Boshti Sllavo-Ortodoks gllabëron Shqipërinë

Boshti sllavo-ortodoks, ose siç thuhet ndryshe Athinë-Beograd-Moskë njihet për aleancat e tyre politike dhe ekonomike. Kjo vërehet qartë jo vetëm për interesat që kanë në vendin tonë, por aleanca e tyre ka të bëjë dhe me qëndrimin ndaj shtetit më të ri Kosovës. Megjithëse ligji shqiptar e ndalon shitjen e tokës bujqësore për shtetasit e huaj, shënohen shumë raste që ato bëhen pronarë të trojeve turistike në bregdetin shqiptar. Shtetasit e huaj kanë filluar të tregojnë interes për tokat shqiptare veçanërisht në jugun e vendit tonë. Këtë fakt e vërtetojnë zyrat e regjistrimit së pasurive të paluajtshme dhe agjencitë imobiliare. Sigurisht që blerësit janë kryesisht grekë që jugun e konsiderojnë "tokën e tyre" dhe sllavët pra serbë e rusë, të cilët joshin pronarët vendas me çmime mbi tregun e ditës. Kjo i detyron fakirët shqiptarë ti shesin pronat e tyre për të përballuar nevojat e tyre familjare.

Vendet e ballkanit ende me probleme

Ballkani është një mozaik popujsh qe dallojnë ndërmjet tyre nga origjina etnike, besimi fetar, gjuha e kultura. Këto dallime kanë sherbyer shpesh si burime konfliktesh te cilat kanë prapavijë historinë e vjetër.

Duke mbajtur parasysh se në Ballkan ndasitë janë komplekse, është e qartë se nevoitet një shqyrtim i ndarë për çdo faktor.

Nëse dikush shikon hartën etnike të Europës, atij i bie në sy mosper-puthja e mprehtë midis shteteve perendimore dhe lindore. Karakteristikë dalluese e vëndeve të Ballkanit është se ata janë pritëse të minoriteteve të mëdha etnike të përqendruara kryesisht në kufijt me shtetet fqinjë nga ku edhe këto minoritete kanë ardhur.

Politika e transportit në Ballkanin perëndimor

Roli i transportit dhe infrastrukturës në bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor konsiderohet një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor në Rajonin e Ballkanit. Zhvillimi i rrjetit qendror të transportit Rajonal të Evropës Juglindore paraqet një mundësi të mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, për bashkimin e interesave të tyre dhe ndjekjen e zgjidhjeve ekonomike dhe sociale të dobishme nga të cilat përfiton gjithë Rajoni në tërësi. Në kushtet e zhvillimit ekonomik, implementimi i projekteve të infrastrukturës rajonale ka një ndikim pozitiv mbi ekonomitë Rajonale, kontribuon me hapjen e tregjeve te tyre ndaj iniciativave të reja të biznesit dhe i bën më të efektshme shkëmbimet tregtare midis vendeve të Rajonit.