Ballkani dhe interesat rajonale

Ballkani është një mozaik popujsh që dallojnë ndërmjet tyre nga origjina etnike, besimi fetar, gjuha e kultura. Këto dallime kanë shërbyer shpesh si burime konfliktesh të cilat kanë prapavijë historinë e vjetër.

Duke patur parasysh se në Ballkan ndasitë janë komplekse, është e qartë se nevoitet një shqyrtim i ndarë për çdo faktor.

Në se dikush shikon hartën etnike të Europës, atij do ti bie në sy mospërputhja e mprehtë midis shteteve perendimore dhe lindore.

Karakteristikë dalluese e vëndeve të Ballkanit është se ato janë pritëse të minoriteteve të mëdha etnike të përqëndruara kryesisht në kufijt me shtetet fqinjë nga ku edhe këto minoritete kanë ardhur.

Nuk ka dyshim se përkatësia trifetare e shqiptarëve, harmonia e bën më të pasur, më të përbërë identitetin tonë kombëtar. Këtë fakt e dëshmon historia jonë e shkëlqyer e të dhënat e panumurta të kulturës tonë të lashtë.

Sigurisht që ky faktor ka qënë i rëndësishëm jo vetëm brënda kufijve tanë por ka rrezatuar një shëmbull të shkëlqyer edhe në këtë rajon të trazuar.

Aleancat sllavo-ortodokse e cila nënkupton marrdhëniet ndërmjet Athinës, Beogradit dhe Moskës njihen në qarqet europiane për interesat e tyre në Ballkan.

Megjithse ligji shqiptar u ndalon shitjen e tokës bujqësore për shtetasit e huaj, shënohen shumë raste që shtetasit e huaj të bëhen pronarë të trojeve në bregdetin jugor shqiptar.

Nga statistikat bëhen publike se blerësit janë kryesisht grekë sepse “Jugun e Shqipërisë e konsiderojnë token e tyre të shënjtë“, serbë dhe ruse të cilët joshin pronarët me çmime mbi nivelin e tregut.

Sipas kritereve që përcakton legjislacioni ynë pra ligji Nr. 7501 për tokën dhe ai 8053 datë 21. 12.1995 për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, mbi 80 përqind e fondit të tokës ka kaluar në pronësi private.

Në këto rrethana aktualisht ka rreth 430 mij pronarë private të tokës. Janë pikërisht këto që kanë prishur rregullat e lojës dhe kanë shitur tokën shtetasve të huaj kryesisht grekëve, rusëve dhe serbëve.

Në se do të vepronim të gjithë kështu, duke u nisur nga përfitimet e çastit do rrezikonim jo vetëm pasuritë, por dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Sigurisht që ne vazhdojmë ende të jemi shtet me institucione të dobta që nuk kryejnë funksionet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën.

Nga informacionet që vijnë nga firmat immobiliare ka dhe mjaft shtetas maqedonas që po blejnë troje në këto zona dhe çmimi i tyre varion nga 600 deri 800 euro për metër katror.

Ndërkaq biznesmenët rusë me prapavijë politike po blejnë troje në Gjirin e Lalzit, Vlorë, Himarë e Sarandë, duke zbatuar në këtë mënyrë strategjinë e Malit Zi.

Këto fakte janë bërë me dije nga zyrtarët më të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror të cilët kanë informuar më këtë rast Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Mafia ruse të udhëhequr nga poitika kanë blerë sektorë strategjikë në Beograd si Agjensinë Ajrore JAT, ndërmarjet energjetike, në Malin e Zi, Telekomin dhe Operatorët celularë dhe një pjesë të mire të bregdetit të tyre në Budva, Petrovac, Ulqin, Bar etj.

Siç vihet re këtë strategji po e zbatojnë edhe në vëndin tonë që në se nuk e ndalim me kohë, do të ketë pasoja për të sotmen e të ardhmen e brezave që po rrisim.

