Kriza financiare dhe modeli kapitalist

Viti 2008 do të mbahet mënd si vit që u përshkua nga një krizë financiare, e cila paraqitet një here gjatë një shekulli.

Kriza shkaktoi humbje të papara në Wall Street, gjunjëzoi sistemin bankar dhe tronditi bursat, por solli edhe ndërhyrje radikale të qeverive. Shënjat e para të krizës ekonomike u shfaqën në gusht të vitit 2007, por në vitin 2008 ishte viti i krizës së vërtetë financiare, e cila e futi ekonominë e SHBA-së Europën, dhe Japoninë në recension, për herë të parë pas luftës dytë botërore.

Viti 2008 e në vazhdim do të mbahet mend edhe për masat e papara radikale të autoriteteve, në përpjekje për të zbutur krizën. Në këtë mënyrë fillojë kriza.

Në fillim ranë viktimat e para. Bear Steams, një nga firmat më të mëdha të Wall Street-it u ble nga rivali Morgan Chose për një pjesë të vogël të vlerës së saj. Më pas ra, pra falementoi kompania Indymac, George Washington Saving Bank, jolia Bank, Coste National Bank, Marco Community Bank, AIG, etj. Pikërisht në këtë muaj nafta arriti 147 dollarë për fuçi, ndërsa një euro u këmbye me 1,6 dollarë. Të nesërmen, thesari shpalli një plan emergjent miliarda dollaresh, për të shpëtuar gjigandin e sigurimeve AIG.

Rënia e Bankave të tjera bëri që në kulmin e krizës të lindë plani 700 miliardësh dollarë i qeverisë, për të blerë kreditë e këqia. Kjo ndodhi sepse kriza shkaktoi reaksione vargore në sistemin financiar, të cilat sipas financierit të njohur George Soros, e futën sistemin financiar në “arrest kardiak“.

Ne jemi dëshmimtarë të “intervecionizmit“ më flagrant dhe pompoz të ushtruar ndonjëherë nga një qeveri për të ndarë tortën e tregut të lire, innjektimi i rreth 700 miljard dollarësh në ekonominë amerikane, nuk është gjë tjetër vetëm fatura e rikthimit të kofidencës në sistemin financiar.

Në këtë kontekst, e vetmja mënyrë për të shmangur një depresion të dytë të ekonomisë globale është bashkrendimi i politikave jokonvencionale fiskale me ato monetare. Kësisoj, ndërhyrjet e administrative të Bush e Obama, pavarsisht se mbartin “rrezikun moral“ qe ushqeu babëzinë e bankierëve për tu pasuruar rrufeshëm, që një ditë shteti do ti shpëtonte, është opsioni i vetëm për të korrektuar tregun dhe per te shpetuar ekonomine financiare amerikane.

Fakti që “Lehman Brothers“, banka e famëshme e investimeve u la në mëshirë të fatit dhe falimentoi, nderkohë që AIG konglomerati financiar me peshë të madhe në ekonominë globale, u shpetua nga qeveria amerikane, deshmon që intervencionizmi në treg nga administrata amerikane nuk ishte qellim ne vetvete, por nje serum i nevojshem per një sistem te sëmurë. Në tërësi, kjo krizë është rezultat i kompleksitetit të “inxhinierisë financiare” që devizoi instrumente financiare te mbeshtetur mbi asete financiare dhe jo mbi asete reale.

Ndërkohë që kapitalizmi i ekonomisë reale po ecte me hapin normal të kohës, sistemi financiar po transformohej me shpejtësinë e dritës, duke e bërë të pamundur sinkronizimin dhe monitorimin e tregjeve financiare nga institucionet mbikqyrëse.

Kështu dështimet, falimentet pasuan njëri-tjetrin çka krizën e transferuan edhe në vëndet e zhvilluara Europiane e Japoni.

