Shteti përballë diasporës shqiptare

Krijimi  i  politikave  të  përshtatshme në  lidhje  me emigracionin dhe statusin që duhet të  ketë kjo diasporë  ka  një  rëndësi  të veçantë për nxitjen e rritjes ekonomike  dhe zvogëlimin e shpërpjestimeve makroekonomike  në  Shqipëri.

Nëpërmjet zbatimit  të politikave  të  tilla, diaspora do të mund të kontribuonte në mënyrë  më efikase në ngritjen e kapitalit njerëzor dhe financiar,në rritjen ekonomike dhe në krijimin e vëndeve të reja të punës aq të domosdoshme në situatat që kalon sot ekonomia shqiptare.

Me anë të këtij  shkrimi synoj të analizoj sfidat  dhe mundësitë reale për  përmisimin  e gjëndjes   ekonomike  dhe roli që ka diaspora në  këtë çështje.Në këtë mes   janë me  rëndësi  të  shifen  madhësia   dhe   profili  social – ekonomik   i diasporës,kontributi i saj  i  deritanishëm përmes remitancave, investimeve, kontributet në furnizimin  e mallrave  të konsumit,në turizëm,politikat që  duhet të zbatohen në mënyrë që  të  rrisin ndikimin dhe kontributin social,njerëzor dhe financiar të diasporës, si dhe politikat e përshtatshme të emigracionit që do të ishin konsistente në kushtet e tanishme social-ekonomike, si dhe me zhvillimet e pritura  gjatë proçesit të liberalizimit vizave,dhe në tregun  e punës saj.Edhe pse ndodhi me shumë bujë ai proçes jo vetëm nuk ndikoi pozitivisht por i detyroi shqiptarët të shpenzojnë edhe ato pak kursime që kishin.

Në  Shqipëri asnjë organizatë qeveritare ose joqeveritare nuk ka marrë përsipër të bëjë ndonjë sontazh  se sa   shqiptarë janë  në  emigracion, ç’bëjnë   ata   atje dhe  ç’nevoja  kanë,sa me arsim dhe paarsim,sa me universitete,mastera dhe doktoratura,sa vdesin e sa lindin,sa vuajnë skamjen,papunësinë dhe varfërinë njëherësh  etj.

Megjithatë  nisma  e qeverisë së shkuar për  regjistrimin  e popullsisë pavarsisht diskutimeve që  ha përkatësia  fetare, duhet përshëndetur  sepse ne  ende  nuk dimë sa emigrantë kemi.Ky regjistrim pati mjaft të meta sepse nuk merrte pësipër regjistrimin e fëmijëve tanë me studime jashtë, madje dhe vizitorët e përkohëshëm jashtë vëndit nuk i regjistronte.

Sipas  burimeve  zyrtare janë mbi dy miljon në emigracion;   mbi   500 mij      në Greqi, 200 mij në Itali, dhe diferenca në Angli, Francë, Spanjë, Belgjikë, SHBA, Kanada , e gjetkë.Por komunitete të vogla ka në Bullgari, Rumani, Austri, Gjermani,Australi,Izrael,Rusi,Zelandën e Re e deri në Kinë, Malajzi e në Afrikën e Jugut dhe pa llogaritur këtu shqiptarët në Tuz, Ulqin, Strugë, Kumanovë, Gostivar, Tetovë, Kosovë,Luginën e Preshevës dhe Turqi.

Natyrisht   kur  bisedon  me  shqiptarët  e  mërguar e kupton  shumë   thjeshtë pakënaqësinë  e tyre jo  vetëm me mungesën e përkujdesjes që ka shteti  amë por  dhe  me  ritmet e  zhvillimit, investimet, papunësinë  dhe plagët e reja e të vjetra  që  ka Shqipëria.

Atyre ende do tu duhet të ndihmojnë familjet e tyre me para për shkak të nivelit të ulët  të asistencave,ndihmës ekonomike,pagesave të papunësisë dhe pagave apo pensioneve mjaft të ulta që ekzistojnë në vëndin tonë.Ky  është  shkaku që  shqiptarët vazhdojnë  të  vuajnë atje  dhe  këtu për  shkak të problemeve sociale që ato kanë.