Kjo politikë i ka dhënë rezultat qeverisë ruse duke përdorur paratë, gazin, naftën e qymyret, për të qënë dhe ai lojtar i rëndësishëm në politikat globale. Këtë, ato e demostruan dimrin që shkoi kur ja prenë furnizimin me gaz Francës dhe Gjermanisë, por dhe vëndeve të tjera.

Pra ka ardhur koha ti thërrasim ndërgjegjes juridike, publike dhe morale që të bëhemi zot të fateve tona.

Fatin tonë nuk e përcakton një njeri, grup njerzish, as dhe një institucion qoftë ky, por populli që ka shkruar me gjak historinë e tij.

Duke analizuar më me hollësi këto ndodhi, të bën përshtypje fakti që rusët dhe grekët janë më të interesuarit për ndarjen e kufirit detar në jug të Shqipërisë, nga të cilët grekët do përfitonin 355 mij metra katror ose më saktë, zonën naftembajtëse dhe gazsjellëse që ata vetë e kanë zhbiriluar qysh në vitin 1957, ku përfituesi de jure do jenë grekët dhe de facto rusët që përmes kompanive të tyre do të shfrytëzonin arin e zi. Sidoqoftë do te ishte katastrofë për qeverinë shqiptare të bëjë këtë lëshim.

Propaganda greke vazhdon presionin për realizimin e kësaj nisme, madje ato Vorio-Epirin ose Korçën, Himarën, Sarandën, Gjiroka-stren i quajnë territore greke. Këtë e bëri hapur konsulli grek në Korçë, bile dhe njerzit i quan qytetare grekë. A ka lidhje ky fenomen me regjistrimin e popullsisë shqiptare mbi baza feje e etnie që kundershtohet me forcë në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptare. E megjithatë le t’ia lëmë kohës ta vërtetojë.

Pra Ballkani është vëndi ku bashkëjetojnë rreth 20 popuj të cilët flasin gjuhë të shumta dhe perfaqësojnë të trija besimet fetare, katoliçizmin, ortodoksizmin dhe myslimanizmin.

Ballkani është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Europës Juglindore e cila ka një siperfaqe prej 550 mij kilometra katror dhe një popullsi afro 60 miljon banorë.

Historikisht Ballkani ka qënë njeri nga rajonet me te trazuara në kontinentin tonë.

Luftrat ballkanike dhe lufta e parë botërore që pasoi, i dhanë fund paqës në këtë rajon. Pas vitit 1990 e më pas Ballkani u bë përsëri arenë e trazirave dhe e konflikteve.

Duket qartë se faktoret e rinj politikë, tendencat dhe shpërbërjet në ish Jugosllavi bënë qe disa gurë të caktuar në histori të shkojnë në vëndin e tyre.

Në veçanti vendet si Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Kosova qe zënë vend në Ballkanin Perendimor, kanë kaluar permes disa proçeseve shume të rëndësishme ndryshimi që nga shpërbërja e Jugosllavisë dy dekada më parë.

Nacionalizmat, ndarjet etnike, infrastruktura e dobet e ekonomive të këtyre vëndeve dhe mungesa e bashkëpunimit rajonal bënë që këto proçese të përparojnë mjaft ngadalë.

Sigurisht që shpallja e panvarsisë e Kosovës ka ndikuar seriozisht në zhvillimet në Ballkan e më gjërë.

Kosova mund dhe duhet të pranohet si faktor i rëndësishëm paqeje e stabiliteti rajonal. Ajo po jep një shëmbull paqeje dhe pajtimi me fqinjët dhe në veçanti me serbët për të parë nga e ardhmja pa harruar të shkuarën.

Sigurisht vendimi i Gjykates Ndërkombëtare të Drejtesisë ka ndikuar në politikat rajonale.

Shqipëria dhe qeveria saj adaptoi një pozicion që ishte vazhdimi dhe thellimi llogjik i politikës së saj të re.

