SOVRANITETI – Menaxhimi i integruar i kufijve sipas konceptit të komisionit europian nënkupton bashkërendimin dhe bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha hallkave dhe autoriteteve përfshirë sigurinë kufitare.Këto mundësojnë lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerzëve,ideve,mallrave e kapitaleve,si dhe vendosjen e një sistemi efikas të menaxhimit të integruar të kufirit.Kjo, me qëllim që të arrihet synimi i kufijve të hapur por të kontroolluar mirë dhe të sigurtë.
Sipas konceptit të së drejtës ndërkombëtare,kontrolli i territorit është thelbi i shtetit.Ai është baza e nocionit të integrimit territorial,që përcakton kompetencën eskluzive për marrjen e masave ligjore brënda një territori dhe ndalon qeveritë të ushtrojnë autoritet në të njëjtën zonë pa marrë pëlqim.
Koncepti i territorit përkufizohet nga zonat gjeografike të ndara në kufij nga zonat e tjera dhe të bashkuara nga një sistem i përbashkët ligjor. Territori përfshin hapësirën ajrore,tokën,mbitokën e nëntokën si dhe përfshin dhe 12 milje det territorial.Kjo në tërësinë e vet quhet kufi shtetëror,ndaj përcaktimi i kufijve shtetërore është themelore dhe i një rëndësie të veçantë.
Sovraniteti me të gjitha të drejtat dhe detyrimet ligjore,bazohet në faktin e territorit.Pra konceptualisht,pa territor nuk mund të ketë shtet dhe as shtet pa territor.
GLOBALIZMI - lindi dhe u projektua para pak dekadash dhe për këtë arsye paraqitet si një realitet i ri dhe quhet ndryshe “ bota pa kufij “.Edhe pse nuk ka ndarje dhe përkufizim të saktë, përsëri ka gjetur përkrahjen e mjaft popujve por dhe është kundërshtuar nga mjaft popuj të tjerë të cilët mendojnë se plagët sociale janë më të mëdha.
Mbështetësit mendonin se shpërndarja e pabarabartë e burimeve,bënë që vënde të ndryshme sidomos ato vënde me përparim ekonomik, të jenë të ndërvarura nga njëra-tjetra ndaj shërbimeve dhe prodhimeve që ofron çdo shtet.Kjo teori që tashmë po zbatohet,nxiti lëvizjen e lirë të njerzëve dhe kapitaleve dhe ideve, të kulturave të etnive dhe kombeve të ndryshme.
Sot globalizmi si teori dhe praktikë, shfaqet si dukuri në mënyrë bindëse sepse përfitimet politike,ekonomike,social-kulturore, teknollogjike, janë pozitive dhe dinamike gjithashtu.
Sidoqoftë duhet pranuar se transferimi i teknollogjive dhe kapitaleve krijon impakte të padëshiruara sidomos në aspektin social dhe shpesh bëhen atraktive për ekonomitë e vëndeve të tjera.
BALLKANI - Si Gadishull, është rajon me mjaft probleme dhe me histori të trazuara.Askush nga fuqitë e mëdha nuk i ka vënë gishtin plagës ndaj është konsideruar si fuçi baruti.Sot ka një pamje krejt tjetër por nga përmbajtja vazhdon të jetë problematike.Greqia,fqinji ynë jugor është antar me të drejta të plota në Bashkimin Europian por dhe në Nato. Por dhe Kroacia u bë gjatë kësaj vere antari më i ri i Unionit Europian. Vëndet e tjera si Turqia,Shqipëria,Maqedonia,Kosova, Mali i Zi, Bosnja-Hetzegovina aspirojnë të jenë pjesë e unionit, por të gjitha së bashku kanë problemet dhe veçoritë e veta historike.
Greqia paraqet vazhdimisht probleme me fqinjët.Kështu ka problem me Turqinë lidhur me kufijt detarë të Detit Egje dhe të vëndit ishullor të Qipros.Me Maqedoninë ka lozur rol bllokues për çështjen e emrit të shtetit dhe me Shqipërinë ka gjasa të bëhet bllokues për statusin e kandidatit dhe çështjen e kufirit detar në Detin Jon ku kërkojnë me mjaft presion sipërfaqet që posedojnë burime nafte dhe gazi të cilat ndodhen në anën tonë të kufirit.Jo vetëm kaq,por mbajnë gjallë ligjin e luftës dhe çështjen imagjinare të Epirit të Jugut.Greqia ka mundur të realizojë disa investime falë lëshimeve që ju ka bërë qeveria shqiptare siç janë tre vorrezat greke në rrethin e Kolonjës,Përmet e gjetkë.Nga dokumentat arkivore nuk këto vorreza nuk ka patur të rënë grekë dhe kësisoj ato janë imagjinare sepse duan të realizojnë ëndrrën e vjetër të Vorio-Epirit. Krahas kësaj ato përdorin faktorin emigracion si mjet për të realizuar kërkesat e tyre.Nga ana tjetër bëjnë veshin shurdhër për problemin çam që me sa duket nuk do të ketë tërheqje dhe lëshime si më parë pse jo dhe për viset e tjera që janë toka shqiptare por të pa kërkuara zyrtarisht asnjëherë nga qeveritë shqiptare.