Aktualisht   të  jemi  të  sinqertë  qeverive shqiptare  i  kanë munguar gjithmonë politikat  e  zhvillimit  lidhur  me emigrimet.Mungesa e vëmëndjes lidhet me papunësinë e lartë  që shkon deri 40 % dhe  kjo është një arsye  që qeveria pomponte liberalizimin e vizave  që të mund të shfryejë.Pra kemi një potencial të lartë emigracioni.

Rreth gjysma, pra grupmosha  20-35 vjeç  kanë tendencë për  emigrim.Motivi  i emigrimit  është situatë ekonomike në familjet e tyre.Kjo mund të vështirësohet nëse kushtet për  rritje ekonomike në krijimin e vëndeve të reja  punës  nuk përmisohet   në  mënyrë  substanciale.Në  këtë  situatë,  krijimi  i   kushteve   për  emigrim   dhe   punësim   të   organizuar  ose  jo,  sidomos në vëndet e Bashkimit Europian,   është   bërë   çështje   urgjente.Kjo  është  dhe  arsyea  e  rendjes  së qeverisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, ndryshe  nuk ka  gjasa ti shpëtojë plagëve të mëdha që janë  krijuar në  shoqërinë  shqiptare.

Në lidhje  me  këtë  çështje  nuk  ka  asnjë  studim  se  me  largimin e brezit të ri,sa shkon mosha mesatare  e aftë  për  punë, kush  brez  do të  përballojë sfidat dhe nevojat e zhvillimit  vëndit  dhe  a  do  të  përfshihet  Shqipëria në virozën e vëndeve  të  tjera  që  kërkon  fuqi  puntore  për  shkak  të  plakjes që tashmë  po  kthehet  në  fenomen.

Mungesa  e  besimit  dhe  vrasja  e shpresës  jo  për  ato që  kërkojnë një copë bukë,  por   për  ato   që   kërkojnë të investojnë   dhe   të   ndryshojnë  vëndin     e tyre,është  bërë  shkak  që  biznesi  i  fuqishëm  të  investojnë  paratë etyre jasht  vëndit.Madje nga burimet e informacionit bankar bëhet me dije se miljiona euro kanë dalë nga Shqipërisë drejt vëndeve të tjera.

Një  ditë takova dikë që kish blerë 75 hektarë tokë në Kolumbi, e kish mbjellë me kafe  dhe kish punësuar 600 njerëz  dhe ishte më i kënaqur që punonte  atje.Një tjetër ka blerë fabrikë çorapesh në Stamboll,tjetërkush ndërton pallate në Sofie sepse këtu nuk jepen leje ndërtimi, një tjetër prodhon konjak Skënderbeg në Bukuresht etj.Sigurisht që globalizmi ka pjesën e vet të diskutimit por në këndvështrimin tim ne shqiptarët dalim më të humburit.Të  tillë  numërohen  qindra  dhe investimet  e bizneseve të tyre kapin vlerën mbi dy miljard dollarë.

Përse  kështu ?   A  do duhet  që këto  investime  ti  drejtojë  qeveria  me politikat  e tyre ? Pse  nuk  hartohet një  ligj si gjithë  vëndet  e tjera që  të disi-plinojë  investimet në  vëndet  e huaja, apo jemi vënd  i pasur ?

A  ka  ardhur  koha  të  ngrëmë  një  Ministri  Diaspore ?  Ministria  e  Integrimit  është plotësues i Ministrisë Punëve të Jashtëme ?... Pra duket se ka një dublim funksionesh e detyrash.Në  këtë  kuadër  marrja  e  masave  për  administrimin  e  kontributit  të diaspo-rës në  zhvillimin  ekonomik  dhe social  në  kushtet  e  sotme  mendoj  se do të ishin :

-         Ngritja  e  një  agjensie  e cila  të promovojë  investimet  që ka   nevojë Shqipëria  dhe  mundësitë,hapësirat  dhe lehtësirat  që  krijon  në  këtë rast qeveria  jonë.

