Kriza financiare dhe modeli kapitalist

Viti 2008 do të mbahet mënd si vit që u përshkua nga një krizë financiare, e cila paraqitet një here gjatë një shekulli.

Kriza shkaktoi humbje të papara në Wall Street, gjunjëzoi sistemin bankar dhe tronditi bursat, por solli edhe ndërhyrje radikale të qeverive. Shënjat e para të krizës ekonomike u shfaqën në gusht të vitit 2007, por në vitin 2008 ishte viti i krizës së vërtetë financiare, e cila e futi ekonominë e SHBA-së Europën, dhe Japoninë në recension, për herë të parë pas luftës dytë botërore.

Viti 2008 e në vazhdim do të mbahet mend edhe për masat e papara radikale të autoriteteve, në përpjekje për të zbutur krizën. Në këtë mënyrë fillojë kriza.

Pakti detar midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe Korridori 8

Siç dihet vitin e kaluar pra në vitin 2009, u firmos Marrëveshja e publikuar me aq bujë dhe foto midis z. Basha dhe ministres Jashtme greke për kufijtë detarë. Sigurisht në mungesë të plotë të transparencës, marrëveshja e firmosur nga qeveria, vuri në lëvizje mbi 60 shoqata dhe organizata të shoqërisë civile, politikanë, historianë, juristë të të drejtës ndërkombëtare, ekspertë të fushës të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese anullimin e saj për shkak se preket integriteti dhe tërësia territoriale e ujërave detare shqiptare dhe cënohet rëndë Kushtetuta dhe Siguria Kombëtare e Republikës së Shqipërisë.

Zhvillimi i koridoreve të transportit në ballkan

Shëmbja e murit Berlinit, simbolizoi ribashkimin e një kontinenti që, për motive ideologjike, për dekada me rradhë ishte ndarë në dy pjesë. Por, në realitet, konti-nenti vazhdon të mbetet i ndarë nga nacionalizmat. Diferencat në zhvillimin ekonomik dhe veçanarisht në strukturat e saj, diferencat teknologjike, por mbi të gjitha, disnivelet e theksuara në zhvillimet infrastrukturore, vazhdojnë të shërbejnë si barriera të pakapërsyeshme për një zhvillim të harmonizuar midis popujve të kontinentit tonë.