Të gjithë nënshtetas amerikane janë, në origjinë, kombësi e jashtë saj janë. Është shtet shumëkombësh, shtet relativisht i ri e vënd shumë i madh, treqindmiljonësh dhe merren vesh sikur të ishin fare pak. Njerëz me kombësi, raca dhe vënde të ndryshme kanë realizuar mrekullinë pra diversitetin e kulturës amerikane. Është kultura demokratike, kampione në llojin e vet, pra që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëjnë vëndin më të madh në botë dhe jo vetëm për nga popullsia.
Në librin Alexis De Tocqueville “Demokracia në Amerikë“ autori thotë “E pranoj që në Amerikë pashë më shumë se Amerikën, pashë imazhin e vet demokracisë“.
Mbi të gjitha institucionet dhe jashtë tij, të gjitha format e politikave ekzekutive e shoqërore janë nën sovranitetin absolut të popullit.
Besimi fetar është i ndryshëm por harmonia dhe respekti ndaj të gjitha feve është shëmbulli i gjallë i tolerancës fetare dhe demokratike.
Një popull që edukatën e parë kanë punën së cilës i përkushtohen shumë. Secili sheh punën e tij. Indiferentë për politikën dhe ngjarjet por të vëmëndëshëm atëhere kur duhet.
Është nga popujt e pakët e të veçantë që betimin ndaj dokumentit historik të pavarësisë të udhëhequr nga Tomas Xheferson e mbajti.
Themeluesit e kombit madh amerikan kanë besuar në idetë e tyre për të bërë një komb të veçantë dhe ja kanë arritur.
Amerika u krijua si një vënd ku sundon ligji dhe jo njerzit. Për këtë arsye, koncepti i lirisë dhe i barazisë u bënë themeli i organizimit dhe i funksionimit politik i shoqërisë amerikane.
Abraham Linkoln do të thoshte: Amerika “u lind në liri“ dhe u motivua nga ideja se qeveria duhet të jetë “e popullit, nga populli dhe për popullin”.
Kjo pra është ideja që sot i bashkon të gjithë amerikanët në një komb të vetëm.
Kësisoj ato analizojnë me kujdes të tashmen dhe sytë i mbajnë nga e ardhmja. E ardhmja për ta është prioritet e mjaft i rëndësishëm.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë përmanente ka përhapur dhe përhap demokracinë kudo në botë ku si rezultat janë rritur e promovuar të drejtat e njeriut, racore,gjinore etj. Kjo u pa dhe në vëndet e Afrikës Veriore por dhe përpjekjet që po bën për liri e vendosur demokracinë në Siri, Iran, e gjetkë etj. Sigurisht që roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ndjehet fuqishëm edhe për shkak të demokracisë së brishtë që ka ky vënd. Ndihma dhe solidariteti ndaj vëndit tonë është i veçantë dhe i përveçëm. Ato janë një vlerë, afirmim, e një gjest mjaft miqësor ndaj popullit tonë.
Ndihma dhe kontributi historik për shqiptarët e Kosovës do ngelet gjatë në memorjen e shqiptarëve kudo që janë të cilët ju detyrohen.
SHBA është nga pak vëndet që globalizmin e ka vënë në shërbim të globit pra e thënë ndryshe “Botë pa Kufi“. A nuk e vërejmë këtë fenomen tek pranimi i mijra e mijra qytetarëve nga vëndet e varfëra nga e gjithë bota për tu bërë pjesë produktive në zhvillimin e këtij vëndi pa i dalluar ato nga qytetarët e vet.
Sa për karierën secili është i lirë ta zhvillojë atë në bazë të aftësive bazë e së cilës është konkurimi i vlerave. Është i vetmi vënd në botë që edhe kur nuk je shtetas amerikan pra i huaj ke të drejtë të konkurosh për një vënd pune bazuar në rregullat që ka ky vënd. Në se ka sot një stabilitet relativ global, kjo është dhe për meritë të SHBA-së. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vëndi që jep kontribut të veçantë për paqën dhe stabilitetin në botë. Roli i tij në botë është determinues dhe i pazëvëndësueshëm.
Kjo është arsyeja që njerzit e vlerave gjejnë strehë e kushte në Amerikë. Janë mijra shqiptarë që janë natyralizuar atje dhe ndjehen mirë veçse kanë merakun e Shqipërisë që vazhdon të notojë në ujra të turbullta. Atje të thonë se gjëndet shkolla e vërtetë, atje mund të mësosh se si zbatohet ligji, si punohet, si luftohet korrupsioni e krimi i organizuar, si zhvillohen zgjedhjet, si drejtohet e administrohet shteti dhe fenomene të tjera të papajtueshëm me ligjin.
Qindra shqiptarë kanë përfunduar shkollat atje, masterat madje dhe doktoraturat dhe të gjithë punojnë atje për shkak se nuk i afron njeri. Qeveria ka prioritet militantët të cilët janë sistemuar dhe me diploma të marra në universitetet private për pak kohë dhe pa mësuar asgjë dhe mburret me doktorat që janë bërë të tillë sa çel e mbyll sytë kur në SHBA duhet së paku 6 deri 7 vjet.
Liritë e të drejtat gati – gati janë të pakufizuara. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka disa shkolla shqipe, radio shqipe dhe televizione shqiptare ndërkohë që në europën plakë këto të drejta janë ende tabu për tu relizuar për shkak se ende nuk jemi gati nga nacionalizmat.
Është e kotë njëherësh e padrejtë të flasësh për antiamerikanizmat dhe amerikanizmat. Shqipëria në historinë e saj ka regjistruar shumë armiq që ja kanë patur me hile dhe shumë pak miq. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të na japin forcë e besim sepse në rradhë të parë duhet të besojmë tek demokracia e tyre që rezaton sot në të gjithë botën të mbushur me rreziqe.
Botuar në gazetën Zëri Popullit, e Shtunë 1 Shtator 2012
Botuar në gazetën Metropol, e Mërkurë 5 Shtator 2012