Qeveria shqiptare ishte nga të parat që e vuri veten në rradhët e koalicionit antiterrorist dhe për këtë ajo ka kontribuar dhe konkretisht për këtë çështje si në Afganistan, Bosnje-Hercegovine etj.

Për shkak të padrejtësive historike, shqiptarët kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol kyç në rajon. Këtë gjë po bëjnë dhe Kosovarët edhe pse me shumë probleme që nuk varen vetëm nga ata.

Europa Juglindore po përjeton një realitet të ri politik dhe ekonomik. Të gjithë vëndet kërkojnë antarësimin në strukturat euroatlantike dhe në Bashkimin Eurpian. Sigurisht që kjo është një fitore e papë- rfunduar dhe jo shumë e sigurtë. Kjo per shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të politikave ekonomike dhe politike.

Dimensioni i ri i integrimit ballkanik, të cilit i duhet të ecë larg ndarjeve ideologjike dhe nacionaliste, është boshti bazë i integrimit më të gjërë rajonal.

Ne nuk na duhet të shpikim politika por ti përqafojmë ato me guxim, modele të provuara nga ku duhet të zgjedhim ato më efektivet.

Sipas shifrave të Bankës Botërore, shqiptarët edhe pse raportojnë një rritje të admirueshme ekonomike përsëri ato po pasurohen me ngadalë, fuqia blerëse ka rënë, ndërkohë që dhe varferia e papunësia është në shifra shqetësuese. Sigurisht që nuk është e lehtë të shpjegosh prirjet se si funksionon bota sot dhe si do të jetë e ardhmja dhe dinamika e saj.

Bota sot, por edhe rajoni, po përjeton luftra shkatërrimtare dhe me pasoja të mëdha per popujt si defiçite të pakontrolluara, çmime të larta e të papërballueshme, vrasje, gjakmarrje, korrupsion, trafiqe, informalitet në politikë, ekonomi e kudo, krim të organizuar, terrorizëm i kthyer në çeshtje dite, krizë financiare etj.

Sistemi qe po jetojmë e ka kaluar periudhen e artë dhe tashmë janë shfaqur vështirësitë që paralajmërojnë kriza të tjera përveç asaj financiare.

Duhet pranuar se sistemi ndërkombëtar gjëndet sot jasht ekulibrave dhe shpesh herë e vështirë të mbahet nën kontroll.

Eshtë pikërisht kjo arsyeja që fuqitë e mëdha po harxhojnë shumë energji për stabilitetin dhe për një botë ndryshe, të qetë, demokratike, e të begatë.

Pasojat e luftës parë botërore sidomos në Europë, Azi dhe Afrikë ishin të shumta për shkak se solli ndryshime kufijsh mes vëndeve dhe lindjen e shteteve të reja.

Edhe lufta e dytë botërore ishte e tmerrshme dhe la shumë pasoja disa prej të cilave ndjehen edhe në ditët tona.

Ngjarjet e kohëve të fundit në Libi, Tunizi, Egjypt, Armeni, Algjeri, Jemen, Jordani, Irak, Çad, Afganistan, Pakistan, Siri, etj po ndryshojnë botën.

Sigurisht që këto zhvillime kërkojnë analizë të hollësishme nga politologë, analistë, diplomatë dhe institucione të specializuara për këtë qëllim, dhe kërkon të bëhen prognoza për të ardhmen e këtij rajoni dhe impakti që japin ato në rajone të tjera.

Vitet 2010 – 2020 parashikojnë të na sjellin një konflikt global që parashikohet i tejkaluar, por që do bërë kujdes të madh.