Kriza në fjalë hapi disa plagë që zor se kurohen, si rritja e çmimeve të mallrave të konsumit, papunësia, rritja e borxheve publike, rritja e kredive të këqia dhe mungesa e aftesive për ti paguar etj.

Si është e mundur ky kataklizëm financiar e ekonomik i kapitalizmit modern kur të gjithë menduan se kapitalizmi dhe forma e tij moderne neoliberalizmi ishin rregullatoret e mrekullueshem të tregut dhe shoqërisë. Si është e mundur qe sistemet demokratike model, të krijojnë hapsirë për parregullsi të tilla financiare?

Edhe mbrojtësit më të mëdhenj të tregut lire si rregullatori i vetem janë tërhequr dhe po kërkojnë një kontroll dhe rregullator shumë më të fuqishëm, per të evituar përsëritjen e krizave të ngjajshme.

Po pyetja që shtrohet është dhe se kush po humb dhe a ka edhe nga ata që fituan me të vërtetë në këtë krizë?

Fituan manaxherët, bankierët, ndërmjetësit financiare, pra pikërisht shkaktarët e krizës dhe ata që humbën janë institucionet, bankat, kompanitë gjigande dhe vete shteti qe do ti duhet ti amortizojë efektet negative të krizës ekonomike.

Sipas FMN-së deri në fund te vitit 2009 kostoja e krizës financiare në mbarë botën mund të arrijë në 4,1 trilionë dollarë.

FMN rekomandon që në kuadër të gjithë kësaj, të merren masa për parandalimin e efekteve negative të krizës dhe rekomandon qe qeveritë të bëjnë përparim në injektimin e parave shtesë në sistemet bankare. Disa mendojnë se kriza financiare globale është produkt i etjeve njerëzore per tu pasuruar menjëherë. Të gjithë njerzit dëshirojnë të fitojnë më shumë para nëpërmjet rritjes së çmimeve te shtepive, nëpërmjet rritjes se aksioneve, veglave te ndryshme financiare etj. Kjo etje shkaktoi lulëzimin fiktiv të ekonomisë amerikane dhe globale.

Në këtë situate Kina mund dhe duhesh të luante një rol te rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë globale, për shkak se ekonomia e saj gjithnjë ne rritje nuk është prekur nga kriza financiare.

Kriza ekonomiko-financiare globale kërkon kundërpërgjigje globale. I tillë është një nga konkluzionet më kryesore qe nxorrën ekspertët e OKB-së.

Problemi konsiston në atë, se çdo vend synon të dale nga kjo krizë duke injoruar interesat e partnerëve të vet rajonal ose të vëndeve ku ka bashkpunim strategjik interesash.

Vëndet më të varfëra në botë filluan te ndjejnë pasojat nga kriza financiare boterore, deklaroi Drejtori i FMN-se Dominik Shtroskan. Ai theksoi se kriza perfshiu shtetet me ekonomi te zhvilluar dhe vendet ne zhvillim, por kjo ka arritur edhe në vëndet më të varfëra në botë, dhe në këtë këndvështrim ai ju bëri thirrje që këto vënde te ndihmohen para se ato të përfshihen nga katastrofa.

Po në Shqipëri si paraqitet situata?

Pa dashur të hyjë në analizën që diskutojmë, desha të ndalem tek inisiativa e qeverisë shqiptare për të thithur intelektualët e të ardhmes. Ajo vuri në dis-pozicion të elites se studentëve që synojnë universitetet më të mira të botës një shumë të komsiderueshme parash, me kusht që të rikthehen pas marrjes se gradave shkencore në atdhe.

Fenomeni i niohur si “Brain Drain“ ose largim i trurit nga Shqipëria, perfshin elitën intelektuale të vëndit, pikërisht atë që jep impulsionin e zhvillimeve cilësore, atë që projekton të ardhëmen.

Për fat të keq kjo elite, që deri më sot e ka çarë rrugën drejt dijes në sajë të talentit vet, mbetet në shumicën dërrmuese të rasteve pasuri e

universiteteve perendimore ku ajo formohet.

