Prapambetja e theksuar ekonomike shoqërore e vëndit tonë,që për shumë shekuj ra nën dyndjet dhe okupacionin e fiseve barbare e më pas të perandorisë osmane,u reflektua edhe në fushën e transportit.Zhvillimi i transportit në Shqipëri ka qenë përgjithësisht tepër i vonuar.Deri në shekullin XX-të ka mbizotëruar transporti i vogël primitive,madje nuk është ndjekur as radha klasike e vëndeve të tjera në formimin e transporteve të reja.
l. FORMIMI I RRJETIT RRUGOR
Që në kohët e lashta,në trojet shqiptare,ka pasur rrugë karvanesh,të cilat lidhnin qëndrat më të rëndësishme të vëndit me bregdetin dhe me vëndet fqinje për shkëmbime tregëtare.Më kryesoret ndër to kanë qënë rrugët që kalonin nëpër luginat e Shkumbinit,Vjosës,Drinit,Devollit dhe përgjatë bregdetit.Vetë pozicioni gjeografik i vëndit tonë u bë shkas që, në kohët e pushtimit romak,ndër të tjera,të ndërtohej edhe rruga Egnatia që përmëndet për herë të parë në shekullin e II-të p.e.r. Ajo shkonte nga Apolonia në Tesalonik,me gjatesi 395 km,mbi gjurmët e rrugës së lashtë ilire të Kandavisë.Rruga e rregullt u ndërtua në shekullin e I-rë p.e.r. dhe niste me dy degë, nga Dyrrahu dhe Apolonia, shkonte nëpër Klodiana ( Peqin ), Skampini (Elbasan),Lyhnidi (Ohri), Heraklea ( Manastiri),Edesa,Pella dhe Tesaloniku.
Në periudhën midis shekullit II-të dhe IX-të, kur vëndi u sulmua nga fiset barbare,Gotet,Hunet,Havanet etj, zhvillimi i rrjetit rrugor,ashtu si gjithë zhvillimi ekonomik,jo vetëm u ndërpre,por pesoi edhe rënie të theksuar.
Pas vitit 1920, shteti shqiptar filloi ndërtimin e disa rrugëve.U ndërtuan rrugët automobilistike të reja,si Peqin - Elbasan;Elbasan-Librazhd-Pogradec,Librazhd- Peshkopi dhe u bënë përmisime të ndjeshme në disa akse të tjera.Deri me 1939 u ndërtuan disa akse e rrugë si Tiranë-Plepa;Shkodër-Vahu-Dejës-Pukë-Kukës;Krujë-Burrel,Tiranë-Krrabë-Elbasan etj.Çlirimi e gjeti vëndin tonë me një rrjet rrugor prej 2200 km rrugë,të dëmtuar nga lufta dhe me ura të shkatërruara.U desh një punë e madhe për rindërtimin e tyre.Të gjitha rrugët kanë qënë shtetërore dhe ato shtriheshin në rreth 7000 km.Deri në vitin 1990 Shqipëria ndërtoi dhe 11.000 km të tjera.Pra inventari gjithsej u bë 18.000 kilometra.Sot ky inventar ka ndryshuar shumë pak për shkak se disa rrugë e akse janë shkurtuar dhe disa të tjera shkelin në gjurmët ekzistuese.Megjithatë edhe pse nuk ka një inventar të saktë mendohet se vëndi ynë ka rreth 20.000 kilometra.
II. Transporti Automobilistik
Gjatë viteve 1925-1930 u ngriten disa shoqëri të vogla private të transportit të cilat ndiqeshin për shkak të politikave të atëhershme nga Ministria e Punëve Botore.Pasataj hap pas hapi transporti rrugor filloj të zhvillohesh dhe në mënyrë të veçantë pas çlirimit.Deri në vitin 1990 numri i mjeteve ishte 14000 automjete përfshirë dhe ato me goma(traktorë,autokambajna),11700 rimorkio dhe rreth 3000 autovetura.Krahas rritjes së inventarit,u ngritën edhe bazat mekanike të riparimit pothuajse në të gjitha rrethet e Shqiperisë.Transporti rrugor është zhvilluar në përshtatje me nevojat e ekonomisë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimet e thella ekonomike-shoqërore të vëndit.Ai u zhvillua më shumë në zonat e industrializuara dhe në zonat me bujqësi intensive.
Transporti rrugor ishte monopol i shtetit dhe përfshinte transportin e jashtëm rrugor,transportin rrugor vetiak i kooperativave bujqësore, dhe transporti vetjak i mallrave.