Nëqoftëse burimet energjetike kanë qënë shkaqet reale të luftës së fundit botërore dhe të konflikteve më të fundit me tension të lartë dhe të ulët, uji i pishëm, zija e bukës si pasojë e ndryshimeve klimaterike apo të përdorimit për qëllime jo ushqimore të tokave të kultivueshme, do të jenë sipas çdo gjase në origjinën e tensioneve të reja, të afta qe të gjenerojnë luftra zonale e më gjërë.

Endërrat e dominimit të botës është lajmotivi i vërtetë që vë në lëvizje të gjitha luftrat dhe konfliktet politike.

Dekadat e fundit janë akumuluar mjaft probleme të mëdha që kërkohet vullnet i madh për ti zgjidhur.

Tashmë është e qartë se prioritetet që ka Amerika janë lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, Afrika Veriore, Iraku, Irani, Koreja e Veriut dhe problemet e brëndëshme ekonomike.

Për sa i përket çështjeve ekonomike, kemi një ç’rregullim të balancave globale.

Shqetesimet e fundit që erdhën nga krizat e Europës kanë ndikuar gjithashtu. Në se do të rikthehet reçensioni, askush nuk është në gjëndje të parashikojë pasojat.

Shqipëria ka historinë e saj dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përpjekur ta ndihmojnë atë të bëhet më demokratike dhe ta ndihmojë atë në rrugën e progresit e zhvillimit ekonomik.

Kosova gjithashtu është një produkt amerikan në se shprehemi kështu. Ndërhyrja për largimin e trupave Serbe dhe shpallja e panvarsisë atje, ishin vullnet i SHBA-së dhe shëmbull i qartë i solidaritetit të humanizmit në botë.

Turqia i kushton rëndësi rritjes së nivelit të bashkëpunimit rajonal në këtë zonë problematike fillimisht do duhet të rritet dialogu ndërqeveritar. Nga ana tjeter Turqia e di mire se një nga rruget e thellimit të bashkepunimit politik kalon nga rritja e bashkepunimit ekonomik. Pra Turqia inkurajon çdo nismë për bashkëpunim ekonomik e më gjërë.

Në këtë kuptim Turqia ka blerë në Shqiperi Albtelekomin dhe administron dhe kompaninë celulare Eigle-mobil, uzinën e prodhimit të çelikut dhe hekur betonit në Elbasan, bashkëpunim në ndërtimin e infrastrukturës në rrugët Rrogozhinë-Elbasan, Durrës-Kukës-Morinë – Prishtinë – Merdare, në fushën spitalore dhe kujdesit shëndetësor etj.

I tillë bashkëpunim vërehet dhe në vende të tjera ballkanike si ne Rumani e gjetkë. Vëndet e rajonit, ballkani duhet të kapin kohën e humbur sa i takon bashkepunimit. Ato nuk duhet të presin shumë nga Bashkimi Europian. Tashmë vëndet e kësaj organizate kanë hallet e tyre sa i takon krizave qe janë shfaqur në Greqi, Portugali, Spanjë etj. Në situata të dobta ndodhet edhe Maqedonija dhe sidomos Serbia.

Bashkepunimi rajonal në Ballkan është kontribut i rëndësishëm për rritjen e forcimin e stabilitetit rajonal.

Sa më shpejt të rritet e thellohet ky bashkëpunim, aq më i garantuar do të jetë paqja e siguria në Ballkan.

Rusia ndryshe nga të tjerat ka zgjedhur me politikat e saj modelin e nënshtrimit ekonomik, për të gllabëruar ballkanin. Ato parashikojnë të zhvillojnë transportin e gazit drejt Shqipërisë përmes jugut të Serbisë duke e përcjellë nga Bullgaria.

Shoqeria ‘Lukoil‘ e zgjedhur enkas nga rusët po investon dy miljard euro në bashkëpunim me shoqërinë gjermane “Siemens“ për ndërtimin e një naftësjellësi që do të transportojë naftë nga Rusia në Kroaci, e më pas direkt e në Adriatik. Në vazhdim të realizimit të këtyre projekteve, me synim depertimin e fuqishem ekonomik në Ballkan (boshti i tyre mbetet kundërshtimi i panvarsisë së Kosovës), Rusia në kohë rekord, ka arritur të blejë e të monopolizojë industrinë energjetike në Malin e Zi dhe në Serbi.

