Tre sundimtarët

Shqipëria është nga të paktët vënde në Botë që në afro një shekull udhëhiqet vetëm nga tre njerëz, nuk njeh rotacion dhe as demokraci.

Për të qënë i saktë çfletova fjalorin shqip-shqip se cili është kupti-mi i vërtetë i fjalës sundimtar. Ajo që rezultoi ishte se sundimtar quhet ai që përqëndron në duart e veta gjithçka që i jep pushteti.

Sundimtar quhet ai që sundon një vënd, mbret, despot, zyrtar i lartë, njeri i plotfuqishëm, sundim i së drejtës dhe i ligjit, sundim i medias etj.

Sundim do të thotë, pushtet dhe ushtrim i tij në një vënd e popull të nënshtruar, do të thotë posedim i vullnetit personal e mbizotërues mbi të sunduarit etj.

Rasti në fjalë do analizuar me kujdes dhe pa emocione për shkak se shqiptarët shpesh kanë shtrëmbëruar të vërtetat historike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Rastësisht më kontaktoi një mik i cili më tha se Shqipëria drejtohet nga sundimtarë. Të them të drejtën nuk e besova në çast dhe as e kisha idenë e muhabetit.

Duke analizuar problemin në fjalë arrita në përfundimin se miku kishte të drejtë.

Për gati 10 vjet sundoi Princ Vidi i cili erdhi në Shqipëri si i përzgjedhuri i Ambasadorëve të huaj.

Nga viti 1940 deri 1985 pra 45 vjet sundoi Enver Hoxha, 1924 deri 1939 sundoi Ahmet Zogu, 1991 - 2011 bëhet sundimtar Sali Berisha

dhe diferenca kanë drejtuar ( them kanë drejtuar se kanë qëndruar pak në kohë ) siç janë Ramiz Alia, Fan Noli, Ismail Qemali

Pra tre njerëz kanë sunduar 80 vjet dhe 20 vjet të tjera ka patur disa udhëheqës përfshirë dhe Princ Vidin.

Çfletova faqet e internetit të gjej një rast të ngjajshëm me vëndin tonë kudo në botë por nuk e gjeta dhe me sa duket ne jemi unikal në këtë histori.

Dominimi i pushtetit nga Hoxha ishte i paligjshëm për shkak se pushteti buronte nga diktatura e proletariatit dhe në emër të saj njezit burgoseshin, internoheshin pse jo dhe torturoheshin. Lëvizja e lirë ishte e ndaluar, turizmi jashtë vëndit gjithashtu, nuk kishte liri fjale, ekonomi tregu dhe gjithçka tjetër. Mungonte gara dhe në drejtim ishin besnikët e partisë - shtet. Prona private ishte shtetëzuar dhe gjithë prona tashmë u bë shtetërore.

Lufta e klasave ishte e tmerrshme dhe e veçantë në llojin e vet.

Për mbrojtjen e pushtetit dhe privilegjeve që jepte ai, Hoxha eleminoi të gjithë bashkëpuntorët e tij duke filluar nga Liri Belishova, Koçi Xoxe, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela, Todi Lubobja, Nesti Nase, Abdyl Këllezi, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Llambi e Mihallaq Ziçishti, Nesti Nase, dhe qindra të tjerë, njerëz të aftë të cilët mendonin ndryshe nga ai.

Shqipëria nën sundimin e tij zhvilloi një politikë të jashtme të izoluar pa asnjë aleat. Edhe ato aleatë që kishim si Rusia, Kina, më vonë u etiketuan socialimperialistë e revizionistë edhe pse këto shtete e ndihmuan vëndin tonë në zhvillimin e industrisë dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Populli gjatë kësaj periudhe sidomos pas viteve 1978 u varfërua duke u shndrruar kështu në popullin më të varfër të kontinentit.