Vëndi i origjinës, Shqipëria, mbetet vetëm në nostalgjinë e kujtimeve dhe të ndonjë plani të vakët, kushedi… një ditë edhe mund të kthehen.

Që kjo ditë të mos jetë e largët, qeveria e sotme e cila ka aplikuar per here te pare fondin e ekselencës, e cila do te duhet kohe te shihet efekti-viteti i kësaj sipërmarje, duhet të parandalojë trafikun e diplomave dhe gradave shkencore që vijnë nga trafikimi fiktiv i universiteteve të Tetovës Strugës dhe Ohrit që nuk lënë vend per zbatimin e fondit ekselencës. Që ketu buron dhe rentabiliteti fallco i drejtimit primitiv i ekonomisë. Shqipëria nuk prêt të preket nga kriza financiare sepse ajo me atë klasë politike që ka, është në gjëndje të prodhojë kriza sa të duash, siç qenë kriza politike dhe ekonomike e vitit 1991, 1996, 1997, 2009 dhe tashmë po projektohet dhe kriza e vitit 2010.

Kështu që nuk ja vlen të ndalemi këtu, por le të vazhdojmë temën e analizës në fjalë.

Pra zanafilla e kësaj krize fillojë pikërisht në vëndin më të zhvilluar në SHBA.

Kriza u perjetua nga disa arsye:

  • Ofertën e madhe te parasë në qarkullim, duke dhene kredi pa kriter dhe mosperdorimin e saj per investime, por kryesisht per konsum personal.
  • Ngecjen e rritmeve te rritjes ekonomisë amerikane, e per rrjedhoje, tkurrjen e saj, e cila në një moment te caktuar nuk po rigjeneronte te ardhura margjinale per te rinovuar teknollogjine, rritjen e pagave, rritjen e mirëqënies etj. Kjo krijoi paaftesine per kthimin e kredive te marra nga bankat, te cilat u detyruan te ulnin oferten e parase ne qarkullim.
  • Rritja artificial e çmimit naftes nga vëndet e OPEC-ut.
  • U ul aftesia blerëse në treg.
  • Në Shqipëri kjo krizë u shfaq disi me vonesë dhe forma të tjera për vetë specifikat që ka ekonomia shqiptare.

Në SHBA bankat mblodhën hipotekat, i bashkuan dhe i shitën si letra me vlerë. Institute të tjera bankare i lane këto letra me vlerë si garanci ose i bashkuan më tej, duke emetuar sërish letra me vlerë. Me shfaqjen e pasigurise gjithnjë e më shumë kreditorë po kërkojnë garanci më të medha prej bankave, të cilat nuk janë më në gjëndje ti japin këto garanci. Tregëtarët në bursën Wall Street druajnë një reaksion zinxhir.

Kriza financiare ka gjasa qe te lërë pasoja të parikuperueshme në ekonomi, të paktën per një periudhë që vlerësohet afatgjatë. Ky përfundim citohet nga ekspertet e FMN-së.

Rritja e shpejtë e numrit te papunëve do të sjellë probleme të vazhdueshme edhe në vitet që vijnë, duke mos ruajtur dot rialokimin e forcave te reja të punës sipas sektorëve.

Edhe pse dinamika prodhimit postkrizes është i vështirë për tu parashikuar, dëshmitë sugjerojnë se ekonomitë qe aplikojnë stimuj makroekonomike në afat te shkurtër pas krizës, priren te kenë humbje me te vogla te prodhimit.

Po mire a u trondit themeli i Kapitalizmit dhe a është modeli më i mire ekonomik sot në Botë?

Askush në kapitalizëm nuk mendon për vendosjen e drejtësisë sociale apo ndarjen e drejtë të pasurisë, përkundrazi pabarazia që është produkt i sistemit, po bëhet shkak për thellimin e hendekut të shtresave të pasura e të varfëra dhe dëmtimin e demokracisë së vërtetë në botë.