Sipas analistave dhe korespondentëve të huaj, Kosova mbetet shembulli me i qartë i politikës ruse përça e sundo. Qëllimi i Rusisë është të ndërtojë Rusinë e të ardhmes si superfuqi duke shfrytëzuar burimet energjetike gaz, naftë, qymyr, aq të dobishme për vëndet e tjera perendimore.

Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë-Prishtinë-Merdarë-Nish përveç interesave politike të Shqipërisë, më së shumti synon përfshirjen e interesave Serbe e Ruse sepse i siguron atyre daljen në Detin Adriatik.

Jo pa qëllim u mbështet por që ngeli në tentative marveshja e firmosur me palën greke për 355 mij metra katror të bregdetit jugor për shkak të interesave ruse.

Ish Presidenti dhe njëherësh Kryeministri rus Vladimir Putin ka deklaruar zyrtarisht se Rusia po rikthehet me potencialin e saj në rritje, kthehet në ballkan dhe në detin e zi ku Rusia ka interesa të veçanta dhe të rëndësishme në këtë rajon.

Rusia si duket ka vendosur rikthimin në Ballkan jo më në formën e bazave ushtarake por me naftësjellësa, gazsjellësa, terminale e depozita energjie.

Pra Ballkani i duhet Rusisë për ta përdorur si koridor për të dalë në pjesën tjetër përtej Adriatikut.

Politikat e transportit në Ballkanin Perendimor ende vuajnë. Zhvillimi i rrjetit qëndror të transportit rajonal të Europës juglindore paraqet një mundësi të mirë për vëndet e Ballkanit perendimor, për bashkimin e interesave të tyre dhe ndjekjen e zgjidhjeve ekonomike dhe sociale të dobishme nga të cilat përfiton gjithë rajoni në tërësi.

Bashkimi Europian ka një interes të drejperdrejtë në Ballkanin perendimor duke qënë se ky rajon gjeografikisht shtrihet në zëmër të Europës.

Rëndësia e politikës së transportit është shtuar më tej edhe nga fakti se katër koridore paneuropiane kalojnë nëpërmjet Ballkanit Perendimor.

Politika e transportit e Bashkimit Europian në rajon ka tri qëllime kryesore:

I pari, është të përmisojë dhe modernizojë rrjetin e transportit në europën juglindore për hir të zhvillimit social dhe ekonomik.

I dyti, është përmisimi i trafikut në rrjet duke zbatuar masa të reja e të rrepta për vendosjen e sinjalistikave horizontale e vertikale.

I treti, është për të ndihmuar vendosjen e rajonit në përputhje me legjislacionin e transportit.

Për të zhvilluar këto përparësi, Bashkimi Europian është duke zhvilluar bisedime për krijimin e një komiteti që do merret me zhvillimin e transportit të Ballkanit Perendimor, efektet e së cilës mbeten për tu parë.

Rrjeti qendror është percaktuar me Memorandum Mirkuptimi, si një rrjet multimodal, i cili perfshin rrugë, hekurudha, aeroporte, rrugë të brendeshme, porte detare e lumore, telekomunikacion, energjetikë, etj.

Ky rrjet përbëhet nga koridoret V, VII, VIII, IX, X, XII, etj.

Qëllimi është lëvizja e lirë e njerzëve, mallrave dhe i shërbimeve duke i dhënë kështu mundësi zhvillimeve të ekonomive rajonale.

Sipas të dhënave të paraqitura nga observatori i transoportit të Europës Juglindore (SEE), 13 përqind e rrjetit rrugor është klasifikuar si në gjëndje të dobët apo shumë të dobët, ndërsa gati 87 përqind e rrugëve janë klasifikuar si gjëndje e mesme dhe të mirë.