Aktualisht deri në vitin 2009 inventari i automjeteve numëronte mbi 300 mijë dhe aktualisht kjo shifër ka shkuar në mbi 400 mij,rritja e tyre për një vit kalendarik shkon 20-25 mij automjete.Pra siç shikohet zhvillimi i transportit rrugor pas viteve 90 u zhvillua në dinamikë.Megjithatë vëndi ynë ende është larg standartit të vëndeve të Bashkimit Europian.Në këto vënde në 100 banorë 60 zotërojnë autovetura,ndërsa tek ne kjo shifër është 9 në 100 banorë.
III.Transporti Detar
Transporti detar ka tradita të lashta në brigjet e Shqiperisë.Ka qënë e përmëndur që p.e.r. flota e ilirëve e ardianëve , taulantëve,japodeve e sidomos e liburnëve,me anijet e tyre,të lehta e të shpejta zhvillonin tregëtinë me vëndet fqinje.Më 1818, në Ulqin,kishte 400 barka e anije me vela dhe shumë detarë të stërvitur.Me anije të prodhuara në vënd bëhesh transport me portet e Mesdheut e gjetkë.Pas luftës parë botërore,flota e shqiptarëve numuronte 500 anije dhe me pas mbeti vetëm me 7 anije për shkak të pasojave që la lufta.Pas çlirimit të vëndit,u bë shtetëzimi i të gjitha mjeteve detare dhe në këtë mënyrë u krijua sektori shtetëror i transportit detar,me një inventar prej 41 barka druri,me kapacitet 1957 ton aftësi mbartëse.Fillimisht vazhdoi ndërtimi i anijeve prej druri nga kantjeri jonë detar e më pas duke filluar nga viti 1957 filluan të ndërtojnë anije 500 tonshe metalike.Flota jonë nga viti në vit fuqizohesh e për pasojë kapaciteti i saj shkojë në rreth 70 mij ton TDW.U importuan nga vënde të tjera mjaft anije si Liria,Skenderbeu,Partizani 2700 tonshe,Teuta 1300 tonshe,Vlora,Shkodra,Tirana 12 mij tonshe,Durresi 4500 tonshe , Arberia 16 mij tonshe e kështu me rradhë.Me kalimin e viteve inventari i flotës u vjeterua ndaj doli nevoja e prodhimit dhe zëvëndësimit të tyre.Kështu u prodhua nga kantjeri jonë detar anija Boshtova 500 tonshe,Saranda 1000 tonshe,Gjirokastra 2700 tonshe etj.
Bregdeti shqiptar ka katër porte si Durresi,Shengjin,Vlorë e Sarandë.Sot kemi dhe portin e Porto-Romanos ( port likuidesh ).Në gjithë këto porte është investuar mjaft por në mënyrë të veçantë në portin e Durrësit qe ka një numur të madh kalatash dhe përpunohen atje anije të tonazhit madh.Aktualisht në këtë port ka filluar transporti dhe përpunimi i kontainereve dhe është ndërtuar terminali i trageteve,terminal ky modern dhe bashkëkohor i cili do të zgjidhë përfundimisht jo vetem problemet e trafikut të kamjonave dhe automjeteve të tjera por dhe të pasagjerëve.Pas vitit 1990 u hoq monopoli i anijeve shteterore,një pjesë u shitën për skrap të tjerat u shitën në vënde të tjera.Aktualisht është krijuar një inventar i ri i anijeve private që lundrojnë dhe për të cilat janë ato që përballojnë volumet e eksport-importit të vëndit.
Përveç këtij transporti ekziston dhe transporti ujor i brëndëshem siç është ai në liqenin e Fierzës,Bunë, e gjetkë për transportin e mallrave dhe pasagjerëve.
IV. Transporti Hekurudhor.
Transporti hekurudhor është transporti me i vonuar në vëndin tonë ndaj dhe renditet pas dy të parave.Deri 1947 Shqipëria ishte i vetmi vënd në Europë pa hekurudhë.Gjatë luftës parë botërore,nga Austro-Hungaria,për qëllime ushtarake,u ndërtua një rrjet i gjërë dekovili,nga Shkodra deri ne Vjosë e Librazhd,por që pas luftës u braktis dhe me kalimin e kohës u zhduk.Ne vitin 1916-17 , u ndertua një dekovil për transportin e serës,nga miniera e Selenicës në Vlorë,që u rivendos në punë vitet e fundit,deri 1990.