Tregu ishte bosh ndërsa produktet e konsumit të përditëshem si mishi, veza, kafe, patate, gjalpi, djathi, vaji, etj u racionuan sipas numrit frymëve për familje dhe u bë me tullon siç i thosh populli. Sa për fruta nuk bëhesh fjalë sepse e gjithë sasia drejtohesh për eksport. Duhet theksuar se Enver Hoxha nuk e shiti Shqipërinë dhe mbrojti me fanatizëm tërësinë territoriale të vëndit tij. Ai dha një shtysë të madhe arsimit, kulturës dhe industrisë gjithashtu.

Kjo ishte panorama e sundimtarit Enver hoxha ose siç thosh ai “ Shqipëria Fanar Ndriçues në Europë “.

Duke u kthyer mbrapsht në kohë, pra 1924 deri 1939 mëndja të shkon tek Mbreti Zog.

Ndryshe nga praktika ndërkombëtare Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e forcave serbo – malazeze duke larguar nga froni Fan Nolin kryeministër në atë kohë, dhe më pas nën diktatin e tij, duke ushtruar trysni mbi parlamentin e asaj kohe u shndrrua nga Kryeministër në Mbret dhe nga pa gjë, i pasur me pronat e dhuruara me presion e mjete të tjera. Edhe pse ai bëri shumë pak gjëra për popullin dhe vëndin e vet, ai do ngelet në memorien e shqiptareve për tradhëtinë dhe grabitjen e arit, për faljen e Shën Naumit, Pyllin e Velipojës në Vermosh, Serbisë si këmbim i ndihmës që i dhanë këta të fundit për ardhjen në pushtet.

Edhe “ Mbreti Zog “ dhunoi lirinë e fjalës e shtypit, eleminoi kundershtarët e vet dhe e dominoi pushtetin në të gjithë hapësirat duke e përqëndruar në duart e veta gjithçka i jepte pushteti.

U deshën 70 vjet nga 1920 deri 1990 që populli shqiptar të shpallte pluralizmin politik, një ëndërr shekullore për të qënë edhe ata një vënd me demokraci si gjithë vëndet e tjera Europiane.

Me përmbysjen e komunizmit dhe gjithë sistemit që prodhoi ai, u krijuan disa parti ku spikaste Partia Demokratike me liderin e shpresës Sali Berisha.

E pra Sali Berisha u bë në këtë mënyrë dominues i pushtetit nga viti 1990 deri 2012, por që parashikohet të ngelet i tillë deri në vitin 2013 koha kur do te zhvillohen zgjedhjet e rradhës ndofta dhe pas 2013-tës siç ka deklaruar ai.

Periudha e sundimit të tij ndoshta është më keqja në historinë e Shqipërisë, ku thjesht dhe me pak fjalë po rendisim disa nga bëmat e tij.

Si President i Republikës ai drejtoi sipas një pakete ligjore që i jepte atij një pushtet absolute. Vëndi u fut qorrsokakut, pastrimit parave, fajdeve të firmave rontiere, dhe betonizimit përmes kioskave e cila siç e dimë na u servir për zhvillim ekonomik. Siperfaqet e gjelbëruara dhe plehrat përfshinë të gjithë kryeqytetin.

Ushtroi dhunë mbi gazetat dhe gazetaret, dogji redaksinë Koha Jonë, futi në burg Martin Lekën, Aleksander Frangaj, Fatos Nanon, Hidajet Beqirin, Fatmir Kumbaron, e shumë të tjerë. Media punonte nën trysninë e dhunën që e ushtronte përmes SHIK-ut që drejtohej në atë kohë nga Bashkim Gazidede që në vitin 1997 e gradoi Komandamt i Përgjithëshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Televizioni publik por dhe ai jopublik drejtohej direkt nga ai.

Reformat e ndërmarra nga ai prodhuan mjaft konflikte. Diku tokën ja dha të zotit, diku në zbatim të ligjit 7501, diku dyqanet ja dha shitësave dhe diku të zotit trullit dhe diku tjetër u grabit me dokumenta të fallsifikuara.

