gjitha periudhat historike. Baza  ekonomike e  saj ka qënë zejtaria dhe tregëtia. Ajo shquhesh si qëndër e njësi e rëndësishme ekonomike.

Kështu kishte një treg që aso kohe quhesh “ Pazari Vjetër “ ku thuajse çdo vit organizoheshin panaire tregëtie.Zhvillim kishin dhe transporti dhe komunikacioni,bujqësia etj. Gjëndja ekonomike e banorëve vlerësohesh optimale.Në Tiranë u ngrit flamuri i pavarsisë më 26 Nëntor 1912  për të vijuar më tej në Vlorë më 28 Nëntor 1912,qysh në ato kohë në Tiranë u organizuan shtatë kongrese  tregëtare  respektivisht në  vitin 1922, 1924, 1925, 1928, 1930, 1932, 1934,1939.Vendimi më i  rëndësishëm ka  qënë  krijimi i Odës së Tregëtisë me kryetar Omer Fortuzi, e para në llojin e vet në Shqipëri.