Në emër të demokracisë na serviren për zhvillime ekonomike, shitja e armëve, fitimet nga provokimet e lufterave pa shkak ose në emër të luftës ndaj terrorizmit, në kohë paqe fitohet në proçesin e rindertimit në vendet qe demtohen nga lufta apo fatkeqesite e natyres siç ndodh aktualisht në Irak, e gjetkë.

Serviren investime me para të pista. Mjafton të shikosh futbollin e basketbollin ku shitblerja e sportistave ka shkuar dhe 100 miljon euro. Kështu, një futbollist vlen me shume se një kompani e madhe strategjike. Bixhozi po bën kerdine, në kete sektor të mallkuar ku lëvizin miljarda dollarë në një kohë që bota është në krizë jo vetëm financiare por dhe morale.

Sot grushtet e shteteve, masakrat dhe ndryshimi i regjimeve në favor të ekonomisë së tregut, quhet luftë kundër terrorizmit. Sipas disa teoricienëve tregu i lire është një sistem praktik i plotë dhe pa të meta në të cilin personat kanë të drejtë të akumulojnë sa më shumë mjete dhe mundësi në kuadër të interesave të tyre.

Sot lufta është një ndërthurje e forte mes politikës dhe ekonomisë. Pra luftrat e sotme nuk janë mjete për arritjen e qëllimit, por janë vetë qëllimi.

Përvoja e Irakut na tregoi se Sadan Huseini jo vetëm që nuk përbënte asnjë kërcënim për paqën e sigurinë rajonale e globale, por perkundrazi konsiderohej si një vegël në duart e Amerikës.

Problemi ishte se kompanitë amerikane kishin problem me Sadam Huseinin, sepse ai bënte pazare me Rusët dhe Francezët. Ashtu si Xhonson dhe Nikson shkatërruan Vietnamin, edhe Bushi kishte për qëllim shkatërrimin e plotë të Irakut per ti shërbyer makinës së luftës se kapitalizmit.

Në të njëjtë mënyrë na serviret pë zhvillim dhe rritje ekonomike të ardhurat që vijnë nga trafiqet e ndryshme të drogës, armëve, prostitucionit, qënieve njerezore dhe organeve të tyre për nevoja transplanesh (siç po ndodh tani në Haiti që në emër të ndihmës dhe solidaritetit po trafikojnë fëmijë për transplante).

Të gjitha këto argumente mjaftojnë për administruar problemet që sjell modeli kapitalist në botë.

Teoritë permanente të tregut kanë qënë se ai vetrregullohet dhe është si uji i lumit qe do gjejë rrjedhën më të mire dhe do te gjeje zgjidhjen e nevojshme

më të mirën. Prandaj sa me pak barriera shteterore tregut, sa me pak nderhyrje nga shteti dhe vete tregu eshte nje autorregullatore ekonomike. Në këtë menyre kjo teori dhe model zhvillimi u perqafua nga te gjithe ekonomite globale si treg progresist ekonomik botëror. Por në fakt nuk ndodhi kështu.

Kriza financiare dhe blerja e kredive te këqia nga shtetet, në mënyrë të veçantë nga SHBA, rritja e çmimeve, naftes etj treguan se tregu nuk mund te rregullohet pa ndihmën dhe kontrollin e shtetit. Koha provojë se qeveria amerikane tashmë është prezente si aksionere ne shumë banka dhe kompani të fuqishme.

Kriza ekonomike ka nxitur studiusit e huaj te blejne kapitalin e Karl Marksit.

Një botues gjerman shiti mijra kopje në vitin 2008. Po pse duhesh ringjallur Marksi?

Pikë së pari Marksi parashikojë shumë më heret se kushdo tjeter, globalizmin.

Ai pa saktësisht qysh atehere shumë prej faktorëve kryesorë që sollën krizën e tanishme ekonomike, ato qe ai i quajti “kundërshtirat“ e një bote të perbere nga tregje konkuruese, prodhime ne mase dhe spekullime financiare.

