Simbolika e solidaritetit njerëzor

Mosha e tretë është mjaft e vështirë jo vetëm në vëndin tonë por në të gjithë botën. Ky brez edhe pse ka punuar e kontribuar për vëndin e vet gjithë jetën, tek ne në Shqipëri nuk mund të mbijetojë me të ardhurat e pensionit të pleqërisë pra ju duhen të ardhura të tjera suplementare ndërkohë që në vëndet e tjera nuk ekziston fare ky problem.

Sigurisht që skema e pensioneve në të gjithë botën nuk është përfekte, ka shumë vënd për tu parë e përmisuar. Fakti që në kushte krize u rrit mosha e përfitimit të pensionit madje në disa vënde dhe u ul masa e përfitimit, tregon se reformat nuk kanë rezultuar të dobishme dhe me efektivitet. Ato gjithnjë kanë prodhuar plagë e probleme sociale të cilat kanë qënë dhe me pasoja.

A është e drejtë kjo sjellje dhe a ka mundësi qeveria ta administrojë dhe drejtojë më mirë? Çfarë problemesh ka krijuar skema shqiptare si i përballon shteti dhe cila është prognoza e saj në vëndin tonë.

Është e sigurtë, e them qysh në fillim, se skema e përdorur nga ne ka qënë e gabuar dhe e mbushur me premtime, që e kanë zanafillën tek zgjedhjet elektorale e rezultati i tyre. Pra shkurt politika dhe politikanët tallen me moshën e tretë e cila është grupi dhe komuniteti më në nevojë se të tjerët.

Janë ngritur disa qëndra ditore si në Kamëz e gjetkë, nga ku ju japin një çapë bukë pensionistëve dhe kuti shahu e tavulle të luajnë pra administrohen sikur kjo kategori duhen mëshiruar, pra nuk trajtohen sikur ju kemi borxh këtij brezi, borxh të cilën ende nuk ka vullnet nga askush t’ia shlyej. A ka mundësi vërtet shteti që ta amortizojë këtë problem në kushtet që jemi? Ende vijojnë ca ndihma siç është CRS - ja fondacion amerikan dhe ca fondacione të tjera me fasule, vaj e miell që zoti e di se ku përfundojnë. U harxhuan dy transhe nga 15 miljonë dollarë kredi nga Banka Botërore, se gjoja do të shtrihesh shërbimi social në komunitet madje shtëpi në shtëpi, por gjurmë e para nuk u dukën gjëkundi. Bile nuk gaboj të them se tashmë po përballemi me fatura të shtrenjta në sistemin e shëndetësisë sepse qëndrat spitalore shtetërore shërbejnë më së shumti si marketing e reklamë i spitaleve private dhe kësisoj kjo moshë që nuk merr shërbimet e duhura në shtet ngelet pa shërbim fare për mungesë të ardhurash.

Është llogaritur se të moshuarit konsumojnë rreth 25 % të sasisë së përgjithëshme të medikamenteve. Në përgjithësi në shumicën e rasteve të moshuarit nuk vuajnë thjesht nga një sëmundje e moshës, por kanë polipathologji si dhe mjaft sëmundje që shfaqen në një formë atipike, të ndryshme nga moshat e tjera. Pra kjo dikton nevojën e një shërbimi preventive, diagnostikim përmanent, të shoqëruara këto dhe me kura.

Hapja apo shumfishimi i qëndrave rezidenciale e ditore për të moshuarit që na servir Ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta apo Bashkia e Kryeqytetit nuk është zgjidhje por thjesht mashtrimi i rradhës. Nuk mund të zgjidhen hallet e tyre me këto qëndra që ndërtohen për interesa dhe nuk ofrojnë zgjidhje afatgjata. Ndihma e tyre do të ishte kontrolli i çmimeve të mallrave të konsumit të përgjithëshëm, heqja e tatimit vlerës shtuar për medikamentet dhe subvencionimi i energjisë elektrike, ujit, telefonit si dhe taksat e të gjitha llojeve. Nuk është zgjidhje rritja e pensionit 5 % ndërkohë që rritja e çmimeve e tarifave shkon mbi 100 përqind.

Shqipëria ka rreth 560 mij pensionistë e invalidë pune, të verbër, tetraplegjikë e paraplegjikë të cilët përfitojnë pension të përhershëm pleqërie e invaliditet mesatarisht 18 mij lek në muaj. Pra një shifër tallëse për këtë kategori që si duhen rrugët, shkollat dhe llafet e shumta por vetëm ca të ardhura më shumë për të shtyrë pjesën e jetës së mbetur. Një pjesë e mirë e tyre jetojnë vetëm se familjet janë shkoqitur e jetojnë jasht vëndit për shkak se ju mungon shpresa për të sotmen dhe kanë frikë për të ardhmen. Edhe atë pak pension ropaten ta marrin se ju thotë arka s’ka para e kërkojnë rryshfet nga të varfërit.

Ju premtua nga qeveria se do të paguajnë më pak për energjinë elektrike, më pak për ujin, më pak për taksat e plehrave dhe televizionit qeveritar, më pak për telefonin dhe më pak për medikamentet të cilat janë bërë pjesë e jetës tyre. Invalidëve ju rimbursohen vetëm 2 % ilaçet dhe sa për të tjerët nuk pyet kush.

