Buxheti i vitit 2014 merr përsiper zhvillimin dhe reduktimin e krizës

Ekonomia  botërore  po  përjeton  ndryshime  të  shpejta,transformime  të gjithanshme, mbi  të  gjitha  ajo  po  evidenton  shndrrime  të  shpejta cilësore dhe shumë dimensionale  të  cilat  e  kanë  bazën  e  tyre  në  zhvillimin e shpejtë  të  teknologjisë  dhe  të  njohurive.

Shkak  për  këtë  ristrukturim  të  ekonomive  sigurisht  u  bë  dhe  nga mësimet  që  rezultuan  nga  kriza  ekonomike  globale  e  cila  nuk  ishte  pa  pasoja.

Sigurisht  qe  tranzicioni  i  gjatë  i  ekonomisë  ka  bërë   dëmet  e  veta  por ende  mbeten    problem  sfidat  e  zhvillimit    në  mënyrë  të  veçantë  shqetësimet  që  vijnë  nga  problemet  sociale të  cilat  kanë  tendencë  të  theksohen.

Nje  rol  negative  në  këtë  aspekt   ka  luajtur  dhe  luan  jo  pak  kriza politike  që  shpesh  nuk  duan  ta  pranojnë, por  që  në  fakt ka ndikim të rëndësishëm  në  ekonominë  tonë  dhe  pse  jo  edhe  në  ekonomitë  e  tjera të cilat   kaluan   tranzicion.Disa  nga  faktorët  që  kanë  ndikuar  në  ekonominë  tonë janë :  marrdhëniet  e brishta dhe aspak miqësorë  të  qeverisë  me  biznesin  ku  asnjeherë  nuk  konsiderohet  partner,taksat  e  larta  vertikale  dhe shtrirë  keq horizontalisht,zgjerimi  i  lirive  ekonomike  dhe  reforma  që rregullojnë  këto  tregje.

Levizjet  demografike  e  pakontrolluar  ka  ndikuar  dukshëm  në  treguesit makroekonomik dhe në zhvillimin e   ekonomik  e  social  në vëndin  tonë.

Gjatë  dy  dekadave  të  fundit  popullësia  e  vëndit  tonë  ka  emigruar  e  migruar  në  mënyrë    masive.

Sipas  të  dhënave  të  Bankës  Botërore,  rreth  20 %  e  popullsisë   është  shperngulur  brënda  vëndit,  ndërkohë  që  mbi  25 %  e  popullsisë  aktive të  rritur  të  cilët  kanë  përfituar  dhe  tokë, jetojnë  aktualisht  në  zona  të  mëdha  urbane  duke  krijuar  impakt  negative  në  bujqësi, duke agravuar prezencën  sociale  për   këtë  kategori  njerzish  dhe  35 %  e  popullsisë  aktive  janë  emigrandë  jasht  vëndit  dhe  kryesisht  në  Greqi,Itali  e  gjetkë.

Sipas  raportit  të  Bankës  Botërore  rritja  ekonomike  duhet  të  reflektohet edhe tek  të  ardhurat  e  shtresave  të  ndryshme  sociale.

Të  ardhurat  mesatare  të  një  qytetari  shqiptar  janë  shumë  larg  asaj të një  qytetari  të  Bashkimit  Europian  dhe  ky  duhet  të  jetë  edhe  fokusi në politikat  e  hartuara  ekonomike.

Për  Banken  Botërore  fushat  ku  duhet  të  përqëndrohet  vëndi  ynë  për të mbështetur  rritjen  ekonomike  në  periudhën  afatmesme  janë  kapitali human ,  teknologjia  e  informacionit  dhe  e  komunikimit, energjia  dhe  qeverisja  përmes  zbatimit  rigoroz  të  ligjit  pa  folur  për  luftën kundër korrupsionit, krimit  të  organizuar, reduktimin e varfërisë  e  të tjera  fenomene  si  këto.

Struktura  dhe  profili  i  varferisë  ka  ndryshuar  duke  thelluar  varferinë jo vetëm  në  zonat  rurale  e  verilindore  por  dhe  në  qëndrat  e  mëdha  urbane.Kjo  për  arsye  të  nivelit  lartë  të  papunësisë  dhe  mungesa  e  financimit  për  të  përballuar  këtë  kategori  popullësie.

Ndërsa  deri  para   shtatë  vitesh, trajtoheshin  me  ndihmë  ekonomike rreth 151  mijë  familje,   aktualisht  trajtohen  vetëm  98  mij  ose  53  mij  familje    më  pak  ç’ka  do  të  thotë  se  kjo  shtresë  nuk  ishte  prioritet  për  qeverinë.

Klasa  politike  që  qeverisi  ka  qënë  relativisht  mbrapa  nevojave  të  zhvillimit  perspektiv  të  vëndit.Kjo  prapambetje  e  kësaj  klase  politike  ka  shkaktuar  e  nxitur  përformancë  të  dobët  të  drejtueseve  të  lartë  të  administratës  publike  të  cilët  përveç  të  tjerave  kanë  vuajtur  edhe  pasojat  e  politizimit  ekstrem  të  politikave  të  rekrutimit  të  militantëve  të  partisë  në  pushtet  duke  u  bërë  burim  i  rendësishëm  në  impaktin  negative  të  ekonomisë.

