Faqe e ndritur e historisë së Tiranës

Është fjala për  Njësinë  numër tetë  që  kohë  më  parë  pagëzohej me emrin  “ Misto  Mame “, më  pas   lagjia  numër tre  dhe sot  me    ndarjen e hartën  e re administrative kjo  lagje  mban  emrin e njësisë tetë.

Tirana e dikurshme shtrihej nga Akademija Ushtarake deri  tek  shallvaret apo sheshi  kryesor  të  cilën e  projektuan arkitektët  e  njohur italianë A.Basini  dhe F.Fausto veç  pallatit  brigadave dhe disa veprave  të tjera. Nga shallvaret e  deri  në kombinat të  tekstileve u urbanizua  pas viteve 1950.Kjo është arsyeja që edhe sot ajo pjesë e qytetit  quhet Tirana e Re.

Tirana  dhe tiranasit  kanë patur rol mjaft  të  rëndësishëm  në   të gjitha periudhat historike. Baza  ekonomike e  saj ka qënë zejtaria dhe tregëtia. Ajo shquhesh si qëndër e njësi e rëndësishme ekonomike.

Kështu kishte një treg që aso kohe quhesh “ Pazari Vjetër “ ku thuajse çdo vit organizoheshin panaire tregëtie.Zhvillim kishin dhe transporti dhe komunikacioni,bujqësia etj. Gjëndja ekonomike e banorëve vlerësohesh optimale.Në Tiranë u ngrit flamuri i pavarsisë më 26 Nëntor 1912  për të vijuar më tej në Vlorë më 28 Nëntor 1912,qysh në ato kohë në Tiranë u organizuan shtatë kongrese  tregëtare  respektivisht në  vitin 1922, 1924, 1925, 1928, 1930, 1932, 1934,1939.Vendimi më i  rëndësishëm ka  qënë  krijimi i Odës së Tregëtisë me kryetar Omer Fortuzi, e para në llojin e vet në Shqipëri.

Sigurisht pjesë  e  rëndësishme e  historisë së  Tiranës ka  qënë  dhe njësia  tetë.Vetëm objekte kulti me vlera të veçanta arkitekturore posedonte si njësi, gjashtë objekte si : Xhaminë e Stërmosve,Xhaminë e Kokonozve,Xhaminë e Bërxollëve,Xhaminë e Zajmit,Xhaminë e Medreses dhe kishën katolike të Anton Arapit, nga tetë objekte kultesh që kishte e gjithë Tirana.

Tirana është i vetmi qytet në Shqipëri  që posedon 12 kala dhe mjaft monumente të tjera kulture.Bien në sy kalaja e Tiranës e ndërtuar nga njëri prej pasardhësve të themeluesit të Tiranës, Sulejman Pashë Bargjini më 1604,kalaja e Ndroqit e vendosur mbi një kodër që ka formën piramidale,kalaja e Prezës e vendosur mbi një shkëmb,kalaja e Petrelës,kalaja e Persqopit, kalaja e Lalmit,kalaja e Skënderbeut, kalaja e Shëngjergjit, kalaja e Tujanit,kalaja e Dorzit,Kulla e sahatit,varri i Kapllan Pashës,ura e Tabakëve,ura Brarit,Mozaiku i Tiranës, e mjaft monumente të tjera me vlera të mëdha kulturore dhe historike.Pikërisht këto pasuri të rralla e bëjnë këtë qytet  më të vizituarin  në Shqipëri nga mijra turistë të huaj.Jo vetëm kaq por në Tiranë shumë pranë Hotel Tirana tek hotel Minyri,u hap në vitin 1898 shkolla e parë shqipe dhe sot ajo mbrohet nga shteti dhe është monument kulture.

Sipas burimeve zyrtare njësia numër tetë ka 39,5 mij banorë ku rreth 26 mij janë  tiranas  autokton dhe diferenca  prej 13 mij  banorë  të ardhur nga   të  gjitha viset  shqiptare. Për shkak  të  mikpritjes dhe bujarisë  që  karakterizonte  tiranasit, kjo  lagje ka  mirpritur mjaft banorë dibranë të ardhur në vitet 1913 dhe 1918,  por dhe  pas  vitit 1990.

