Në 8 PRILL 2011, në Beograd u organizua një konferencë ndërkombëtare me titull “Politika e Turqisë në Ballkan’. Në këtë konferencë morën pjesë diplomatë, studjues, akademikë nga Turqia, Bashkimi Europian dhe nga vëndet e Ballkanit Perendimor.
Ajo që ra në sy në këtë samit, ishte politika që ndjek Turqia me vëndet e Ballkanit Perendimor dhe a është Turqia në garë me Brukselin.
Siç e kemi vënë re Turqia dhe politika e saj e jashtëme po përshkohet nga një dinamizëm në rritje të politikës saj jo vetëm në Ballkan por edhe në krizën e Afrikës Veriore dhe sidomos me Libinë dhe Sirinë.
Diskutantët në këtë konferencë, interesimin në rritje të Turqisë kundrejt Lindjes së Mesme dhe Ballkanit Perendimor mundohen ta shpjegojnë me shqetesimet në lidhje me ekonominë dhe sigurinë kombëtare.
Nga ana tjetër përfaqësuesit turq shpjegojnë se nuk kemi qëllime të tjera përveç dhënies se kontributit për paqën dhe stabilitetit në rajon e më gjërë.
Ata gjithashtu theksuan se ambiciet turke janë në sinkron dhe përputhje të plotë dhe me objektivat e Bashkimit Europian për këtë rajon.
Të tjerë mendojnë se synimet e politikes turke mbështeten në arsye ideollogjike dhe kërkojnë të jenë aktorë të rëndësishëm në rajon.
Ndërkaq, ka mendime se Turqia me politikën e saj synon vendosjen e neoosmanizmit ne Ballkan.
Sidoqoftë një gjë është e vërtetë që politikën Turke në Ballkan nuk njihet mjaftueshëm, të mos themi se e njohim shumë pak në vëndet e Ballkanit Perendimor.
Në një analizë tjetër të bën përshtypje që Turqia po bën një politikë identike me Rusinë, pra përdor potencialin e vet për tu futur në ekonomitë e vëndeve Ballaknike.
Kështu, në Shqipëri bleu 76 përqind të aksioneve të Albtelekomit shqiptar përfshirë dhe operatorin e celularit Eigle Mobil edhe pse me marrveshje ka përsosjen dhe përmisimin e teknologjisë deri tani nuk ka bërë asnjë lek investim. Përkundrejt kësaj ka hequr nga puna 1500 vetë duke i bërë në këtë mënyrë të pa shpresë për të siguruar jetesën.
Kompanive turke ju dha tenderi i rrugës Rrogozhinë – Peqin – Elbasan dhe si nënkontraktor rruga Durrës – Kukës – Morinë.
Por jo vetëm kaq. Kompania turke ka uzinën e prodhimit të çelikut dhe hekur betonit në Elbasan, tjetër kompani ka marrë me konçension sheshin e kontainerëve në portin detar Durrës. Pra janë dhënë kompanive turke ndërkohë që mund t’ju ishin dhënë kompanive shqiptare. Kini parasysh se edhe rrugën Rrogozhinë-Peqin-Elbasan e lanë pa përfunduar dhe paratë i morën pa bërë punën. Kompanitë turke i gjejmë edhe në arsim e gjetkë.
Jo vetëm tek ne, por edhe në Kosovë. Atje e njëjta kompani që ndërtoi superstradën e Kukësit po ndërton superstraden Prizren-Prishtinë – Merdarë, dhe pretendon të blejë dhe Post –Telekomin e Kosovës por qeveria ka hasur në reagimin e opozitës dhe deri tani nuk është bërë akoma.
Sipas informacioneve jo zyrtare rezulton të ketë hyrë dhe në Bosnje –Hertzegovinë. Karakteristikë dalluese e kompanive turke është se nuk investojne me paratë e tyre asnjë lek, madje sipas shtypit të përditshem mendohet se Albtelekomin do t’ia shesin kompanisë gjigande kineze 3 COM CORP HUAWEI.
Kompania në fjalë bleu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmën Amerikane 3 Leaf Systems për 2 miljon dollarë por shitja u bllokua nga autoritetet amerikane për shkak se penetrimi i kësaj kompanie në tregun amerikan përbën kërcënim për sigurimin kombëtar të Amerikës.
Po tek ne a përbën ndonjë kërcënim për sigurinë apo e kemi të sigurtë sigurinë kombëtare dhe nuk na cënojnë sepse na kanë frikë?
Po pse pikërisht në vëndet me shumicë mislymane ka hyrë fort dhe jo në vëndet e tjera me besim katolik e ortodoks? Çfarë qëllimi kanë veçanarisht në Shqipëri dhe Kosovë?
Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Jashtëme duhet të jetë e sinqertë
dhe e hapur me publikun. Ne kemi të drejtë të informohemi mbi marrdhëniet tona me Turqinë, niveli i tyre dhe perspektiva e afërt dhe e largët.
E pra në këto marrdhënie dalin shumë pyetje që kërkojnë përgjigje të cilat duhet të jenë në përputhje me interesat kombëtare duke ruajtur të paprekur sovranitetin e tërësisë territoriale të vëndit tonë.
Botuar në gazetën Dita, e Martë 6 Korrik 2011