Teksa krijonte veprat e tij me te njohura ne ate kohë, Marksi pati vizione dhe parashikoje falimentin e kompanise gjigande amerikane AIG (kompani sigurimesh) dhe Bear Sterns, një shekull e gjysëm më vonë.

Natyrisht ne nuk po diskutojmë sistemin politik kapitalist por modelet ekonomiko-financiare qe prodhojnë zhvillim, rritje ekonomike, mirqenie,ren-tabilitet dhe qe evitojne kriza te tilla si kjo e sotmja.

Kuptohet se modeli socialist deshtoi, model qe u inicjua nga Stalini dhe i per-krahur nga vendet e Europes Lindore, Azi etj.

Edhe modeli kapitalist i administrimit tregut lire ka krijuar mjaft plagë ekonomiko e sociale. Këtë e vërejmë në qindra shtete në kontinentin afrikan, Amerikën e jugut, Azi ku popujt e ketyre vendeve vuajnë edhe per bukë.

Qëndrimi subjektiv i njerzve me fuqi te madhe ekonomike duke u bazuar ne ekonomine e tregut, nuk mund te menjanojë ndikimin e objektivitetit te masave te marra ne kundershtim me keto parime te ekonomise kapitaliste.

Ekonomite e vendeve perendimore kane vene ne funksionim pikerisht ate qe quhet “Rrugë e Tretë“ pra model i mesëm alternative.

Barak Obama, Nikolai Sarkozy, Gordon Braun, Angela Merkel, si dhe kryemi-nistri i Japonisë, janë të gjithë në të njëjtën rrugë të financimeve të jasht-zakonshme shtetërore per te perballuar krizen dhe daljen sa me shpejt nga recensioni. Masat e marra nuk janë tipar i kapitalizmit të bazuar në ekono-minë e tregut, sipas se ciles biznesi privat shkon drejt falimentit kur nuk eshte ne gjendje vete, me burimet dhe rezervat e veta materjale e monetare, te perballoje konkurencen.

Në permbajtje te ketyre masave politike dhe ekonomike qendrojne ne fakt metoda socialiste e nderhyrjes dhe drejtimit ekonomise nga shteti. Kështu,

politika ne menyre te ndergjegjeshme orientohet dhe vepron me masa qe çojnë drejt nevojës së centralizuar duke zbatuar metoden socialiste te financimit dhe te venies nën kontroll të sektorëve më të rendesishem të ekonomisë e financave.

Të majtë e të djathtë bashkohen në pikpamjet e tyre dhe pranojnë të zbatojnë pa hezituar ketë rrugë të re, të mesme, megjith pikpamjet e ndry-shme ideollogjike qe kane grupimet politike të caktuara.

Historia e mendimit ekonomik tregon se teoria e “Rruges Tretë“ ka dalë si nevojë për një rruge te re si një zgjidhje te bere e te provuar ne rrethana te caktuara politike dhe ekonomike te zhvillimit shoqerise njerezore.

Modeli Jugosllav i vetadministrimit i viteve 60 e pas, ishte prova e parë për të ndryshuar.

Në “Pranverën e Pragës“, në fund të viteve 60, u bë një orvajtje per zbatimin e kësaj rruge ekonomike por qe nuk u realizua per shkak te pushtimit Sovjetik.

Të dy këto eksperimente, në Jugosllavi dhe Çeki bënë një përzierje të socializmit me ekonominë e tregut kapitalist.

Kina zbatoi kete metodë ende dhe ne ditet e sotme. Nën politikën e një shteti dhe të pranimit të dy sistemeve dhe dy modeleve, socialiste në Kinë dhe kapitaliste ne Hong Kong, me perspektivën e ribashkimit me Tajvanin, lejohet dhe praktikohen të dy modelet madje me sukses, per te arritur zhvillimin ekonomik dhe synimin per një superfuqi të re politike dhe ekonomike.

