Politika pengon zhvillimin e transportit

Disa vjet pas mbarimit te luftës ne Ballkan, vëndet e rajonit mbetën dobët te lidhura me njëra-tjetrën. Shumë pika kufitare, ngushtica te harruara dhe rrugët tregëtare që dikur gumëzhinin, tani te qeta, në një kohë që të duhen më shumë se 20 orë me makinë dhe pothuajse 36 orë me tren për të përshkuar afërsisht 1.000 kilometrat mes bregut të Adriatikut në pjesën perëndimore të gadishullit dhe Detit të Zi në lindje.

Sozia e Çausheskut në Shqipëri

Të gjithë e njohin Rumaninë si një vend ballkanik, madje më i madhi. Burimet e saj natyrore janë nafta, lëndët drusore, gazi natyror, qymyri, xeherorë hekuri, kripa, tokat pjellore, burimet hidroenergjitike etj.

Shqipëria është 1/6 më e vogël në popullsi dhe 1/8 në sipërfaqe. Rumania kishte një lider që e udhëhoqi vendin për më shume se katër dekada. Po cilat ishin dhe çfarë e bashkon Çausheskun me liderët shqiptarë?

Pranohet propozimi shqiptar

Te merkuren ne Sofie te Bullgarise, filloje takimi I tete I grupit koordinues per koridorin e tete, me pjesmarjen e zevendesministrave te Transportit te Shqiperise, Maqedonise dhe Bullgarise, ku kalon ky koridor, njoftoje per ATSH-ne, ambasada shqiptare ne Sofie.

Mori pjese edhe perfaqesuesi I agjensise Amerikane per tregetine dhe Zhvillimin (tda) drejtori rajonal i saj, Rodney Azama. Paraditeja filloi me prezantimin, diskutimin dhe aprovimin e draftit te projektit te studimit te fizibilitetit (mundesise te realizimit) te koridorit Tete, i paraqitur nga kompania amerikane Bechtel. I rendesishem eshte fakti se u be realitet propozimi i delegacionit shqiptar, i kryesuar nga Sadedin Çeliku, zv/Minister i puneve publike dhe transportit, qe porti i Vlores dhe segmentet hekurudhore Vlore-Rrogozhine dhe Tirane-Elbasan te perfshihen si pjese perberese te Koridorit tete.