Bashkimi Europian është një ëndërr, aspiratë që mban firmën e Robert Schuman ish Ministër i Jashtëm francez. Idetë e tij u përpunuan dhe u pasuruan nga Jean Mounnet dhe kishin për qëllim bashkimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerzëve, ideve e mallrave.
Me kalimin e viteve organizata modifikoi dhe ratifikoi një sërë traktatesh që lidhen me lirinë, sigurinë, drejtësinë, politikën e jashtëme etj.
Fillimisht në këtë strkturë u futën Franca, Hollanda, Anglia, Gjermania,Belgjika, Luksenburgu, etj dhe më vonë edhe vënde të tjera si Zvicra,Greqia,Spanja,Portugalia.Sot kjo organizatë ka plot 28 shtete antare të Bashkimit Europian.
Sigurisht sot Bashkimi Europian ka mjaft probleme një pjesë e të cilave nuk po i zgjidh dot. Një nga problemet kryesore ka ato ekonomike dhe financiare si dhe fenomenet që kanë lindur nga kriza që po përjeton sot Europa.Problemet e tjera lidhen me plagët sociale.Papunësia është kthyer në një makth e fenomen dhe thuajse ka përfshirë të gjitha vëndet europiane.
Robert Schuman theksonte se “ Europa nuk mund të bëhet me një të goditur, as edhe me një ngrehinë të vetme, ajo do të bëhet me anë realizimesh konkrete duke krijuar më së pari një solidaritet real ”. A u shmangën idetë e tij ?
Dalngadalë vëndet e rëndësishme të Bashkimit Europian si Franca,Britania Madhe dhe Gjermania por dhe vënde të tjera ju shmangën idesë parimore për të cilën u krijua unioni.
Bashkimi Europian i shtriu zgjerimet e tij në vënde të pazhvilluara pa adaptuar si duhet institucionet e këtyre vëndeve.
Tani vetë Bashkimi Europian gjëndet në krizën më të rëndë të tij që nga momenti i zgjerimit të madh të organizatës.Eshtë një krizë gjithpërfshirëse që fillon me dyndjen e emigrandëve nga brigjet e Afrikës Veriore e deri tek kriza e euros, e defiçiteve buxhetore, e borxhit lartë publik, të cilat sjellin krizë besimi.Kjo nuk mund të zgjidhet me retorika dhe as me fjalime.
Europa vazhdon të mbetet një ide e madhe që ka vështirësi të mëdha të bëhet realitet.Kjo dhe për shkak se vëndet kandidate për në Bashkimin Europian shikohen bardhë e zi dhe më së shumti nga pikpamja e interesave të ngushta gjeo-politike.
Kështu janë antarësuar vënde si Kroacia, Luksenburgu, Letonia,Estonia,Lituanija, Sllovakia,Greqia dhe kanë mbetur Rusia dhe Turqia dy vënde të mëdha me rreth 250 miljon banorë ose dhe vëndet e Ballkanit Perendimor a thua se janë kontinent tjetër.Pra nuk janë zbatuar i njëjti standart dhe për rrjedhojë janë përdorur disa kritere.
Bie fjala Greqia është pranuar në Bashkimin Europian pa realizuar asnjë standart.Prania e saj në organizatë është shfrytëzuar nga ajo për të marrë grande,kredi siç ndodhi tani dhe politikisht siç ka vënë veton për Maqedoninë për çështjen e emrit.Pra kriteri politik dhe ai ushtarak i cili i vjen në ndihmë Natos duket se zënë vëndin e parë.
Presidenti i SHBA-së ka deklaruar se Turqia duhet të hyjë në Bashkimi Europian, në se Europa e bën këtë do të ishte një sinjal inkurajues.
Sarkozi ishte një partizan i vendosur kundër hyrjes së Turqisë në Bashkimin Europian. Kundër është dhe Gjermania edhe pse ka gati katër miljon emigrandë turq në vëndin e vet.