Në vëndet e Demokracive Perendimore ëndrra e “Rrugës së Tretë“, perceptohet dhe mbrohet në forma te ndryshme të mendimit politik dhe ekonomik.

Disa deshirojnë kapitalizëm social, të tjerë kapitalizëm popullor etj pra ka teori te ndryshme per modelin, drejtimin dhe administrimin e shtetit dhe tregut lire. Klasat politike të vëndeve të zhvilluara dhe në mënyrë të veçantë ekspertët financiare dhe ekonomistë nga gjithë bota pranojnë se modeli kapitalist tani ka çeduar, kerkon permisime ose një rrugë tjetër qe te jete me efiçente se kjo.

Partizanët e kapitalizmit social, i cili ngre rolin e shtetit dhe të sindikatave ne rregullimin e jetës ekonomike te shoqerise janë suedezët. Përfaqësuesi më tipik i këtij kapitalizmi social i këtij shekulli është socialdemokracia Suedeze me modelin ekonomik të saj.

Ndërsa socializmi komunist është socializëm shtetëror ekstrem i centralizuar, socialdemokracia Suedeze përbën një socializem kapitalist kryesisht privat dhe, sado kritika që të ketë, është treguar i suksesëshëm deri në ditët tona.

Nikolas Sarkozy ka krijuar një fond të veçantë shteteror i cili ka per qellim blerjen e firmave me rendesi te veçantë shteterore.

Franca në fakt po shkon drejt “Rruges Tretë“ dhe shtron po ashtu nevojën e ekonomise së perzier.

Ndryshimi i sistemeve është në tiparet e demokracisë bashkëkohore dhe karakteristikat dalluese midis Kinës dhe Perendimit. Këto ndryshime te diktuara nga koha kërkojnë ne menyre te lire rishikim te mendimit politik te politikave dhe teoricieneve ekonomikë.

Kualiteti i mendimit tyre kërkohet të sqarojë mendimin e ndjekjes së kësaj Rruge, e cila konsiderohej si “Kapitalizmi Monopolist Shtetëror“, si një përcaktim i fundit të doktrinës së kapitalizmit.

A do ta ndjekin shtetet perendimore këtë Rrugë?

Masat e marra tregojnë se kjo paraqitet me e mundëshmja po të referohemi në përvojën gjermane, del se 74% në Lindje dhe 47% në perendim qendrojnë në mendimin për socializmin si një ide e mirë por e cila është zbatuar në mënyrë të gabuar.

Shqipëria si një vend i vogël dhe me një tranzicion të gjatë duhet të përfitojë nga përvojat e ndërkombëtarëve dhe krizat që ato kalojnë, dhe në këtë mënyrë qeveritë e tyre duhet të adaptojnë politika të dobi-shme dhe me efektivitet në favor të kombit të tyre.

Eshtë me vënd të themi, se vëndi ynë ende nuk ka asnjë institut studimor e shkencor që të studjoi të gjitha fenomenet ekonomiko-financiare, duke parandaluar në këtë mënyrë krizat dhe impaktet negative që i japin ekonomisë tonë në rast krizash.

Krijimi i një strukture me organikë të vogël dhe pak njerëz të zgjedhur do ti shërbente qëllimit, intelektualë këto që do jepnin alarmin në të tilla raste, të cilët do ti shërbenin qeverisë në pergjithesi dhe kombit në veçanti.

E vërteta është se vëndet e zhvilluara veçanarisht, janë vënë në lëvizje së bashku me ekonomistët, per të gjetur rrugë e modele më të përparuara, dhe kjo do duhet të ndodhë shpejt, në të kundërten vëndet mund të preken nga kriza dhe më të medha, por atëhere do jetë shumë vonë dhe pasojat mund të bëhen të pariparueshme.

Botuar në gazetën SOT, e Djelë 28 shkurt 2010