Pak histori për transportin në Shqipëri

Prapambetja e theksuar ekonomike shoqërore e vëndit tonë,që për shumë shekuj ra nën dyndjet  dhe okupacionin e fiseve barbare e më pas të perandorisë osmane, u reflektua edhe në fushën e transportit. Zhvillimi i transportit në Shqipëri ka qenë përgjithësisht tepër i vonuar. Deri në shekullin XX-të  ka mbizotëruar transporti i vogël primitiv, madje, nuk është ndjekur as radha klasike e vëndeve të tjera në formimin e transporteve të reja.

Çdo gjë që na bashkon, na bën më të fortë

Bota sot më shumë se kurrë është e mbarsur me rreziqe,konflikte dhe tashmë gati janë bërë shpërthyese.Sistemet politike dhe ekonomike janë vënë në diskutim.Kriza financiare,papunësia,varfëria, e shoqëruar me konfliktet e armatosura në vëndet e Afrikës Veriore,problemet me Iranin,Afganistanin, dhe Korenë e Veriut,lindjen e mesme, etj e vërtetojnë këtë.Nacionalizmat  dhe  problemet  kufitare  ndërmjet shteteve janë në qëndër të vëmëndjes dhe gati në rend të ditës. Nacionalizmi lindi fillimisht  si  një akt e lëvizje  politike.  Ajo  lindi  si një  ide që një vënd është një komb dhe i pandashëm. Kjo ide lindi në periudhën e borgjezisë  franceze në shekullin e XVIII - të dhe kishte për aktor filozofët ilimunistë francezë.Vëndet e mëdha i qëndrojnë ende besnik idesë së vjetër një shtet, një komb dhe “ një e i pandashëm “, por  prapëseprapë  edhe  këto kanë  probleme me kufijtë shtetërorë dhe nuk bëjnë gjithmonë atë që deklarojnë.

Ja si mund të zhvillohet transporti ndryshe

Transporti sot është shëndrruar në industrinë më të fuqishme të ekonomive botërore prej nga varen fati i të gjitha degëve të tjera siç janë ato të ekonomisë, industrisë, bujqësisë, kulturës, sportit, shkencës, etj. Sistemi Europian i transportit luan një rol kryesor në transportin e njerzëve, mallrave dhe ideve në kontekstin lokal, rajonal, europian e ndërkombëtar.