Ekziston nevoja për të përmisuar cilësinë e rrugëve në mënyrë që të zvoglohen vonesat, të evitohet trafiku dhe ndotja e mjedisit e të përmisohet siguria në transport e cila është bërë mjaft problem në të gjitha vëndet.

Gjatësia totale e rrjetit hekurudhor rajonal është 4615 kilometra duke përfshirë 3083 kilometra koridore dhe 1532 kilometra rrugë.

Vetëm 15 përqind e rrjetit qëndror hekurudhor është klasifikuar si në gjëndje të mire, ndërsa 19 përqind në gjëndje të dobët ose shumë keq.

Hekurudha është hallka më e dobët e transportit. Zhvillimi dhe mirmbajtja e rrjetit të transportit kërkon fonde që nuk janë të disponueshme nga sektori publik.

Kjo është arsyeja qe kjo sfidë kërkon bashkëpunim dhe kordinimin me donatorë dhe institucione financiare siç janë Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve etj, të cilat do të mundesojnë realizimin e ketyre ambicieve që sigurisht do të çojnë në zhvillimin dhe integrimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perendimor.

Sidoqoftë në çështjet e zhvillimit të rrjeteve rrugore dhe koridoreve lëvizin interesa të mëdha të cilat në një fare mënyre kondicionojnë zhvillimin e vëndeve të rajonit.

Më poshtë do të flasim për një nga koridoret më të rëndësishme që ishte projektuar të përshkonte territorin shqiptar që sipas të gjithë gjasave tashmë është kopromentuar.

Fjala është për koridorin tetë ose koridori Lindje - Perendim dhe anasjelltas.

Koridori i tetë është nismë e filluar nga viti 1996 nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Sipas inisiatorit ky koridor do të kalonte nga Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria për të kaluar në Bari - Brindizi ose siç u quajt më vonë koridori lindje - perendim dhe anasjelltas.

Për të negociuar lidhur me këtë projekt qeveria e SHBA ngarkoi Agjensinë e Zhvillimit dhe Tregëtisë (TDA). Modalitetet që lidhen me financimin e projektit do bëhesh nga SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe institucionet financiare. Për këtë qëllim qeveria amerikane krijoi kompaninë AMBO e cila siç e merrni me mend ka gërmat e para të shteteve respective nga ku kalon ky koridor.

Për organizimin e studimit të fizibilitetit e cila në fakt është kryer dhe financuar po nga SHBA-ja, u caktua kompania Bechtel dhe pikërisht kompania që ndertoi rrugën Durrës-Kukës-Morinë dhe po vazhdon të ndërtojë rrugën Prizren-Prishtinë-Merdare (kufiri Serb).

Negociatat për këtë koridor filluan zyrtarisht nga viti 1996 nga ana e Ministrisë së Transportit.

Duhet theksuar se në atë kohë ju bë një trajtim i gabuar kësaj çështje sepse ajo u konsiderua si rrjet rrugor (network) dhe jo si koridor që nga pikpamja substanciale janë dy gjëra krejt të ndryshme. Gjithashu ky projekt u trajtua politikisht dhe asnjëherë si problem teknik.

Në memorandumin e mirkuptimit që u firmos në Romë në vitin 1996 nga ana e Ministrit Transportit si përfaqësues i qeverisë shqiptare u pranua dhe u bë fakt se kishim të bënim me rrjet rrugor dhe jo me koridor. Sipas këtij memorandumi, projekti kishte të bënte vetëm me rrugët Durrës – Elbasan-Qaf Thanë dhe kaq.

