Çdo gjë që na bashkon, na bën më të fortë

Mbipopullimi i botës,zënia e sipërfaqjeve të drithrave dhe shndrrimi i tyre në zona industriale,shpërngulja e popullsisë nga zonat qytetase në ato ndërqytetase ( fshatra ),përsosja e teknologjive në industri, droga, krimi i organizuar,trafiqet e ndryshme , kanë  krijuar disa plagë të cilat janë  bërë fenomene të këqia dhe gati sëmundje të pashërueshme.

Shumë popuj janë ndarë në kombe-shtete që kanë të njëjtën etni,kulturë dhe besim.Nacionalizmat shpesh ushqehen dhe janë produkt interesash, nga ku liderat synojnë pushtet të pakufijshëm.Shqiptarët edhe pse janë një komb me zakone,gjuhë, e kulturë të njëjtë, përsëri ndodhen në pozita inferiore po të kemi parasysh se janë të  ndarë  në  pesë shtete madje kufitare. Kësisoj natyrshëm më lind  e drejta  të  them se fuqitë  e mëdha e kanë  deformuar realitetin e historisë së Shqipërisë.Historitë janë të shkruara si mos më keq dhe shpesh sipas orekseve  dhe interesave të mëdhenjëve dhe për shkak të nacionalizmave e ndasive etnike e kulturore etj.

Edhe pse duket e qetë situata e sigurisë globale përsëri faktet na flasin ndryshe.Çështjet e kufijve edhe pse të gjithë flasin shumë për demokracinë,për një botë pa kufij,për globalizmin,për lëvizjet e lira të njerzëve,mallrave dhe ideve,përsëri na rezulton një situatë krejt  ndryshe dhe me mjaft probleme.Është mjaft e vështirë të gjesh ndonjë shtet që nuk ka probleme të brëndëshme dhe me fqinjët  që kanë kufitarë.

Në disa raste, një familje gatuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushqimi konsumohet në Kanada.Në Line Derby është edhe shtëpia e bibliotekës Lire Haskell dhe Opera House, e cila është ndërtuar qëllimisht në kufi.Skena e operas është në Kanada,por hyrja për në opera është nga Amerika.Për shkak se ndërtesa  përcakton kufirin shtetëror, ajo ka dy adresat postare, një për SHBA-në dhe tjetra për në Kanada.

Baarle-Nassau është një komunë në Hollandë.Ajo ndan një kufi me Belgjikën të Baarle – Hertog.Kështu meqënëse kufiri ka probleme,disa shtëpi janë të ndara me të dy anët e kufirit.

Kështu kemi Ceuntan, një qytet autonom të Spanjës me 18,5 Km 2. Ka konflikt të kahershëm midis Marokut dhe Spanjës e cila nga ana e saj ka ngritur një gardh 3 metrosh të lartë si pikë ndarje.Kemi ishujt e vegjël të Diomedes që prek SHBA-në, me popullësi prej 150 mij banorë,por  që pjesën më të madhe të saj e pretendon Rusia.

Tensione kufitare të vazhdueshme kemi midis Japonisë dhe Rusisë dhe Japonisë e Kinës për problemet e 400 ishujve të pabanueshëm dhe kufirit detar.Kështu mund të vazhdojmë pafund me mollën e sherrit të ngushticës  së Gjiblartarit, Andorras,Monakos,problemi spanjoll bask dhe ai turk me kurdët,Tajvani,Ishujt Malvine,kanalin e Suezit,me Çekinë e Sllovakinë,Malin e Zi,Korenë e Veriut me të Jugut,Sudanin veri-jug,çështja e Detit Jon e kthyer në problem nga pala greke me Shqipërinë për shkak se është zonë me burime gazi e naftësjellëse, problemi që ka Greqia dhe segmente të caktuara greke ku i vendosin vëndit tonë kufij imagjinar siç është ajo e Vorio-Epirit,problemi Turko-Greke për kufijt e Detit Egje,për të mos u ndalur me problemet që ka Palestina dhe Siria me Izraelin qysh nga viti 1967.

Historiani  i shquar zviceran  Aleksandre Lambert i çështjes dhe i historisë shqiptare i cili ka argumentuar shkencërisht origjinën dhe prejardhjen e shqiptarëve ndër të tjera thotë: “ Mendoj se virusi që tashmë është kthyer në epidemi mund të vërë në rrezik demokracitë e reja të vendeve të europës juglindore.Ky virus që ka të bëjë me kufij, mund të asgjësohet në qoftë se ekziston vullnet politik nga qeveritë e atyre vëndeve si për të kontrolluar nacionalizmat e egra ashtu dhe korrupsionin shtetëror.Kjo mund të realizohet nëqoftëse ju jepet një panvarësi e vërtetë popujve dhe kombeve të këtyre vëndeve ”.

Ish Presidenti Bill Clinton në doktrinën e tij thotë: “Zgjidhja më e mirë për të gjitha vëndet e Europës Juglindore nuk është një ngatërrim i pafund i kufijve të tyre,por një integrim i madh në një Europë në të cilën sovraniteti ka rëndësi,por në të cilën kufijtë po bëhen përherë e më të hapur e më pak të rëndësishëm në kuptimin negative”.

Afrikanët kanë një thënie : “ Sikur luanët të shkruanin vetë historinë e tyre,kjo do të ishte krejtësisht e ndryshme nga historia që kanë shkruar gjahtarët”.

