Ideatori për krijimin e Bashkimit Europian ishte Ministri Jashtëm francez Robert Schuman me 9 maj 1950 në të cilën ai parashtroi idetë e përpunuara më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive të qymyrit e çelikut.
Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Europian pra më 18 prill 1951. Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë Luksenburgu, Franca, Gjermania, Belgjika, Italia e Hollanda, pikërisht vëndet që ju bashkuan kësaj nisme.
Bashkimi Europian ka në themel të punës së saj pesë drejtime kryesore:
- Liria, siguria dhe drejtësia,
- Qytetaria e bashkimit,
- Politika e jashtëme,
- Institucionet e Bashkimit Europian.
Për ndjekjen e të gjithë problemeve që ka kjo organizatë janë ngritur struktura të posaçme si Këshilli i Europës, Këshilli i Ministrave, Parlamenti Europian, Këshilli I Bashkimit Europian,
Komisioni Europiqan, Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe tani së fundi kanë paralajmëruar të ngrënë një strkturë për ndjekjen e treguesëve makro, problemet e borxhit të vëndeve antare të Bashkimit Europian me qëllim parandalimin e krizave ekonomike e financiare.
Amerika u themelua nga trembëdhjetë vëndet koloni të Britanisë së Madhe. Më katër korrik 1776 ato nënshkruan deklaratën e panvarsisë njëherësh dhe bashkimin në një shtet të vetëm.
Kuvendi i Filadelfias hartoi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme, me një qeveri të fuqishme qëndrore.
Karta e të drejtave të njeriut e përbërë nga dhjetë amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua në vitin 1791.
Në shekullin XIX, Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan toka nga fuqitë europiane si Franca, Spanja, Anglia, Meksika dhe Rusia.
Më 1870 ekonomia kombëtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmohet si ekonomia më e madhe në botë dhe më 1945 ajo shfaqet si vëndi i parë me armë bërthamore dhe fuqia numër një ushtarake në glob.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës është federate më e vjetër e botës. Janë Republikë Kushtetuese ku sundimi i shumicës zbutet nga të drejtat e pakicës mbrojtur prej ligjit.
Qeveria rregullohet nga sistemi i ndarjes së pushteteve, ”shqyrtimit dhe barazpeshimit” (checks and balances), siç përkufizohet nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është dokumenti supreme ligjor i vëndit.
Qeveria federale përbëhet nga tre sektorë:
- Ligjvënëse,
- Ekzekutivi,
- Gjyqësori.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë operuar me sistem dypartiak gjatë pjesës më të madhe të historisë. Ky sistem i ka dhënë mjaft rezultate pozitive këtij vëndi që vazhdon të ketë rolin kryesor në gjithë globin.
Çdo shtet brënda federatës administron ekonominë brënda juridiksionit vet. Çështjet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen dhe politikën ndërkombëtare i ndjek qeveria federale i kryesuar nga Presidenti i Republikës.
Përvoja e shekullit të fundit pavarsisht ndonjë luhatje të vogël ka treguar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shëmbulli i qartë dhe i shkëlqyer se si mund të funksionojë kjo federatë gjigande. Ajo tashmë ka dhënë prova të padiskutueshme se ka shkollën e demokracisë më moderne, demokraci e cila rrezaton në të gjithë vëndet e tjera të botës.
Sigurisht Amerika është nga vëndet e pakta në botë që ka një popullsi shumëngjyrësh e nga të gjitha kombësitë e botës. Pikërisht ky është çelsi i suksesit tyre që bashkëjetojnë dhe nuk kanë asnjë problem të paktën nga ato që shfaqen në Europë.
Po le ti kthehemi Europës ëndrrës shqiptare pse jo dhe të gjithë vëndeve jo antare të Bashkimit Europian që aspirojnë të antarësohen në këtë organizatë.
Pa dashur ti futem historisë dua të nënvizoj faktin se nuk ka vënd që nuk e dëshiron lëvizjen e lirë të njerzëve, kapitaleve nga e cila buron zhvillimi. Pra nuk ka vënd për keqkuptime.
