Vendet e ballkanit ende me probleme

Ballkani është një mozaik popujsh qe dallojnë ndërmjet tyre nga origjina etnike, besimi fetar, gjuha e kultura. Këto dallime kanë sherbyer shpesh si burime konfliktesh te cilat kanë prapavijë historinë e vjetër.

Duke mbajtur parasysh se në Ballkan ndasitë janë komplekse, është e qartë se nevoitet një shqyrtim i ndarë për çdo faktor.

Nëse dikush shikon hartën etnike të Europës, atij i bie në sy mosper-puthja e mprehtë midis shteteve perendimore dhe lindore. Karakteristikë dalluese e vëndeve të Ballkanit është se ata janë pritëse të minoriteteve të mëdha etnike të përqendruara kryesisht në kufijt me shtetet fqinjë nga ku edhe këto minoritete kanë ardhur.

Pra Ballkani është vëndi ku bashkëjetojnë rreth 20 popuj të cilët flasin gjuhë të shumta dhe percaktojne të trija besimet fetare, katoliçizmin, orto-doksizmin dhe mislimanizmin.

Ballkani është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Europës Juglindore e cila ka një sipërfaqe prej 550 mij km² dhe një popullsi prej 55 miljon banorë.

Historikisht Ballkani ka qënë njeri nga rajonet më të trazuara në kontinentin tonë. Luftrat ballkanike dhe lufta e parë botërore që pasoi këto luftra i dhanë fund kësaj paqeje që ekzistonte në këtë gadishull.

Pas viteve 1990 dhe më pas Ballkani u bë përsëri skenë e trazirave dhe e konflikteve. Vetëm në dekadën e fundit në Ballkan ka dominuar një paqë e stabilitet e cila nuk është e konsoliduar ende.

Duket qartë se faktoret e rinj politikë, tendencat dhe shpërbërjet në ish Jugosllavi bënë që disa gurë të caktuar në histori të shkojnë në vendin e tyre.

Në veçanti ëendet si Shqiperia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia,

Mali i Zi, Serbia dhe Kosova që zënë vënd në Ballkanin Perendimor, kanë kaluar përmes disa proçeseve shumë të rëndësishme ndryshimi që nga shpërbërja e Jugosllavisë dy dekada më parë.

Këto proçese u realizuan në fillim me orientimin nga lufta drejt paqës dhe më vonë nga sistemet autoritare drejt demokracisë pluraliste dhe tregut të lirë.

Por nacionalizmi ekstrem në rritje, ndarjet etnike, infrastruktura e dobët e ekonomive të këtyre vëndeve dhe mungesa e bashkëpunimit rajonal bënë që këto proçese të përparojnë mjaft ngadalë.

Nuk ka dyshim se aktorët kryesore politikë në europë nuk kanë munguar në përpjekjet e tyre për vendosjen e stabilitetit në Ballkan.

Me riorganizimin dhe zhvillimin e mardhënieve rajonale, si dhe rritjen e bashkëpunimit jashtë kufijve ka kontribuar edhe paketa e stabilitetit për Ballkanin. Por kishte ende shumë gjëra që duheshin bërë në çeshtjet e tregetisë, energjisë, sigurisë dhe politikat e emigracionit.

Shpallja e panvarsisë së Kosovës ka ndikuar seriozisht në zhvillimet në Ballkan e më gjërë. Kosova mund dhe duhet të pranohet si faktor i rëndësishëm në stabilitetin rajonal.

Faktori politik europian dhe në veçanti ai amerikan parashikojnë dhe për këtë po punojnë që Kosova të bëhet shëmbull i paqës dhe i pajtimit dhe jo i luftës dhe konflikteve duke kontribuar në këtë mënyrë për sigurinë e të gjithë botës në përgjithësi dhe të Europës në vecanti.

Shpresojmë që opinioni botëror pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtesisë të vleresojë realisht ngjarjet dhe situatën në Kosovën e re.

Shqipëria në politikat e saj adaptoi një pozicion që ishte vazhdimi dhe thellimi llogjik i politikës së saj të re. Qeveritë shqiptare ishin nga të parat që e vuri veten në rradhët e koalicionit antiterrorist. Vëndi ynë ka treguar gatishmerinë dhe aftesinë për të luftuar terrorizmin dhe për këtë gjë është munduar.

Për shkak të padrejtesive historike, shqiptaret kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol kyç në rajon. Këtë gjë po bëjnë dhe kosovarët edhe pse me shumë probleme që nuk varen vetëm nga ata.

Unë besoj se të qeverisesh ne menyre demokratike do te thote te perballosh sfidat te cilat jane ndryshimi i mentalitetit te politikave qeverisese.

Shoqeria civile, media dhe intelektualët kane nje rol te pazevendesueshem ne farketimin e shoqerive multikulturore dhe te hapura. Vetëm perqafimi i modelit te demokracive multietnike do ti jape formën së ardhmes se Ballkanit.

Në se kjo nuk arrihet, integrimi mbetet i rrezikuar.

Europa Juglindore po perjeton nje realitet te ri politik dhe ekonomik. Te gjithe qeverite e rajonit jane zgjedhur permes votes së lire. Te gjithe vendet kerkojne antaresimin ne strukturat euroatllantike dhe ne Bashkimin Europian. Sigurisht qe kjo eshte nje fitore e paperfunduar dhe jo shume e sigurte. Kjo per shkak te mungeses se bashkpunimit dhe bashkeveprimit te politikave ekonomike dhe politike.

Dimensioni i ri i integrimit ballkanik, te cilit i duhet te ecë larg ndarjeve ideologjike dhe nacionaliste, është boshti bazë i integrimit me te gjërë rajonal.