Kosova është një çështje e nxehtë që ka kohë që kërkon zgjidhje.Edhe pse e ka njohur gjysma e Globit,Serbia vazhdon kokëfortësinë e saj dhe ende s’ka kuptuar se rruga e nisur nuk ka kthim prapa.Çështja e Mitrovicës e mbajtur peng dhe e trajtuar keq nga Serbët nuk ka gjasa të funksionojë gjatë.Përkundrazi ka vënd të rishikohen kërkesat që lidhen me të drejtat e qytetarëve të Preshevës dhe Medvegjë-Bujanoc.Ka ardhur koha që Serbët të njohin këtë realitet,ndryshe veprimet dhe mosveprimet mund të kthehen në bumerang kundra popullit serb.
Maqedonia është një vënd që ka nëntëqindmij shqiptarë,njëmiljon maqedonas dhe rreth treqindmij mij pakica të tjerë si bullgarë, vlleh, rom,turq etj.Kam parasysh se shqiptarët jetojnë në trojet e veta si në Manastir,Llabonisht,Strugë,Kumanovë,Gostivar,Tetovë,Dibër, që do të thotë se janë autoktonë në vëndbanimet e tyre.Me Malin e Zi autoktonët shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre në Tuz dhe Ulqin përbëjnë gjithsej 120 banorë por me to nuk ka patur probleme.
Panvarsisht të shkuarës historike,qeveritë shqiptare në dekadat e fundit kanë luajtur një rol të drejtë dhe konstruktiv madje shpesh kanë qënë të detyruara të bëjnë lëshime të sforcuara në favor të fqinjëve.
TURQIA – Marrdhëniet me Turqinë janë vlerësuar kurdoherë të mira dhe tradicionale,madje të tilla kanë qënë edhe në kohën dhe sistemin e kaluar.Turqia është një vënd i madh me mbi 100 miljon banorë ku rreth 70 miljon jetojnë e punojnë në Turqi ndërsa diferenca në vënde të tjera europiane.Vetëm qytetarë shqiptarë jetojnë mbi dy miljon banorë tashmë të asimiluar tërësisht.Panvarsisht nga e kaluara perandorake e historike e cila nuk meriton ndonjë analizë të veçantë,duhet të pranojmë sinqerisht se Turqia e ka ndihmuar dhe e ndihmon Shqipërinë në momente të vështira e krejtësisht të veçanta.Kujtojmë se Turqia po bëhet një vënd i frikshëm dhe me një teknollogji të zhvilluar ku spikat një rritje ekonomike kostante prej shtatë përqind të Prodhimit Përgjithëshëm Bruto.
Të mos harrojmë se disa herë kemi gabuar në partneritetet strategjike siç qenë rastet me Jugosllavinë,Bashkimin Sovjetik dhe Republikën e Kinës. Tashmë është e qartë se partner kryesor shqiptarët kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilëve ju jemi mirënjohës për ndihmën e çmuar që i ka dhënë shqiptarëve në kohë të vështira dhe sidomos për demokracinë e konsolidimin e saj si dhe për çështjen e Kosovës gjithashtu..Për këtë s’besoj se e diskuton njeri.
Takimi i tre kryeministrave dy prej të cilëve shqiptarë, Rama dhe Thaçi dhe i atij turk Erdogan në Prishtinë e më pas në Prizren nuk ka tingulluar mirë për një pjesë gazetarësh dhe analistash të cilët këto ditë kanë qënë mjaft të debatueshme.Fjalët “ marrëdhënie pertneriteti “ apo “partneritet strategjik” ;“ Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë ” e cila më së shumti duket e keqkuptuar,janë të sinqerta dhe burojnë nga marrëdhëniet e mira dhe solidariteti me të cilën përcillen këto marrëdhënie.Pra në përmbajtje nuk kanë asnjë të keqe.E gjithë historia e kësaj meseleje lidhet me të qënurit protektoriat i Turqisë,kështu mendojnë shumica dhe këtë e lidhin me sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Tashmë është e qartë se globalizmi ka luksin të stimulojë vëndet e zhvilluara ekonomikisht dhe kompanitë e sipërmarrjet me kapitale të mëdha.Kjo do të thotë që këto vënde dhe kompani të jenë favorit të kombit të favorizuar për shkak të mungesës të vëndeve të vogla për të financuar vepra të mëdha për vëndin e popullin e tyre.Në këtë kuadër ka mjaft shqiptarë që kanë investuar në Turqi por dhe në vëndet e tjera sepse ndjehen më të sigurtë.