Solidariteti i munguar njerëzor vërehet çdo ditë ndaj shtresave në nevojë. Shikoni çfarë ndodh me të persekutuarit e ish të burgosurit politikë dhe qëndrimin që mban qeveria. Vendim qeverie këto ditë, ju hiqet tatimi i vlerës shtuar çimentos dhe për medikamentet s’kujtohet njeri.

Nuk ndodhi kështu siç ju premtua. Energjia, uji dhe telefoni u rritën mbi ose më shumë se 100 % kurse medikamenteve ju vendos tatim i vlerës së shtuar. Jo vetëm kaq por të gjitha ushqimet e shportës u rritën dhe për rrjedhojë dhe konsumi ra propocionalisht me rritjen e çmimeve e tarifave. .Dikur kishin kampe pushimi për ta, kurse sot ato janë kthyer në hotele e shërbime private. Pra ata nuk kanë ku pushojnë dhe as ku rrinë sepse nuk ka menduar njeri për parqe e ambiente të tjera për ta. Qeveritarët kujtohen vetëm një ditë në vit kur është dita e të moshuarve.

Sa turp! Kur nuk respektojnë baballarët e tyre dhe s’kanë aspak solidaritet njerzor në këto kohë të vështira që jetojnë.

Ilaçi i kësaj pune është ajo që opozita e ka kthyer në refren, puna informale, puna e zezë dhe lufta kundër saj. Pa luftuar informalitetin nuk mund të ketë suskses dhe as të jenë efikas reformat e fushës së sigurimeve shoqërore.

Inspektoriati i punës dhe Shërbimi Kombëtar i Punës sikurse dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë institucione të ngritura enkas për të luftuar informalitetin, për të rritur të ardhurat në buxhet dhe për ta nxjerrë institucionin nga kriza ku e kanë futur ata vetë. Të gjithë ata njerëz punojnë sikur të qenë privat, objektivi është rryshfeti dhe kësisoj lulëzojnë ata që punojnë pa liçencë dhe pa siguruar punonjësit e shërbimit. Është turp të mos realizojnë të ardhurat institucioni i sigurimeve e cila e ka hallall të ndërrojë emrin se vetëm institut nuk është.

Meqënëse këta institucione nuk punojnë, janë kot dhe jasht çdo lloj funksioni, ato prodhojnë ide antisociale dhe shpesh maskohen nën petkun e ideve dhe sygjerimeve që jep Banka Botërore.

Përse nuk dënoncohen rreth 60 mij qytetarë që marrin pensione me dokumenta të manipuluara? Kush mban përgjegjësi për fshehjen e këtij krimi apo konvertohen në vota?

Edhe pse institucioni i sigurimeve nuk punon e ha bukë me paratë e taksapaguesëve ka një numër të paimagjinueshëm punonjësish kryesisht politik e militantë, bëhen shpenzime marramëndëse për tendera e udhëtime jasht shtetit si dhe shpenzime pritje-përcjellje pa hesap. A duhet të merret Kontrolli i Lartë Shtetit me këto institucione dhe me Inspektoriatin e Punës dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit që janë shndrruar në aparate jo humane dhe thjesht në defterxhinj të zellëshëm në shërbim të pushtetit.

Ideja për rritjen e moshës së përfitimit të pensionit pleqërisë është e pa vend sa kohë minimumi jetik i pa shprehur është jo më shumë se 100 euro. Vetë vëndet nordike që kanë pagën minimale 5 mij euro nuk mendojnë për pension ndaj ato dalin edhe 70 vjeç.

Sa i takon vëndeve të rajonit ato janë ende 55 vjeç për gratë dhe 60 vjeç për burrat dhe një pjesë e tyre si Greqia apo Italia po tentojnë ta bëjnë tani aq sa e kemi ne sot pra 60/65 vjeç.

Skemën nuk e shpëton rritja e moshës por rritja e të ardhurave të cilat duhet të jetë objektiv kryesor për çdo qeveri, lufta kundër punës zezë si dhe mbështetja e reformave që barra e sigurimeve të kalojë nga shteti tek privati puna e së cilës sapo ka filluar por ende e pa mbështetur seriozisht nga qeveria. Këto do të ishin disa masa paraprake por jo e gjitha.

Në se detyrat dhe reformat në këtë sektor do të shikohen në funksion të zgjedhjeve elektorale sigurisht që nuk do të ketë zgjidhje dhe kriza e moshës së tretë do të jetë përmanente dhe e pashmangshme.

Unë nuk besoj se do të merret kush me këto plagë të mëdha sociale për shkak se zoti Berisha meqënëse nuk j’ua mbush mëndjen të mëdhenjëve ka filluar tu bëjë moral e ti bindë kalamajtë që tu bëjnë presion prindërve të tyre ta votojnë atë dhe partinë e tij që të shpëtojnë nga mëkatet.

Qeveria tashmë e shikojnë të gjithë të shpërndarë në fushatë ndërkohë që taksapaguesit i paguajnë ata për ti shërbyer qytetarëve shqiptarë.

Mesazhet promocionale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për moshën e tretë dhe Konferencat Kombëtare kushtuar kësaj moshe nuk ofrojnë gjë për tryezat e tyre.

Botuar në gazetën Zëri Popullit, e Mërkurë 17 Tetor 2012