Tiranasit e kësaj lagjeje pse jo dhe të tjerët që banojnë në këtë njësi,dallojnë kuptueshëm nga të tjerat.Ajo ka nxjerrë mjaft figura të  rëndësishme kontributi i të  cilëve ka  qënë vendimtar në  të  gjitha zhvillimet, ekonomike, politike, arsimore,kulturore të vëndit etj. Nuk gaboj po të  them se  këta  njerëz  i  kanë  dhënë tonin dhe ka  lënë  gjurmë të pashlyeshme jo vetëm për historinë e qytetit por dhe në Shqipëri.Pra ka qënë fabrikë e cila ka prodhuar me qindra sportistë,artistë,akedemikë e shkrimtarë, pa llogaritur këtu drejtues kryesorë në pushtetin qëndror e vendor.

Pra  kjo  lagje  i  ka  dhënë  Shqipërisë  dëshmorë   të   luftës nazifashiste,intelektualë të shquar,njerëz të mëndjes e të penës etj.

A  s’ ishin ata  që  dhanë jetën  për çlirimin e qytetit  si  Sabaudin Gabrani, Shyqyri Ishmi, Hasan Çeliku, Misto Mame,Vojo Kushi, Abdulla Keta,Bilal Konxholli,Selaudin Konxholli,Siri Kodra,  katër Dëshmorët, e  mjaft  të  tjerë.

Disa nga yjet  e  kësaj  lagjeje  që  dhanë aq  shumë për  sportin, artin, kulturën e  për   kombin qenë  Panajot Pano, Fatbardh Deliallisi,Xhafer Merja, Gani Merja,Farije Hoti,Ymer Pampuri,Mehmet Pampuri, Zeqir Fishta,Kujtim Shehu, Ermira Dingu,Diana Mata,Gëzim Kasmi,Kujtim Kasmi,Bujar Kasmi,Edi Moja,Nuri Bylyku,Burhan Berisha,Shaqir Fuga,Bilal Agalliu,Sali Hima,Muhamet Përmeti,Xhemal Qarri,Ben Jorgoni, Ela Tase,Leonard Tase,Shaban Uka,Agron Tafilica,etj.Për artin e kulturën Sali Shijaku,Sadik Kaceli,Burhan Kaceli,Maks Velo,Hasan Reçi,Mihal Popi, Skënder Sallaku,Met Bega,Xhemal Myftiu (Kaçia), Fadil Kujovska,Vasillaq Vangjeli,Skënder Kraja,Fiqiri Kraja,Hazmi Kraja,Ramazan Zyberi,Mustafa Zyberi,Afsa Zyberi,Irma Zyberi,Rexhep Demetja, Besim Zekthi,Dorian Nini, Lili Tafaj, Limoz Disdari,Besim Jazexhiu,Jorgo Papinxhi,Gëzim Kaceli,Aleksandër Lalo, Agim Krajka,Sali Brari,Agron Aliaj, Tedi Papavrami etj , që  të  gjithë  të  nderuar me titujt më  të  lartë të shtetit shqiptar.

Jo  vetëm  kaq, por bien  në  sy dhe një elitë  e  tërë  intelektualësh, shkrimtarësh e mjekësh  të cilët   spikasin me  veprat e ndritura e humane të tyre si Eqerem Çabej, Zihni Sako , Skënder Jasa,Ibrahim Dalliu,Ardian Klosi,Faik Ballanca, Abedin Preza, Tefta  Xheka, Agim Ishmi, Doktorët Paparisto,Jorgoni e Papavrami, Muzhak Kosturi,Pjerin Radovani,Bardhyl Peshkopia,Agron Islami,Isuf Kalo, Skënder Kosturi,Sazan Gabrani,Shefqet Ndroqi, Ahmet Pazari,Krenar Preza,Vangjel Prifti,Muhamed Basha, Ilir Teneqexhiu,e mjaft të tjerë.Kjo lagje ka kontribuar dhe në  politikë dhe ka  nxjerrë mjaft  politikanë e  Ministra si dhe drejtues kryesorë  në  shërbimin ekzekutiv.Një kontribut të vyer banorët autoktonë të kësaj lagjeje dhanë dhe për ndryshimin e sistemit dhe konsolidimin e demokracisë e shtetit ligjor.