Ne nuk na duhet të rishpikim politika por ti perqafojmë me guxim modele të provuara nga ku duhet te zgjedhim ato më efektivet.

Me shpresen per nje te ardhme me te mire ekonomike, Ballkani ju drejtua ekonomise se tregut dhe hapjes ndaj botës, por sot qe kane kaluar me shume se 20 vjet nga ajo kohë, bilanci tregon se disa vende e kane bërë këtë me mire se te tjeret.

Sipas shifrave te Bankës Botërore, shqiptaret janë ata qe gjatë kësaj periudhe jane pasuruar me ngadalë se gjithe vendet fqinjë. Edhe pse Shqiperia ka patur rritjen ekonomike me te larte ne rajon gjate ketyre 15 viteve, paradoksalisht fuqia blerese e shqiptareve eshte rritur me ngadale se ajo e fqinjeve te tyre dhe shpjegimi qendron tek rritja e çmimeve e cila gërryen te ardhurat e qytetareve.

Nje nga arsyet e tjera eshte indiferenca e shtetit dhe mungesa e nderhyrjes se qeverise perballe anarkisë qe ka perfshire rritja e çmimeve per artikujt kryesore te konsumit te perditeshem.

Sigurisht qe Ballkani ende ka probleme te pazgjidhura te cilat nuk kanë pak peshë ne politikat e zhvillimit te ketyre vendeve.

Bie fjala Shqiperia ka problem konsolidimin e demokracisë ne tërësi.

Zgjedhjet nuk bëhen te lira e te ndershme per shkak te interesave qe ofron pushteti. Zgjedhjet e fundit te vitit 2009 dhe më pare e kanë deshmuar kete gjë.

Problem ka dhe ne ekonomi ku shpesh prioritetet e zhvillimit bëhen çeshtje dëshirash se sa nevoja per zhvillim publik.

Në Malin e Zi, shpesh akuzohen per kondrabande e korrupsion qeveria. Pak më pare Kryeministri i vendit Gjukanoviç dha doreheqjen nga posti qe mbante.

Ish Kryeministri Kroat vazhdon te jete ne gjendje arresti per shkak te akuzave per korrupsion dhe shperdorim detyre.

Në Maqedoni, kryeministri vëndit Nikola Gruevski vegjeton ne situate krize. Ende ky vend nuk ka zgjidhur çeshtjen e emrit te shtetit çka eshte bere pengesë serioze per integrimin e vendit ne NATO dhe Bashkimin Europian. Por ka dhe probleme te tjera etnike si botimet enciklopedike, regjistrimi i popullsisë, marveshje e Ohrit etj, ku opozita e ish Presidentit kerkon zgjedhje te parakoheshme per nxjerrjen e vendit nga kriza.

Edhe shteti më i ri ne Ballkan nuk eshte pa gjë.

Kosova është nën akuza per korrupsion. Bashkimi Europian ne zgjedhjet e fundit te 12 dhjetorit 2010 ka kerkuar nje qeveri me emra te rinj dhe ka kerkuar zgjedhje te reja brenda ketij viti duke u bërë pale me opoziten e Isa Mustafes. Nuk jane ne te njejtin mendim amerikanet te cilet shfaqen me te kujdeseshem ne kete çeshtje.

Nderkaq Kosoves i duhet ta njohin si shtet edhe mjaft vende qe ende se kane bere nje gje te tille mbasi ky problem behet pengese serioze per integrimin dhe zgjidhjen e mjaft problemeve ekonomike ne vend.

Greqia me qeverinë e re po perballet gjithnje e më teper me protestat popullore ku spikasin kundershtitë ndaj reformave te shternguara te kryeministrit Papandreu.

Bullgaria dhe Rumania edhe pse antare me te drejta te plota ne Bashkimin Europian, ende nuk jane ne zonen shengen dhe kritikohen per korrupsion nga Gjermania dhe Franca.

Ne menyre te vecante krikat per korrupsion per Ballkanin vijne nga strukturat e Bashkimit Europian te cilet jane te pakenaqur me luften ndaj ketij fenomeni.

Shqiperia po behet gati dy vjet qe kritikohet per shkak te krizes politike qe lidhet me zgjedhjet e fundit dhe deformimin e votes.

Mungesa e vullnetit politik e cila vihet re dhe ka theks interesash private per qeveritaret, mungesa e bashkpunimit me opoziten dhe koalicioni i gjymtuar i maxhorances kane bere qe integrimi i vëndit te ngelet çeshtje letrash dhe reformat te mos behen ne perputhje me kerkesat.

Tashmë me plasjen e skandalit te fundit me videon filmike te çfaqur nga emisioni fix fare u vertetua njeheresh kritikat e vazhdueshme te faktoreve nderkombetare per korrupsion dhe mungesa e vullnetit per ta luftuar ate si fenomen.

Te gjithë keto probleme e bëjnë ballkanin nje rajon jo te qetë dhe jo fort te besueshem.

Ndofta ky është dhe problem kryesor perse kerkohen ndryshime qeverish, ndryshim emrash, rotacion pushtetesh dhe politika dhe strategji te reja qe shoqerohen me efektivitet.

Sigurisht qe situata ne vendin tone kerkon nderhyrje te shpejte, vendime te matura dhe ne interes te popullit. E qe te zgjidhen problemet e akumuluara duhen zgjedhje te parakoheshme dhe ndryshim te raportit forcave.

Dhe ne se eshte keshtu, duhen bërë per ti siguruar Ballkanit paqë, stabilitet dhe mirkuptim.

Janë pikerisht keto qe ofrojnë zhvillim ekonomik ne keto vende.

Botuar ne gazeten SOT, e shtune 22 janar 2011

Botuar në gazetën Zëri Popullit, e enjte 20 Janar 2011