Ndërmarjet ekonomike dhe uzinat diku i privatizoi me letra me vlerë dhe diku me ankand, diku ishin përfitues në privatizim punonjësit.

Aktualisht u gjënd ligji i konçensioni për grabitjen e pasurisë kombëtare pa para. Me anë të këtij ligji ka dhënë me konçension sheshin e kontainereve në portin detar të Durrësit, kontrollin teknik të automjeteve, rrugën Durrës – Kukës – Morinë (do vendoset taksë për kalimin në këtë segment), aeroportin Nënë Tereza – Rinas, pontilin në Porto Romano, Minierat e Bulqizës, Batrës etj.

Tashmë po punojnë nën drejtimin e Berishës të privatizojnë të gjithë minierat dhe hidrocentralet duke e lënë Shqipërinë pa ndërmarje strategjike.

Sikur të mos të mjaftojë kjo, ai është bërë sundues mbi të gjitha mediat jo publike si kanalet ABC, Klan, Albanian Screen, Shijak,

News 24, gazetat 55, Standart, Albania, Koha Jonë, gazeta Shqiptare etj.

Sunduesi mendon se Shqipëria është çiflig i tij dhe kështu së bashku me Ministrin e Jashtëm, sot Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha firmosën aneksimin dhe dhuratën e Detit Jon për Greqinë, që kjo e fundit në bashkëpunim me rusët të shfrytëzojnë naftën e gazin që ndodhen në anën tonë të kufirit detar. Tashmë ky gjest që ngjan shumë atij të Ahmet Zogut duket se po bëhet realitet dhe kryeministri dhe Presidenti Republikës heshtin sikur s’po ndodh gjë.

Hakmarrjen e tij primitive e shtriu në të gjithë qelizat e shtetit, kështu ai sot është më i pushtetshmi se vetë shteti dhe gjithçka është në duart e tij.

Si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara, i gjithë veriu u shpërngul në Babrru, Pakuqan, Sauk, Selitë dhe kudo kishte toka. Kështu në tokat e pronarëve legjitimë, legalizoi pronat dhe ndertimet pa leje të kesaj popullsie duke vendosur drejtësi me padrejtësi ndërkohë që pronarët legjitimë nuk janë kompensuar.

Drejtësia dhe shëndetësia dy sektoret që mbahen nën kontroll nga vetë ai edhe pse janë më të korruptuarat në vendin tonë.

Ngjarjet e Gërdecit me autor Shtetin dhe Qeverinë morën 27 jetë njerëzish të pafajshëm. Gjykata nxjerr të pafajshëm Mediun dhe Berisha e bën përsëri Ministër.

Ngjarjet e seksit të Ylli Pangos edhe pse tronditi opinionin publik ai e konsideroi si ngjarje të veçuar dhe jo të rëndësishme.

Vrasja e katër demonstruesve në bulevard pa asnjë shkak nuk nxorrën asnjë fajtor qoftë dhe moralisht.

Drejtimi i ekonomisë vazhdon të bëhet keq, pa strategji e programe dhe pa politika. Investimet po bëhen bazuar në borxhin publik dhe borxhet e huaja, prioritetet përcaktohen gabim dhe shpesh ato janë produkt të konflikteve të interesit ose të interesave të çastit.

Varfëria dhe papunësia serviret për mirqënie dhe informaliteti për zhvillim ekonomik.

Së fundi në dy dekada që sundon, sundimtari Sali Berisha janë bërë 14 zgjedhje elektorale dhe që të gjitha me probleme e kontestime sepse bazë e parimit të tij që buron nga pushteti është vjedhja e votës lirë pra zgjedhje të pandershme.

Sami Frashëri në vitin 1899 do të thoshte me dhimbje se asnjë shqiptar nuk ka punuar për Shqipërinë e cila ka mbetur në mjegull. A besoni ju se Kryeministri jonë i nderuar punon për Shqipërinë?

E pra ky është fati i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.