Bashkimi Europian,Shtetet  e Bashkuara të Amerikës,Nato dhe Këshilli i Europës nuk mbështesin nisma dhe inisiativa për ndryshime kufijsh.Po !  Është e vërtetë për disa vënde,për të tjerat jo.Për disa merret parasysh vullneti i popullit dhe vendimet referendare,për disa të tjera nuk lejohet të zbatohet ky vullnet. A është e drejtë  e normale ky arsyetim  parcial  ?

Në fakt panvarsisht se çfarë thuhet çështjet e kufijve detarë e tokësorë vazhdojnë e mbeten mjaft të rëndësishme dhe një problem jetik sidomos kjo më e theksuar për vënde të mëdha.

Vënde si Rusia,Turqia e ndonjë vend tjetër kanë ndryshuar strategjitë. Rusia po bën përpjekje të shtrijë investimet e veta në zonat e tyre të influencës ( të reja e të vjetra) duke shfrytëzuar burimet e saj energjetike si gazi,qymyri dhe nafta, por dhe Turqia vihet re të blejë,privatizojë e të investojë në kufijt e vjetra të perandorisë osmane.Ndërkaq vërejmë se disa nga fuqitë e mëdha ende mbajnë të pushtuara ishuj dhe territore që nuk ju takojnë atyre.

A vlen më shumë bashkimi se sa ndarja dhe cili do të ishte arsyetimi më i drejtë në kësi rastesh ?

Përjashtojmë për një moment modelin perfekt amerikan ku gati jetojnë në harmoni të gjithë kombet e botës dhe pa asnjë problem.Të jemi të sinqertë Europa është e avashtë  dhe gati e mefshtë në zgjidhjen e mjaft problemeve  ndaj dhe bashkimi i kontinentit në union s’ka gjasa të realizohet shpejt.Këtë e pamë dhe në reagimin ndaj luftës dhe konfliktit mes Kosovës dhe  Serbisë,ku antarët e Natos njëherësh dhe antarë të Bashkimit Eurpian reaguan me mjaf vonesë, por po e shikojmë edhe në rastin e tanishëm me Sirinë.

Nga njëra anë Bashkimi Europian dhe kryesisht Franca e Gjermania i fryjnë shumë bashkimit,nga ana tjetër janë kundër bashkimit.Gjithashtu përjashtojmë dhe vëndet e ish Bashkimit Sovjetik të cilët kanë diferenca në gjuhë,etni,kulturë etj.Vëndet e tjera që kanë probleme kufitare janë dhe fenomene që vijnë nga mungesa e bashkimit.

Psh, Shqipëria kufizohet kudo me shqiptarë të cilët kanë mbijetuar falë vullnetit dhe patriotizmit.Kështu ato kanë mundur të ruajnë të pa prekur gjuhën,kulturën,zakonet edhe pse si popullsi janë persekutuar pse jo dhe masakruar.Pavarsisht deklarimeve politike dhe diplomatike duhet të pranojmë sinqerisht se një popull i parcelizuar nuk mund të përballojë sfidat e shekullit,pra zhvillimin,rritjen ekonomike,investimet,problemet sociale ku më me theks shfaqen papunësia,varfëria që pas saj vjen krimi.

Mali i Zi një shtet aq sa është Tirana,900 mij banorë ku 120 mij janë shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre,Kosova 2,2 miljon banorë shqiptarë të cilët jetojnë në trojet e tyre,ku më pak se rreth 10 % e tyre janë pakica Presheva,Medvegjë e Bujanoci të cilat mbetën nën Serbi kanë  rreth 100 mij banorë sëbashku që jetojnë në trojet e tyre,Maqedonia gjithsej 2,2 miljon banorë ndahen në 900 mij shqiptarë të cilët banojnë në trojet e tyre,900 mij maqedonas ( Bullgaria i quan shtetasit maqedon bullgarë dhe kjo është arsyeja që njohën Maqedoninë por jo gjuhën) dhe diferenca  prej 400 mij pakica të tjera.Sigurisht Shqipëria shtrihet gati në të gjithë Ballkanin por nuk po e shtrijmë më shumë arsyetimin  e këtij shkrimi.I njëjti problem ekziston me hungarezët e Vojvodinës,serbët e Timishoarës,Rumania  me rumunët e Moldavisë etj.Është e sigurtë se vëndet e ndara padrejtësisht nga historia dhe fuqitë e mëdha janë vëndet më të varfëra në Kontinent dhe për këtë ka shëmbuj shumë.

Sigurisht që ne nuk duhet të presim vetëm nga të mëdhenjtë për zgjidhjen e çështjeve kufitare dhe kësisoj duhet të pranojmë defektet e qeverive dhe diplomacive respektive.Në mënyrë të veçantë diplomacia shqiptare duket inekzistente,e mefshtë dhe e paaftë për të negociuar problemet  korente dhe perspektive që ka vëndi ynë.Ende nuk po e ndjejmë punën e produktivitetin e diplomacisë.Ndofta ka ardhur koha të rishikohet puna dhe objekti i saj në mënyrë që ajo të bëhet si gjithë diplomacitë e tjera të përparuara.

A nuk do të ishte më mirë bashkimi se sa ndarja ? Largësia na ndan – dashuria për njëri tjetrin na bashkon.

Bashkimi bën fuqinë thotë populli, ai është  gjykatësi më i mirë dhe ai ka të drejtë të na gjykojë sepse dhe historia i takon vetëm Atij.

Botuar në gazetën Zëri Popullit, e Mërkurë 28 Gusht 2013