Sot Europa ka një shtim natyral të popullsisë shumë të vogël. Problemi demografik në përbërjen e Bashkimit Europian pas pak vitesh do të kthehet në politik për shkak se turqëve do ti takonin një numër i madh deputetësh në Parlamentin Europian pra më shumë se Franca dhe Gjermania.
Kështu frika është se do të kishim në Europë një shumicë europiane të përkatësisë së fesë myslimane.
Edhe ndaj rusëve mbahet qëndrim politik edhe pse ai disponon pasuritë që nuk i kanë vëndet e tjera siç janë qymyri,nafta dhe gazi, pa llogaritur që është fuqi e madhe ekonomike dhe bashkimi europian ka nevojë për to.
Piksynimi i rëndësishëm i përbashkët i Rusisë dhe Bashkimit Europian është heqja e barrierës dhe e regjimit të vizave midis tyre,pra lëvizja e lirë e njerzëve e mallrave.Rusia dhe Turqia janë tregje të mëdha por dhe furnizues të mëdhenj për vëndet e tjera të unionit.
Dy udhëheqësit perendimorë apeluan për një qeveri ekonomike, e cila sipas tyre do të drejtohet nga Herman Van Rompuj aktualisht President i Bashkimit Europian, si dhe propozuan taksën për transaksionet financiare, për të rritur më shumë të ardhurat.
Kriza e thellë greke ka tronditur mbarë Europën.Ekspertët janë pesimistë dhe besojnë pak rreth daljes nga kriza e këtij vëndi,por edhe në se del do duhet disa vjet të rimëkëmbet.Kjo është arsyeja që grekët po ikin emigrandë në vëndet e tjera por dhe në Shqipëri.
Ministri Gjerman i Financave citohet të ketë thënë se europa duhet të garantojë që Athina të financojë borxhin, pasi kriza greke po rrezikon monedhën e përbashkët.
Përveç Greqisë, ka dhe mjaft vënde të tjera me deficit të madh buxhetor siç janë Spanja, Portugalia, Italia etj. Gjermania dhe Franca dy liderat kryesorë të Bashkimit Europian po kalojnë një periudhë stanjacioni.
Sigurisht që kriza ekonomike aktuale ka prodhuar rritje taksash,papunësi,reduktim dhe masa të tjera me karakter social. etj.
Tashmë konfirmohet se borxhet e këtyre shteteve po i blejnë Bankat Europiane.Përveç krizës ekonomike ka dhe mjaft probleme politike të pazgjidhura.
Kështu Maqedonia ka problemin e emrit që ja imponon Greqia, Kosova vuan ende pasojat e neglizhencës dhe të mungesës së vendosmërisë së Bashkimit Europian për ti dhënë fund problemeve që ka shteti i ri.
Rumania, Qipro dhe Spanja ende se kanë njohur Kosovën dhe kësisoj nuk zbatojnë vullnetin politik të organizatës ku aderojnë.Problemet e Shengenit dhe traktati i Mastrihtit treguan se ka mosmarrveshje brënda unionit.Por kjo u vu re dhe në vendimin kundër statusit të Shqipërisë.
Probleme ka dhe Bosnja e pjesa Qipriote turke që vazhdon pa zgjidhje, pa llogaritur ish vëndet sovjetike të cilat janë me mjaft probleme.
Probleme të mëdha janë akumuluar në Lindjen e Mesme dhe në vëndet e Afrikës Veriore.Problemet e Sirisë duket se e lodhën kontinentin tonë.Përballë të gjithë këtyre problemeve duket se Bashkimi Europian nuk është në gjëndje ti zgjidhi, nuk ka përformancën e duhur pse jo ka dhe krizë besimi jo vetëm tek të tjerët por dhe tek vetja.
Eshtë e qartë se kriza ekonomike ka vite që është shfaqur tek ne jo vetëm për shkak të krizës globale dhe asaj greke, por për faj kryesisht të qeverisë e cila punoi pa programe afatgjata e afatmesme dhe pa politika zhvillimi.