Me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë në vitin 1997 gjërat ndryshuan në thelb. Delegacionet e Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë kryesoheshin nga Zëvëndësministrat e Transportit, ndërsa bisedimet drejtoheshin nga delegacioni amerikan. Të gjitha vendimet merreshin me konsensus. Nga takimet e zhvilluara në Tiranë, Shkup, Sofie, Vjenë, Washington, Athinë etj u kërkua ndryshimi konceptual nga rrjet rrugor ku Shqipëria nuk përfitonte asgjë në koridor që në thelb do të thotë rrugë, porte detare, porte lumore, aeroporte,transport detar, transport rrugor, transport hekurudhor, telekomunikacion, naftësjellës, gazsjellës etj. Pra kemi të bëjmë me një bllok sistemi zhvillimi.

Preventivi dhe studimi i fizibilitetit që bëri pala amerikane me firmën Bechtel kushtoi 1, 2 miljon dollarë dhe u financua falas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky projekt parashikonte ndërtimin e naftësjellësit dhe gazsjellësit nga Burgasi e Varna – Shkup – Patos – Vlorë nga ku në portin e Vlorës do të ndërtoheshin disa pontile disa milje nga bregu (pontilet janë rezervuarë nafte e gazi që lidhen me tubacione me bregun). Në këtë mënyrë parashikohesh që 10 përqind e fitimit ta merrte Bullgaria dhe nga 5 përqind Maqedonia e Shqipëria, pra ndarja ishte në raport me gjatësinë e shtrirjes së tubacionit në territoret respektive. Secili nga këto vënde kishte të drejtë të përdorte për nevojat e veta 15 përqind të sasisë së produktit (gaz e naftë) që do të thoshte se vëndi ynë plotësonte të gjitha nevojat e veta.

Nga kontaktet intensive dhe mjaft serioze, ne arritëm të rikonceptojmë si duhet koridorin dhe konkretisht u firmosën në këtë mënyrë: superstrada (asnjëherë nuk është bërë fjalë për autostrada të cilën e perdorin mjaft shpesh përfaqesuesit e qeverisë), Durres-Tiranë-Elbasan (nga Krraba, kjo që po fillon tani) – Qaf Thanë; Durrës – Rrogozhinë – Elbasan – Qaf Thanë; Rrogozhinë-Lushnje-Fier-Vlorë; Tiranë – Bllatë ( Peshkopi ); Pogradec-Lin-Strugë shtrirje e hekurudhës prej 3, 6 kilometra në anën tone të kufirit dhe rikonstruksionin e gjithë hekurudhës shqiptare prej afro 500 kilometrash.

Siç vërehet janë inkluduar dy portet tona Durrës e Vlorë që me të drejta atëhere u quajtën portat kryesore të koridorit tetë.

Ideja e këtij koncepti ishte për ti dhënë një zhvillim transportit mallrave e udhëtarëve e cila ka filluar të kuptohet se pa zhvillim të këtij sektori nuk mund të ketë zhvillim të sektorëve të tjerë.

Sidoqoftë duhet pranuar se një pjesë të koridorit është financuar nga qeveria shqiptare dhe po punohet.

Kështu disa nga superstradat janë përfunduar si Tirana-Durres-Rrogozhinë-Lushnje-Fier. Po punohet për fillimin e superstradat Tiranë-Elbasan dhe Fier-Vlorë. Gjithashu pjesë përbërse e këtij koridori janë dhe aeroportet Rinas dhe Kukës dhe terminali i pasagjereve në portin detar Autonom të Durrësit e cila ende s’ka përfunduar.

Më vjen keq të pohoj se transporti hekurudhor është lënë në mëshirë të fatit, nuk është prioritet i qeverisë dhe kjo është arsyeja që nuk financohet asnjë projekt për ta sjellë edhe atë sektor në kushte optimale. Për kurreshtje të lexuesit ky sektor kërkon rreth një miljard euro për 500 kilometra shtrirje shinash, terminale pasagjeresh dhe mallrash, magazina,ballast,aksensorë,paisje e makineri dhe sistemi i sinjalistikave.