Personalisht mendoj se shqiptarët si komb kanë nevojë për mbështetje politike, ekonomike pse jo dhe ushtarake sepse historia gjithmonë ka qënë kundra dhe jo në favorin tonë.Problemi tani shtrohet krej ndryshe.
Invazione e pushtime klasike e të përafërta me to nuk ka për arsye se luftrat kërkojnë shpenzime të mëdha dhe janë gati të papërballueshme për çdo shtet fuqi ekonomike e ushtarake.Këtë frikë nuk duhet ta mendojë askush.
Në fakt ka vënde të fuqishme si Rusia, e cila po përdor burimet e gazit,naftës dhe qymyrit për të hyrë dhe investuar në vënde të tjera.Kështu kanë blerë telekomin serb dhe malazez si dhe sektorë të tjerë në naftë e minerale.Të njëjtën përpjekje po bëjnë dhe në Shqipëri ku serbë dhe ruse kanë blerë troje bregdetare të stimuluara nga qeveritë respektive.Në këtë rast ne s’flasim madje bëjmë të kundërtën heshtim. Pra shkurt muhabeti tani ka invazion,pushtim ekonomik dhe interesa ekonomike.
Është e vërtetë se turqit kanë blerë Bankën Kombëtare Tregëtare,Eagle-mobil,Albtelekomin,hidrocentralet Ulëzë,Shkopet, Bistrica një dhe Bistrica dy,sheshin e kontainerëve në portin detar Durrës,Uzinën e shkrirjes së çelikut në Metalurgjinë e zezë,ka ndërtuar rrugën e kombit, rrugën Rrogozhinë-Elbasan,aeroportin e Prishtinës dhe rrugën Prizren-Prishtinë-Merdarë etj.Po a s’kanë blerë dhe përfituar tendera dhe grekët?
Po, kanë ndërtuar rrugën Plepa-Rrogozhinë,Elbasan-Qaf Thanë,Tiranë-Elbasan ( në proçes), operatori AMC,sipërmarrës nafte,në transportin e jashtëm rrugor,shkolla jo publike greke, etj.Pra në fakt duhet të pranojmë se ka patur këndvështrime të ndryshme për investimet e huaja nga një qeveri në tjetrën dhe sigurisht që disa kanë rezultuar atraktive për ekonominë shqiptare dhe disa të tjera jo,por fajin nuk na e kanë të tjerët.
Në se do të bëhet një politikë e mënçur dhe efikase që në bashkëpunim dhe me turqit si partnerë strategjikë tu japin në administrim por dhe me konçension sektorë që s’kemi mundësi që ti financojmë me burimet tona siç janë minierat,nafta,gazi,hekurudha,Cez-in,rruga e kaltër etj kjo do të ishte mirë në të gjitha kuptimet.Dhe në se do veprohet siç u veprua nga qeveria paraardhëse që privatizojë hidrocentralet që s’kishin nevojë për investime të mëdha dhe ishin me fitim,apo albtelekomi,kjo mendoj se i kalon kufijt e partneritetit dhe nuk do të ishte e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët në tërësi.Të mos harrojmë se ka mjaft shqiptarë miljonerë që nuk mbështeten nga qeveria dhe s’ju japim asnjë mundësi për të investuar në vëndin e tyre.Ka mjaft shqiptarë që po investojnë kapitalet e tyre në vëndet ballkanike pse jo deri në Kinë.Kjo sigurisht duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Në kushtet kur me serbët kemi probleme të vjetra e të reja,me grekët kemi shumë çështje të pazgjidhura madje asnjë s’kemi zgjidhur as me kufirin në tërësi,as për të drejtat e çamëve dhe të drejtat e emigrandëve shqiptarë atje,më duket veprim i drejtë i politikës së jashtëme shqiptare që të bëjmë më shumë partneritet me Turqinë.Të mos habitemi aspak se Turqinë partner e kemi patur në gjashtë dekadat e fundit por në lëmin ekonomik ka patur pengesa të sistemit e modelit ekonomik dhe politik,ndaj marrëdhëniet kanë qënë më shumë në rrafshin kulturor e diplomatik, pra të kufizuara.
Vllazëria është borxh, është detyrim por është nganjëherë dhe dështim. Përgjatë rrugës së gjatë historike kemi gabuar mjaft dhe uroj që kësaj rradhe të jenë bërë llogaritë mirë.
Botuar në gazetën Zëri Popullit, e Mërkurë 30 Tetor 2013