Investimet e bazuara në borxh kanë krijuar një defiçit shqetësues. Konsumi ka rënë ndërkohë që të ardhurat dhe buxheti familjar janë reduktuar.Fenomenet kanë prekur thellë shoqërinë shqiptare.Rinia ndodhet e papunë dhe pa shpresë.Nuk bëhen politika për nxitjen e punësimit. Vëndi është i zhytur në korrupsion dhe nuk merret asnjë masë për ta parandaluar e luftuar atë.
Mesazhet europiane që lidhen me krizën duhet ti marrim shumë seriozisht. Qeveria duhet të marri masa për të ulur shpenzimet duke rritur të ardhurat, të uli borxhet dhe të analizojë me detaje gjithçka që lidhet me krizën financiare.
Tashmë vëndi ynë u përball me mungesën e vullnetit të vëndeve të mëdha të unionit.Ka mjaft paqartësi për refuzimin e statusit dhe personalisht nuk kuptoj se çfarë duan akoma.Shumica e vëndeve të unionit nuk kishin plotësuar standartet kur ato u antarësuan ndërkohë që për Shqipërinë kërkohen standarte të tjera.
Ajo që kuptohet qartazi duket se është lufta kundër korrupsionit.Zhvatja e gjithë pasurisë kombëtare,i gjithë sektorëve strategjikë dhe përqëndrimi i tyre në pak duar kërkon nga ana e prokurorisë jo vetëm hetimin e tyre por dhe dënimin dhe konfiskimin e pasurive të grabitura.Dëshmitar është populli shqiptar që hyn e del në City Park,TEG,QTU,në kontroll teknik të automjeteve,në sheshin e kontainerëve,Porto Romano, Armo, Albpetrol,në minierat e kromit,e gjetkë.Por është dëshmitar tek shikon vilat e pushtetarëve në Farkë, Selitë, Pezë, Linëz,Gjiu Lalzit,Golem,Spille, dhe kudo tjetër.A do të luftohet ky fenomen që ka grryer për një çerek shekulli vëndin tonë dhe gati tani po shkon drejt humnerës ose më qartë po shkon drejt diskutimit të ekzistencës së identitetit tonë kombëtar ?
Si qytetar i këtij vëndi besoj se kjo qeveri luftën ndaj korrupsionit e ka prioritet dhe duket se e ka kuptuar mirë.Paditja kundër Imamit,Taçit,Mziu,Gjikës dhe dhjetra drejtuesëve të tjerë, tregon se puna dhe lufta për ta nxjerrë nga bataku Shqipërinë është në rrugën e duhur.
Kur u prish pallati i quajtur i vjehrrit Bashës pati dhe reagime nga banorët e Vlorës.Por kur u prishën të gjitha lokalet dhe objektet e paligjëshme përgjatë bregdetit të thonë bravo, ka filluar drejtësia të funksionojë.
‘Shoqëria civile e Partisë Demokratike’ na protestojë gjoja për buxhet të pasaktë dhe gati antikombëtar.
Jo miq! Problemi është kriza e thellë,borxhi i lartë publik,defiçitet dhe borxhet e këqia e mjaft probleme të tjera të cilat ju i krijuat.Të gjithë e dinë se ulja e shpenzimeve qeveritare dhe rritja e taksave të luksit do ta nxjerrë vëndin nga kriza.Nuk ka ilaç tjetër që e rregullon këtë punë,por mëkatarët i tremben paudhësive dhe drejtësisë që po jep sinjale pozitive.
Tashmë është koha të bashkëpunoni,të mbështetni inisiativat që vijnë nga qeveria, probleme këto që lidhen me integrimin e vëndit tonë në familjen e madhe europiane.
Botuar në gazetën Ballkan, e Martë 24 Dhjetor 2013