Ideatori për krijimin e Bashkimit Europian ishte Ministri Jashtëm francez Robert Schuman me 9 maj 1950 në të cilën ai parashtroi idetë e përpunuara më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive të qymyrit e çelikut.
Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Europian pra më 18 prill 1951. Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë Luksenburgu, Franca, Gjermania, Belgjika, Italia e Hollanda, pikërisht vëndet që ju bashkuan kësaj nisme.
Në 8 PRILL 2011, në Beograd u organizua një konferencë ndërkombëtare me titull “Politika e Turqisë në Ballkan’. Në këtë konferencë morën pjesë diplomatë, studjues, akademikë nga Turqia, Bashkimi Europian dhe nga vëndet e Ballkanit Perendimor.
Ajo që ra në sy në këtë samit, ishte politika që ndjek Turqia me vëndet e Ballkanit Perendimor dhe a është Turqia në garë me Brukselin.
Siç e kemi vënë re Turqia dhe politika e saj e jashtëme po përshkohet nga një dinamizëm në rritje të politikës saj jo vetëm në Ballkan por edhe në krizën e Afrikës Veriore dhe sidomos me Libinë dhe Sirinë.
Ballkani është një mozaik popujsh që dallojnë ndërmjet tyre nga origjina etnike, besimi fetar, gjuha e kultura. Këto dallime kanë shërbyer shpesh si burime konfliktesh të cilat kanë prapavijë historinë e vjetër.
Duke patur parasysh se në Ballkan ndasitë janë komplekse, është e qartë se nevoitet një shqyrtim i ndarë për çdo faktor.
Në se dikush shikon hartën etnike të Europës, atij do ti bie në sy mospërputhja e mprehtë midis shteteve perendimore dhe lindore.
Karakteristikë dalluese e vëndeve të Ballkanit është se ato janë pritëse të minoriteteve të mëdha etnike të përqëndruara kryesisht në kufijt me shtetet fqinjë nga ku edhe këto minoritete kanë ardhur.