-         Të  shqyrtohet  qëndrueshmëria  e  themelimit  të  fondeve  investive të disaporës, si  mënyrë  e koncentrimit  të  burimeve  të  investimeve të shqiptarëve jashtë  vëndit, të  cilat  janë  të  interesuar  të  kontribojnë në zhvillimin,  njëkohësisht  duke    siguruar  përfitim    më  të   mirë  nga investimet  e tyre.

-         Të mbështetet  komunikimi  më  i  mirë  midis  biznesmenëve  që operojnë  jashtë  vëndit  me  strukturat  e  ngritura  për  këtë  qëllim  të qeverisë  shqiptare.

-         Do  të  duhej  të  krijohet  një  bazë  e  të  dhënave  që  do  të përfshinte bizneset  shqiptare  në  diasporë.

-         Të ndërtohet  një  bazë  e  të  dhënave  që  do  të  përfshijë potencialet njerëzore  e intelektuale  të  diasporës (   janë  qindra në mos mijra të  rinj   që    kanë përfunduar    studimet  e  larta  në universitetet  më  të  mira  të  botës dhe nuk afrohen nga  institucionet qeveritare sepse shikohen me xhelozi) sepse  deri  tani  Ministria  e  Arsimit   nuk  e ka  bërë dhe s’ka ndërmënd  të  merret  me  këtë  çështje përveç disa njëhsime diplomash që bën sikur të ishin liçenca.

-         Eshtë  e   nevojshme   veçanarisht  të   bëhen  përmisime  dhe  programe  konkrete  të përqëndruara  në  pritjen  më  të  mirë të  emigrantëve të disaporës  gjatë  vizitave  të  tyre  në  Shqipëri,veçanarisht  gjatë  pushimeve  verore  se  deri  tani  i  kemi  pritur  me  gjoba.

-         Të  stimulohet  e  përkrahet  shërbimi  ndaj  emigrantëve  për  pasaporta e karta   identiteti   dhe ky  shërbim  të  jetë prioritar dhe  i   pa kushtëzuar për  ta  dhe  jo  siç   ndodhi  në  fund  të  vitit    me   zvarritjen    e    këtij  shërbimi.

-         Ministria  e  Arsimit    duhet  të  ndërhyjë  e analizojë  mundësitë  dhe  përkrahjen  e  arsimimit  të  gjuhës  amëtare  për fëmijët e emigrantëve  që  gati  po  asimilohen.

-         Të  sigurohet  e drejta  mbi  nënshtetësinë  e  dyfishtë  për  emigramtët shqiptarë sidomos në ato vënde ku detyrojnë shtetasit tanë të heqin dorë nga shtetësia shqiptare siç është Gjermania,Austria e ndonjë vënd tjetër.

Diaspora mund të përshpejtojë dhe të  ndihmojë transferimin  e  teknollogjisë.Kjo  reflektohet  te një  pjesë  e veçantë  e diasporës  në  industritë  me teknollogji  të  lartë    në  shumë  vënde.Përveç  kësaj,diaspora  mund  të përmisojë  edhe  praktikat  e  biznesit  dhe të  marketingut.Ligji Shqipëria një euro nuk u bë për shqiptarët dhe as ishin qëllim ata.I vetmi përfitues i tij ishte Fazllic e ndofta ndonjë tjetër.

Për  më  tepër,  diaspora  mund  të  ketë  rolin  e  ambasadorëve  të  vullnetit të mirë  për  shtetin amë.Kjo   padyshim  do   të  rrisë    reputacionin  e  produkteve  dhe shërbimeve  të  Shqipërisë.

Në  kontekstin  e  efektit  potencial  monetar,  remitancat    mund  të    jenë   të rëndësishme  për  të  përmisuar  kushtet  e  marrjes  se  kredive  nga  jashtë  të një  kombi.Për  më  tepër,  disa  shtete  (  por  edhe  disa  kompani  )  emetojnë obligacione të  diasporës, të  cilat  janë  instrumente  financiare  për  të  rritur rezervat  në  valuta  të  forta – konvertibile  nga  diaspora  e  saj.

Obligacionet  e  shqiptarëve  ende  nuk  përdoren  gjërësisht, megjithatë disa shtete  kanë  pasur  sukses  të  konsiderueshëm  në  akumulimin  e  kapitalit në këtë  mënyrë.

