Tre sundimtarët

Shqipëria është nga të paktët vënde në Botë që në afro një shekull udhëhiqet vetëm nga tre njerëz, nuk njeh rotacion dhe as demokraci.

Për të qënë i saktë çfletova fjalorin shqip-shqip se cili është kupti-mi i vërtetë i fjalës sundimtar. Ajo që rezultoi ishte se sundimtar quhet ai që përqëndron në duart e veta gjithçka që i jep pushteti.

Sundimtar quhet ai që sundon një vënd, mbret, despot, zyrtar i lartë, njeri i plotfuqishëm, sundim i së drejtës dhe i ligjit, sundim i medias etj.

Misioni i pakuptueshëm i shoqërisë civile në Shqipëri

Network of Open Society for Albania ndër të tjera nënvizon se: shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në zhvillimet sociale, ekonomike dhe politike në vënd nëpërmjet ndërtimit të konsensusit publik, nxitjes së pjesmarrjes së publikut në hartimin dhe zbatimin e reformave aq të domosdoshme për një vënd demokratik.

Shoqëria civile sipas Kombeve të Bashkuara përkufizohet si sfera jashtë familjes, shtetit dhe tregut, dhe përjashton bizneset fitimprurëse, ndonëse shoqatat profesionale mund të jenë pjesë e saj. Këto organizata, të cilat krijohen vullnetarisht përfshijnë sindikatat, organizatat jo fitimprurëse me bazë komunitare, institucionet e besimit fetar, organizatat bamirëse, fondacionet, lëvizjet sociale etj, pra quhen gjithashtu shoqëri civile.

Simbolika e solidaritetit njerëzor

Mosha e tretë është mjaft e vështirë jo vetëm në vëndin tonë por në të gjithë botën. Ky brez edhe pse ka punuar e kontribuar për vëndin e vet gjithë jetën, tek ne në Shqipëri nuk mund të mbijetojë me të ardhurat e pensionit të pleqërisë pra ju duhen të ardhura të tjera suplementare ndërkohë që në vëndet e tjera nuk ekziston fare ky problem.

Sigurisht që skema e pensioneve në të gjithë botën nuk është përfekte, ka shumë vënd për tu parë e përmisuar. Fakti që në kushte krize u rrit mosha e përfitimit të pensionit madje në disa vënde dhe u ul masa e përfitimit, tregon se reformat nuk kanë rezultuar të dobishme dhe me efektivitet. Ato gjithnjë kanë prodhuar plagë e probleme sociale të cilat kanë qënë dhe me pasoja.