Ndërtimi i hekurudhës në vëndin tonë filloi me 1947,kur u ndërtua linja e parë hekurudhore Durres-Peqin.Në vitin 1950 ajo u shtri në aksin Tirane-Durrës-Elbasan.Aktualisht Shqiperia ka rreth 450 km linje kryesore , 180 km degëzime dhe 70 km linja pune e manovrash në stacione.Hekurudha ka një inventar fizik prej 86 lokomotivash kryesisht të prodhimit çek,rreth 2000 vagona mallrash dhe 114 vagona pasagjerësh.Një pjesë e vagonave të mallrave të nxjerra jasht perdorimit janë shitur jashtë shtetit për skrap,kështu që efektivisht inventari i tyre është më i vogël.
Stacionet përvec pasagjerëve përpunojnë dhe mallrat e ndryshme ku vëndin kryesor e mban përpunimi i mallrave nga porti i Durrësit për në drejtime të tjera.
V.Transporti me tubacione e me teleferik.
Në vëndin tonë transporti me tubacion i naftës zë vëndin kryesor.Kjo shtrihet nga vëndburimet deri tek uzinat përpunuese.
Transporti me teleferik prej disa kilometrash ka qënë në kombinatin metalurgjik në Elbasan,në uzinën e sodës Vlorë,ai i Hotolishtit për lëndë drusore etj.Vëndi deri në vitin 1990 kishte rreth 163 teleferike të gjatësive të ndryshme.Një pjesë e mirë e këtyre teleferikëve tani nuk janë në gjëndje pune.Vitet e fundit është ndërtuar një teleferik nga Tirana për në malin e Dajtit mjaft modern që shërben për transportin e turisteve vëndas dhe të huaj.
VI. Transporti Ajror
Është transporti më i shpejtë,por ka aftësi të kufizuara dhe raport të vogël të ngarkesës neto,konsum të lartë të fuqisë dhe lëndëve djegëse,depërtim të kufizuar nga vendosja e aeroporteve.Përdoret për transporte të gjata pasagjeresh dhe të mallrave në sasi të vogla e të kufizuara.
Në dhjetëvjeçarin e fundit,ky transport është rritur në gjërësi e thellësi,është pra modernizuar e bërë bashkëkohore.Pista është rikonstruktuar.Është bërë sistemi i ndriçimit të pistës dhe 7 vënqëndrime avionesh.Eshtë përfunduar muri rrethues.Gjatë vitit 2006 u përfundua terminali i ri mjaft modern me një kapacitet përpunues prej rreth 2 miljon pasagjerësh. Rruga që të çon në aeroportin e Rinasit “ Nënë Tereza “ është bërë në gjurmë të reja duke shkurtuar mjaft këtë aks.
Në këtë aeroport pothuajse përpunohen avione për 24 orë rrjesht.Kjo ka bërë që të rritet ndjeshëm trafiku i pasagjerëve.
Aeroporti i Kukësit është përfunduar qysh në vitin 2010 , ndërkombëtar, i kategorisë C, por nuk shfrytëzohet për shkak të eskluzivitetit që i është dhënë konçensionerit të Rinasit.Ky aeroport do plotësonte tërësisht nevojat e trafikut nga Prizreni,Gjakova,Tropoja,Hasi,Kukësi,Puka etj.Problemi teknikisht ka zgjidhje por mungon vullneti qeverisës.
Në vëndin tonë ekzistojnë qysh prej 1938 disa aeroporte të vegjel,kryesisht për transport të brëndëshëm dhe janë ende të pa rokonstruktuar.Në Shqipëri ka dhe aeroporte ushtarake si ajo e Gjadërit dhe e Kuçovës.
Mund të themi se transporti ajror përfaqëson të ardhmen e transportit,i konceptuar ai në format e tij të shumëllojshëme të fluturimit,që nga ai individual,me helikopter,avione e deri me anije kozmike.
Natyrisht ka shumë vënd për të folur e shkruar për transportin në llojshmëri që nuk munda ti prek në këtë materjal si transporti qytetas,ndërqytetas,ndërkombëtar,me konvejerë etj.
Këtë shkrim e bëra në respekt të punës sime për gati tre dekada në sistemin e transportit,punë e cila më dha kënaqësi,dashuri,pasion,por dhe rezultate gjithashtu.
Botuar në gazetën Zëri Popullit, e Premte 9 Gusht 2013