Pra  jam  i  sigurtë që  kam  harruar të   përmënd mjaft  emra  të mëdhenj  po kjo  për  arsyen e  thjeshtë se  janë  një  ushtri e  tërë personalitetesh  që  ka  lindur e  rritur kjo  njësi  bashkiake, ndaj ju kërkoj ndjesë emrave të shumtë që i mungojnë kësaj liste.

E veçantë  por e  rëndësishme të  thuhet  që  në  këtë  lagje  përgjithësisht familjet pothuajse nuk dallojnë shumë mes tyre,kanë shumë pika të përbashkëta,nuk ka plangprishës,nuk kanë bërë burg asnjë qytetar dhe nuk kanë shkelur ligjin asnjë, bile  edhe  kur atyre i  janë  bërë padrejtësi.

Tashmë ka ardhur koha të kujtohen puna dhe vepra e tyre.Për këtë duhet të ndjejmë përgjegjësi të gjithë sepse ja kemi detyrim.Vlen të thuhen lëvdata  e  fjalë  të  mira  për njerëz të  cilët  kanë promovuar ekspozita  fotografike  me njerëz  që  janë  përkushtuar dhe  kontribuar lagjes, qytetit  pse  jo  dhe kombit shqiptar.Këto e të tjera aktivitete e  ekspozita duhet  të organizojnë  edhe  njerëz  të tjerë të kësaj njësie siç ishte dhe kampionati i minifutbollit njësisë   numër tetë “Tirana zëmra e Shqipërisë “ apo ekspozita “ njerzit që i bëjnë nder Tiranës “ Bie në sy një grup të rinjsh të cilët kanë marrë përsipër të promovojnë vlerat e kontributet e qytetarëve të kësaj njësie të cilët me punën e tyre kanë lënë gjurmë në historinë e qytetit e më tej.Kjo nismë duhet përshëndetur.Me sa duket kjo njësi  vazhdon rrugëtimin në të njëjtat gjurmë.Kontribut jo të vogël jep dhe shoqata Tirana e cila promovon vlerat e vërteta të tiranasve autokton dhe roli historik i tyre në të gjitha etapat.

Sigurisht që banorët e kësaj njësie kanë dhe halle të cilat kanë qënë dinamike. Pra papunësia është  e  dukëshme por dhe fukarallëku gjithashtu.Kjo është e përbashkëta që këta banorë kanë aktualisht mes tyre.

Ka nga ata  familje që  marrin  ushqime me  lista  sepse  nuk  përballojnë koston  e  jetesës, të tjerë nuk kanë mundësi të paguajnë ujin,dritat,telefonin dhe taksat e tjera vendore,por  ka  dhe nga ato qytetarë  që  vdesin dhe  të gjitha  shpenzimet ja  heqin banorët e lagjes, siç qenë dy rastet e fundit të paradokohe. Kjo është  e  vërteta  dhe gjëndja ekonomike e banorëve të  kësaj lagjeje.

Këto njerëz e personalitete të cilët ende jetojnë nuk duhet të rrinë indiferent por  duhet të flasin përballë problemeve të shumta që ka sot shoqëria shqiptare.Ajo ka nevojë për zërin e tyre.Demokracia si dhe ekonomia është në rrezik e në krizë dhe jeni pikërisht ju që duhet të merrni përgjegjësi e ta nxirrni vëndin nga ky batak.

Pra qytetarët e kësaj lagjeje tashmë janë bërë pesimistë për atë që ndodh dhe atyre tashmë ju  ka mbetur vetëm shpresa, të shikojnë nga  e ardhmja.Ata të gjithë pronarë, të gjithë të varfër,dhe nuk u kthehet prona,ju bëjnë mbivendosje pronash dhe as kompensim nuk kujtohet njeri tu japë.Pra atyre nuk u ofrohet i njëjti shans për të jetuar siç jetojnë njerzit e pushtetit.

Kur bisedon me to, ato çiltër të thonë se përfaqësuesit e qeverisë, dhe ato të qeverisjes vendore vijnë në lagje sa herë që ju duhen vota dhe kësisoj banorët, njëherësh dhe zgjedhësit zonal  mendojnë ta administrojnë ndryshe votën e tyre në zgjedhjet e ardhëshme.

E pra kjo është lagja e varfër që shkroi histori suksesi ndaj  me modesti  kërkojnë  nderim vlerash e  kontributesh por  ama  me përmbajtje dhe shpresë.

Botuar në gazetën Ballkan, e Mërkurë 8 Janar 2014