Çështja e pronës u trajtua me disa sandarte qëllimshëm për ta grabitur e përfituar kapital politik.Kështu toka bujqësore veçanarisht në kryeqytet u zu nga prurjet e popullsisë nga veriu. Kjo u vu re sidomos në Bathore, Kamëz,Paskuqan,Babrru,Sauk e gjetkë.Toka truall në qytet ju dha sipas qefit militantëve partiakë.Trojet ku mbi të ishin ndërtuar dyqane i përfituan shitësat një pjesë e të cilëve ishin futur në punë pak ditë para reformës,një pjesë ju dhanë ish pronarëve dhe pjesa e mbeteur mbeti pronë publike. Pra në zbatimin e ligjit janë zbatuar disa standarte por gjithsesi ligji nuk është zbatuar fare. U ndërtuan me mijra objekte e shtëpi pa leje.Diku u legalizuan dukujt ju tha se ke prishur planin rregullues sepse nuk pagoi rryshfete,diku po prishen. Aq problem u bë kjo punë sa duket se ai që shkel ligjin nuk dënohet e penalizohet dhe ai që e zbaton konsiderohet budalla dhe jo i kohës. Pallatet thuajse të gjitha edhe pse me leje kanë shkelur ligjin sepse së paku ka ngritur dy deri tre kate më shumë mbi atë që ka lejen e ndërtimit.Edhe këtu janë zbatuar dy standarte,dikujt ja prishin dhe dikujt tjetër i thonë i gëzofsh.
Hapësirat publike janë zaptuar nga hotele e dyqane sikur të ishte mall belig dhe jo pronë publike.Objektet në plazhin e Durrësit janë ndërtuar shumë pranë rërës.Edhe pse kështu kanë zënë hapësira publike pa fund. Qindra bare dhe restorante funksionojnë nga Teuta e deri tek Iliria dhe nuk ka filluar asnjë aksion për shëmbjen e tyre.Çdo pallat apo hotel ka zënë hapësira shtesë publike nga 500-2000 metra katror sikur të mos I mjaftojë ajo që ka zënë madje i kanë rrethuar dhe me beton, duke privuar pushuesit dhe turistët të shetisin e të rrinë të qetë në plazh.
Po kështu duket situata në Golem,Velipojë,Spille,Gjiu Lalzit, Divjakë, Sarandë e gjetkë.Vetëm në plazhin e Vlorës duket se po prishen objektet pa leje por jo kudo.Objekti i shumë përfolur tek uji ftohtë ende s’po prishet edhe pse investitori ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin sepse thonë se janë farefis me kryetarin e Bashkisë së Vlorës panvarsisht se aderojnë në parti të ndryshme.I njëjti investitor ka në plazhin e Durrësit tek Apollonia Hotel Belle View ku sistemoheshin punonjësit dhe ekuipazhet e shoqërisë ajrore Belle Air.Agai i vërtetë që posedon disa prona të rëndësishme është pasuruar me pronat publike pse jo dhe ato private që ju takojnë qytetarëve të tjerë.Ai hotel ka zënë mbi 2000 metra katror buzë rërës dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk ka filluar asnjë aksion shëmbje në zbatim të ligjit dhe urdhërit të Kryeministrit për çlirimin e hapësirave publike.Nuk e di në se do të vazhdojë kështu kjo gjëndje por në ka ndonjë qytet rrumujë është zona turistike nga Durrësi deri në Golem që ndërtimet i ngjajnë një masakre të vërtetë.Hapësirat publike dhe thuajse të gjitha trotuaret janë të zëna dhe askush nuk kujtohet t’ia kthejë publikut.Në shumë raste banorët e pallateve duhet të kalojnë mbi tavolina e karrige baresh se rrugë të tjera nuk kanë.Bashkia dhe policia e saj bashkiake e kryeqytetit e bën këtë punë me fushata dhe kësisoj gjëndja mbetet gjithmonë siç ka qënë e pa ndryshuar.
Pyetja është e thjeshtë, do të vazhdojmë me këtë sjellje në zbatimin e ligjit apo do te ndryshojmë ?
Është premtuar dhe është thënë se do rishikohen të gjitha privatizimet dhe konçensionet e dhëna nga qeveria paraardhëse por me keqardhje vërehet një javashllëk që duket i pajustifikueshëm. Pse ka kaq frikë për zbatimin e ligjit ? Personalisht kam shkruar dhe argumentuar ligjërisht në dhjetra artikuj se pjesa më e madhe e tyre janë dhënë me shkelje ligji,ndërsa një pjesë tjetër që ju ka përfunduar afati i kontratës konçesionare nuk ka më fuqi ligjore dhe duhen revokuar.Ka përplasje dhe dublim detyrash midis Ministrive respektive por një gjë dihet që sipërmarrësit e konçensioneve po lejohen të vazhdojnë qetësisht punën.Disa nga privatizimet e rëndësishme siç janë hidrocentralet Bistrica 1,2,Ulëzë dhe Shkopet janë ulur vlerësimet disa herë dhe në kundërshtim me ligjin dhe këtë ta thonë njerzit që punojnë nga qëndra në bazë.Po me sheshin e kontainerëve në portin e Durrësit çfarë do bëhet ? A është e vërtetë se i ka kompania turke Kurum apo i ka dikush tjetër ? Kam paralajmëruar disa herë se kompanisë Belle Air duhet ti ishte prishur menjëherë monopoli madje dhe revokuar lejen e ushtrimit të aktivitetit sepse ka abuzuar me tarifat dhe shërbimet dhe në se do të veprohesh shpejt nuk do të kishte ndodhur “ falimenti i sajuar “.Po me qindra miniera çfarë bëhet dhe pse s’ka transparencë lidhur me to ?
I njëjti arsyetim juridik duhet përdorur edhe për çështje të tjera jo më pak të rëndësishme. Trukohen ndeshje futbolli,festivale dhe diploma universitare.Është bërë mode dhe veprim krejt normal blerja e një diplome universitare,masteri profesinal e shkencor e deri tek doktoraturat e profesioriatet.Fatkeqësisht ka mjaft të zgjedhur me këto diploma por dhe në administratën e lartë i shikojmë në role të rëndësishme të emëruar.Të jesh me arsim të mesëm dhe të jesh në administratën e lartë në fund të fundit ka një sens ndershmërie, por të bëhesh doktor shkencash e profesor për dy muaj është mëkat. A nuk duhet të auditohen universitetet jo publike pse jo dhe publiket ? A duhet të veprojë ligji mbi ato administratorë e drejtues të lartë që shfaqen në publik e tregohen të paturpëshëm ? A duhet të demaskohen njerëzit e nëpunësat që gënjejnë në civitë e tyre ? Pra kudo dhe çfarëdo themi dalim tek zbatimi i ligjit dhe sjellja ndaj tij.
Sektorët strategjikë,pronat e pasuria publike duhet ti kthehet atyre që i krijuan,popullit shqiptar, dhe për këtë s’duhet të ketë asnjë hezitim sepse në fund të fundit për këtë por dhe për shumë çështje të tjera u votua kjo maxhorancë. Vetëm atëhere kur të zbatohen ligjet fillon rilindja dhe shteti ligjor dhe vetëm atëhere kemi të drejtë të shpresojmë se një ditë edhe ne shqiptarët do të bëhemi europianë e qytetarë të devotshëm të këtij vëndi.
Botuar në gazetën Ballkan, e Mërkurë 4 Dhjetor 2013