Para disa vjetësh Maqedonia dhe Bullgaria përfituan shumë fonde për financimin e koridorit ndërkohë që qeveria shqiptare u tregua mjaft e ngathët dhe përfitoi vetëm 23 miljon dollarë grande për rrugën Plepa – Rrogozhinë sepse te tjerat janë financuar nga buxheti i shtetit dhe kredi me interesa jo të vogla.

Porti detar i Vlorës ka ndryshuar prioritet për shkak se i është dhënë përparësi ndërtimit të portit kontainereve në pyllin e sodës Vlorë. Kujtojmë se në asnjë vënd të botës nuk ka port të veçantë për përpunimin e kontainerëve e megjithatë ekspertët pranojnë se ky port nuk do të mund të shfrytëzohet për mungesë të trafikut të mallrave.

Bashkimi Europian i ka dhënë prioritet dhe e ka financuar për 15 miljard euro ndertimin e portit të Igumenicës. Ky port nga më të mëdhatë në Europë mendohet të thithë trafikun e mallrave që kalojnë nga koridori 8, 10, e 12 si dhe mallrat nga dhe për Lindjen e Largët.

Sipas projektit Koridori ishte konceptuar në tri faza :

Faza e pare 1998 – 2003

Parashikonte rehabilitimin e rrugëve në gjurmët ekzistuese, devijime të vogla dhe ndërtimin e disa vepra arti për të evituar pikat e zeza (kështu quhen kthesat e vështira) si dhe rehabilitimin e aksit hekurudhor.

Faza e dytë 2003 – 2010,

Parashikonte zhvillimin e rrugëve parësore sipas standarteve pra 2+2 ose superstrada. Ka mbetur pa perfunduar rruga Fier-Vlorë, rrugët dytësore dhe sistemi i ndriçimit public kudo. Gjithashtu ende nuk ka filluar rruga Tiranë-Bllatë, tashmë kemi të bëjmë me ndryshim projekti sepse prioritet i është dhë në rrugës së Arbërit.

Faza e tretë 2010 – 2020,

Parashikonte rrugë dytësore në gjithë gjatësinë e superstradave, sistemin hekurudhor dhe aeroportet e brëndëshme ajrore qe deri tani nuk është bërë asgjë. Faza e tretë pothuajse nuk ka filluat dhe ju e shikoni qe rrugët e akseve kryesore nuk kam ndriçim dhe sinjalistikë aq të domosdoshme për sigurinë rrugore.

Aksi i superstradës në veriun tonë ose ai Durrës-Morinë-Merdarë-Nish ishte i domosdoshëm në kushtet kur koridori i tetë dhe interesat e vëndeve perendimore kanë kaluar drejt Igumenicës dhe koridorit 10 e 12. Në këto kushte ky aks do ti jepte mundesi Shqipërisë të dilte në perendim, panvarsisht që ekspertët e parashikojnë pa efektivitet sepse trafiku i mallrave në këtë segment është mjaft i vogel. Koridori i tetë perfundimisht mendoj se është i kompromentuar dhe mund të themi se është mision i pamundur.

Ju e shikoni se rusët po kërkojnë dalje nga Greqia për Itali e në perëndim për të shmangur dhe dubluar rrjetin nga Ukrahina e më tej. Në sinkron të këtyre interesave është dhe Turqia e cila ka pretendimet e veta.

E rëndësishme është të theksohet se po kuptohet gjithnjë e më shumë se transporti ka peshë të madhe në zhvillimin ekonomik të vëndeve dhe është mjaft fitimprurës.

Për sa i takon politikës shqiptare, mendoj se ajo i shkarkoi të gjitha bateritë për çështjet e integrimit dhe interesimi dhe ndjekja për realizimin e koridorit dhe interesave rajonale, ka qënë në nivele apatie ose i është futur me mjaft vonesë.

Revista MAPO, e Shtunë 26 Qershor 2011