Furnizimi  i  tregut  të  punës  me  kontigjente  të  dala  nga  “  reformat në arsim “  të  diplomuar  branda  muajit  madje  dhe  me  master  shkencor  kanë krijuar  probleme  të  mëdha, për  shkak  se  ky  kontigjent  që  nuk  është i vogël në numër, nuk  mund  të  përballojë  dinamikën  e  zhvillimit  ekonomisë  në  perputhje  me  ritmet  e  vëndeve  ku  duam  të  aderojmë,aq më tepër kur sot përballemi me mjaft probleme ekonomiko-financiare të krijuara nga qeveria që shkoi.

Fondi  ekselencës  i  planifikuar  nga  buxheti   i  shtetit  nga ku përfituesit ishin  vetëm  42  studentë  është  një  turp  për  shkak  se  janë  me  mijra  që   janë  diplomuar në   vënde  perendimore  dhe  vazhdojnë  të   jenë  të  papunë  dhe  jashtë  vëmëndjes  së  qeverisë  ndërkohë  që  institucione  të  rëndësishme ndërkombëtare  i  afrojnë  punë  kësaj  kategorie.Sigurisht  që  ka  patur  dhe  probleme  ekonomike  të  krijuara  nga  faktorë  të  jashtëm  siç  ishte  ajo  e  krizës  ekonomike  globale  e  cila  ndikoi  ndjeshëm në ritmet  e  rritjes  ekonomike  në  vëndin  tonë.Krijimi  i  strukturave  si   Axhensia  Shqiptare  për  Investime,Komiteti  i Zhvillimit  Ekonomisë, disa  Agjensi  të  tjera  si  ajo  e  trajtimit  kredive,turizmit, etj  kanë  qënë  të  paefektëshme  për  shkak  se  janë  hallka  burokratike  të  mbushur  me  njerëz  të  paaftë  dhe pa  arsimin e  duhur.

Prioritetet  e  zhvillimit  duhet  të  mbështeten  në  politika  të  qarta, duke përmisuar klimën  e  biznesit,përmisimin  e  infrastrukturës  së  biznesit,reduktimi   i  ekonomisë  informale,përshpejtimi  i  proçesit  të  privatizimit  të  sektorëve  që kanë mbetur,zhvillimi  i  metejshëm  i  sektorit  banker,rritja  e investimeve  në  sektorët  e  naftes  e  gazit, zhvillimi i shërbimeve  portuale  dhe  aeroportuale, zhvillimi  i  sektorit  energjetik etj.

Rënia  e  të  ardhurave  dhe  e  rritjes  ekonomike, deficit  i  lartë  buxhetor,borxhi  publik, ulja  e  besimit  tek  investitoret,përkeqesimi  i  bilancit  tregetar  me  jasht, mungesa e  likuiditeteve, rënia  e  ritmeve  të  kreditimeve  etj  na  bëjnë  të  besojmë  se  ekonomia  shqiptare  ka  nevojë  të  ristrukturohet  dhe  prioritetet  e  zhvillimit  të  mos  përcaktohen  në  këmbë por të jenë  produkt  studimesh  nga  njerëz  të  zotë  që  Shqiperisë  nuk  i  mungojnë.Hapja  e  shpejtë  e  tregjeve, ç’vendosja  drejt  ekonomisë  së  orientuar  nga  shërbimet, ç’vendosja  e  popullsisë  drejt  qëndrave  urbane, ulja  e  peshës  specifike  të  bujqësisë  në  ekonominë  e  vëndit ,  nxitja  e  eksporteve  drejt  mallrave  tradicionalë, zhvillimi  i  industrisë  minerale  dhe  i  turizmit dhe  mjaft  të  tjera  si  këto  mund  dhe  duhet  të  jenë  disa  nga  prioritetet  e  zhvillimit  ekonomik.

Tashmë është e qartë për këdo se buxheti i vitit 2014 nuk është prefekt dhe as i shkëlqyer.Ai u hartua në kushte tejet të veçanta ku përveç korrupsionit,abuzimit me fondet publike,privatizimeve të sektorëve strategjikë  rentable dhe konçesionimit të ekonomisë të shëndetëshme,jo vetëm që nuk qenë atraktive për ekonominë dhe popullin por dhanë impute negative asaj.

Sikur të mos mjaftojë kjo u rrit borxhi në nivelet e papranueshme afër 70 % të PBB-së, që do të thotë se kësaj qeverie i mbetet të shkurtojë shpenzimet dhe të rrisë të ardhurat.E pra ky buxhet merr përsipër krahas zhvillimit ekonomik dhe reduktimin e krizës dhe borxhit publik.Sigurisht që mrekullia nuk do të ndodhë menjëherë dhe brënda vitit sepse do duhet së paku një mandate qeverisës për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në mënyrë që Shqipëria të futet e sigurtë në rrugën e zhvillimit.

Botuar në gazetën Ballkan, e Hënë 30 Dhjetor 2013