Një  karakteristikë  e  dukëshme  e  obligacioneve  të  diasporës  është që  ato  janë   afatgjatë  dhe  si  të  tilla  mund  të  përdoren  për  të  financuar investime.

Dy  rastet  më   të  suksesëshme  janë  Izraeli  dhe  India.Izraeli  përdor  këtë instrument  huazimi  për  të  financuar  investime për  nevojat e vëndit  dhe për të  administruar  lidhjet  me diasporën  e vet.

Në  30  vjetët  e fundit  Izraeli  ka  mbledhur  mbi  25  miljard  dollarë  në  këtë mënyrë.Nga   ana  tjetër,  India  ka  përdorur  këtë  instrument për mbështetje të bilancit  të    pagesave,   duke    mbledhur    në    këtë    mënyrë   mbi   11  bilionë  dollarë  që  nga  viti  1991.Në  rastin  e  emigrimit  të  përhershëm, vëndi  humb  përgjithmonë  përfitimet direkte  nga  aftësitë  dhe puna  e  një  emigranti.

Në  përgjithësi ,  kjo  humbje  është  më  serioze  atëhere  kur  kapitali  human  i emigrantit  është   në  nivel  më  të  lartë ,  duke  përfshirë  edukimin, përvojën, shëndetin,  dhe pjesën  e  mbetur  të  ciklit  punës.

Nga  Institucionet  Shqiptare  nuk  është  bërë  asnjë  anketë  e  cila  të   tregojë lidhjet  e forta  të  emigrantëve  me  vëndin e tyre, Shqipërinë,  në  se  kanë ndërmënd  të  kthehen  në  shtetin  amë ose jo   dhe  sa.Askush   pra  nuk   ka  bërë  asnjë  prognozë  se si do ti vejë  halli  kësaj  pune.

Eshtë   e  qartë   dhe  fare  e   sigurtë  që  shumica  e tyre  në  kushtet  e kësaj politike,do  të  kthehen  pensionistë  dhe kjo  për  shkak  të  lidhjeve  të  forta  familjare  që    mbizotërojnë  shoqërinë  shqiptare,   rol  ky  që    sa  vjen    e  venitet.Duke  marrë    parasysh  këtë  fakt,potenciali  i  të  kthyerëve  për  të kontribuar,sidomos  në  aspektin  e  kapitalit  human,  është  relativisht  i vogël  edhe  për  shkak  të  kohës  së  shkurtër.

Duke  u  nisur   se  shumica  dërmuese  e  emigrantëve,  kjo  dhe  nga hulumtimet,  kanë  pakënaqësi  nga  mënyra  se si  i   trajton  shteti  dhe qeveria  amë, se  shumica  e tyre  janë  të  interesuar  të  investojnë  në Shqipëri , por  nuk  u  krijohen  kushte,pra  është  e nevojshëme    dhe  imperative  të  rritet    e  forcohet  Ministria  e  Punës  në  funksion të plagëve që ka shoqëria  shqiptare dhe objektivave, ose të krijohet Ministria e Disaporës që e kanë mjaft vënde, ndryshe  Shqipëria   do  të  ballafaqohet  me  vështirësi   dhe  probleme  serioze  të  cilat  nuk  do të mund  ti zgjidhë  kurrë.Ky fenomen  do të  krijojë  një  hemoragji  efektet  e  së  cilës  ekonomia  shqiptare  do ti   ndjejë  menjëherë.Por  jo  vetëm   kaq,  efektet  do të  shtrihen në gjërësi e thellësi pra  në  të  gjithë  sektorët,   arsim  ,shëndetësi,  shërbime   etj , ndaj  qeveria   duhet  të  merret  seriozisht  me  këtë  çështje  që  lidhet  me  ardhmërinë  tonë  dhe  brezave  që do  të  pasojnë.Studimi  i  këtyre  fenomeneve    nuk  kërkon  vetëm  angazhimin  e qeverisë por  dhe  të  gjithë organizatave jo fitimprurëse  e  shoqërisë  civile,  por  dhe  të   gjithë  atyre  që  vërtet  e  duan   Shqipërinë.

Botuar ne gazeten amerikane ''illyriapress'' me 3 korrik 2014.