Ecejaket europiane për të pranuar antarë të rinj në Bashkimin Europian diku me kushte dhe diku pa asnjë kusht e ka vënë në pikpyetje performancë e organizatës. Me sa duket shoqëria europiane nuk janë të përgatitur ende për bashkimin sepse i trëmb ndryshimi ndërsa amerikanët jo vetëm që e mirpresin ndryshimin por e nxisin atë.
E keqja më e madhe e komunitetit Europian është shteti nacional, nacionalizmat dhe mentalitetet politike europiane.
Bie fjala aderojnë në Bashkimin Europian shtete por edhe mikroshtete të cilat nuk janë faktor në kontinent. Në se do ta shikojmë me këtë sy, kemi të drejtë të mendojmë se Luksenburgu është vënd me 300 mij banorë aq sa kemi aktualisht qytetin e Fierit, Andora, pse jo dhe Bullgaria e Rumania të cilat kanë jo pak probleme të afishuara nga strukturat europiane, e megjithatë janë në Bashkimin Europian.
Po Estonia, Letonia, e Lituania çfarë kushtesh plotësuan apo janë vënde kufitare me Rusinë.
Europa e bashkuar deri pak kohë më parë nga një utopi që ishte, u kthye në një projekt konkret politik i cili gjatë gjithë kohës është në lëvizje dhe zhvillim.
Europa nuk bëhet Amerikë, sepse ishte ajo që bëri luftën në Serbi dhe mori në mbrojtje popullin e Kosovës, ishte ajo që mbështeti Maqedoninë dhe një mori nismash politike. Eshtë ajo që drejton luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në Afganistan, Irak dhe në të gjithë vëndet e Afrikës Veriore, është pikërisht ajo që promovon demokracinë në të gjithë botën dhe ajo që mbështet fuqishëm idenë e bashkimit Europian.
Europa është me shumë probleme ndaj ajo duhet të nxitojë dhe të pranojë edhe vëndet e mbetura në Bashkimin Europian pa kushte.
Të gjitha shtetet kanë pretendime ndaj njëri tjetrit të cilat i bëjnë me metoda të tërthorta politike. Kështu Hungaria pretendon Vojvodinën, Greqia pretendime ndaj Maqedonisë, Turqisë dhe Shqipërisë, Bullgaria pretendime ndaj Maqedonisë, Serbia ndaj Rumanisë, Bosnjës e Kosovës, vëndet baltike ndaj Rusisë, Shqipëria ndaj Greqisë, Malit Zi, Maqedinisë dhe Serbisë, Italia ndaj Sllovenisë, Turqia ndaj Qipros dhe Greqisë, e kështu me rradhë. Të gjitha këto probleme janë fashitur sepse bie koncepti i kufijve me anëtarsimin në Bashkimin Europian.
Atëhere në se është kështu pse nuk pranohen pa dallime apo europa ende jo e gateshme ti presë këto vënde.
E vërteta është se ka disa probleme të lindura vitet e fundit. Traktati i Mastrihtit nuk e ratifikuan të gjitha vëndet, në zonën shengen nuk është Anglia por dhe në zonën euro, problemin e Mitrovicës veriut në Kosovës ende nuk e ka zgjidhur si dhe shume probleme te tjera që here here kërkojnë ndërhyrjen amerikane.
Krizat ekonomike e borxheve ka tronditur gjithë komunitetin. Shikoni problemet me krizën greke dhe rreziqet që vijnë çdo ditë nga humbjet e aksioneve. Monedha e euros ka krijuar disa probleme të pa këndëshme. Me sa duket bashkësia ka probleme menaxhimi dhe nuk mund të përballojë problemet që ka.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë dinamike ka theksuar se Ballkani duhet të futet në Bashkimin Europian en block dhe pesë vëndet e Bashkësisë që s’e kanë njohur ende Kosovën, duhet ta bëjnë atë menjëherë, në se duhet të ecin drejt të ardhmes së përbashkët, në të kundërtën Europa do të paguajë kamat vonesa.
Botuar në gazetën SOT, e Mërkurë 14 Shtator 2011