Interviste nga Anila BASHA per gazetën Koha Jonë, e Enjte 19 Nëntor 1998.

Austria na premtoi vagona  falas.

Zakonisht janë njerez që mbeten në hije,por janë të parët që bëjnë negociatat për marveshjet.I tillë është dhe ish zv.Ministri Transportit dhe i Puneve Publike që ka punuar për njëzet vjet në këtë sektor,dhe jo vetem është specialist,por e njeh ndoshta më mirë se kushdo tjeter hekurudhen shqiptare.Sadedin Çeliku,njeriu që tashmë endet më kot rrugëve të kryeqytetit,pavarsisht se ka dhënë kontributin më të madh  për transportin, tregon për negociatat e para me palën Austriake.Bisedat për një ndihmë investimi,siç e quan ai,mes Shqiperisë dhe Austrisë,kanë filluar që në maj tëkëtij viti dhe kanë përfunduar me nënshkrimin e marrveshjes.Çeliku mund të quhet

ndryshe si njeriu që ka bërë përafrimin e marrveshjes(sic quhet në gjuhen teknike).

Përpjekja e parë serioze për ndihmë për hekurudhat shqiptare.Pas debatit të gjatë që është hapur kohët e fundit në gazetën koha jonë,për të cilën Çeliku thotë se e ka ndjekur me shumë vëmendje,njeriu hije i kësaj marrveshje nuk mund të heshtë.Jo vetem sepse ai ka kontributin e tij në këtë fushë,por edhe sepse ka obligimin qytetar për atë çka i është kërkuar austriakëve.Çeliku nëpërmjet një interviste dhënë gazetës,pranon se ai ka kërkuar në Austri vagona falas.Dhe kjo çështje do të shihej me një impenjim të veçantë nga pala austriake.Por ai asnjeherë nuk ka përmëndur fjalën blerje,pra Shqiperia,si një vënd i varfër,ti blinte Austrisë supergjigante,siç e cilëson ai për transporin hekurudhor.

Ai ka shkuar në Austri,për të siguruar innvestime për vëndin.Por nuk ka patur kohë që të shihte sukseset e punës së tij,sepse e kanë liruar nga detyra.

  • Një panoramë të gjëndjes së hekurudhës,përpara se ju të shkonit në Austri...

           Hekurudha shqiptare per gati dy dekada nuk ka pasur ndonje fond te mire investimesh,madje te them se fondi i investimeve ka qene shume i vogel dhe per

Rrjedhoje mund te themi se hekurudha eshte amortizuar plotesisht.

Ne te njejten kohe,pas krizes se vitit 1997 u demtua rende segmenti i linjes hekurudhore Shkoder-Bajze qe eshte 17 kilometra.Kam parasysh ketu shinat,

traversat,te cilat u vodhen dhe u shiten per skrap ne Mal te zi.Nderkohe rreth

450 kilometra linje hekurudhore (shina,traversa,akse3nsore,ballaste) është e gjitha e amortizuar.

-   Kjo do të thotë se sistemi hekurudhor është jasht përdorimit ?

Po kjo është e vërtetë.

-  Atëhere cilat ishin negociatat tuaja në postin e zëvëndës Ministrit transporteve?

       Ne keto kushte teper te renda jane bere negociata te vazhdueshme me partnere perendimore,sic jane Italia,Austria dhe hekurudhat hungareze.Oferta te ngjajshme

Ka pasur edhe nga shtete te tjera.

  • Më pas,ju keni filluar bisedimet me austriakët ?

          Po, ne kete aspekt, jane zhvilluar bisedime sa me siper,dhe meqenese nuk kishte oferta konkrete,u bene bisedime me delegacionon austriak,te cileve ju kerkua nga ana ime,per te investuar ne hekurudhen shqiptare,per ta rehabilituar ate dhe per ta sjelle sipas standarteve nderkombetare me perjashtim te segmentit Tirane-Durres,e cila

Eshte sipas standarteve europiane.

    - Cili ka qënë qëllimi i këtyre bisedimeve ?

        Jane bërë bisedime në princip në Vjenë.U vura në dukje atyre se kemi keto nevoja,keto segmente hekurudhore per tu rehabilituar.Rendesi në bisedime zuri rehabilitimi i segmentit Tirane-Durrës- Rrogozhinë-Pogradec dhe lidhja e hekurudhes

nga Lini në pjesën e Maqedonisë si pjesë përbërëse e Koridorit Tetë,në mënyrë që krahas rehabilitimit të infrastrukturës rrugore,të bëhej në të njejtën kohë dhe hekurudha shqiptare.

  • Çfarë është kërkuar konkretisht nga pala shqiptare,pra nga ju ?

              Gjate bisedimeve,nga ana ime eshte kerkuar qe te jepeshin per Shqiperinë falas disa vagona.Nga ana e palës austriake, që  perfaqesohej  nga Zëvëndesministri  i  transportit

i cili ishte homologu im, u theksua se do te përpiqemi që t’ju ndihmojmë,por aktualisht nuk kemi hequr vagona nga inventari fizik,madje u tha gjithashtu se nje kërkesë e tillë do te mbahej në konsideratë.

     -   Dhe në cilën periudhë ka ndodhur kjo ?

         Me sa me kujtohet kjo ka ndodhur në 15 maj.Por,për më pas,me thënë të drejtën nuk e di se çfarë ka ndodhur sepse unë nuk kam qenë më Zëvëndësministër.

  • Pra,nje nder idete e vizites tuaj ka qene ndihme qe mund ti ofrohej Shqipereise?

                 Ideja e vizitës nuk ishte marrja në atë kohë e vagonave,por vetem zhvillimi i bisedimeve.Këtë gjë unë e nxorra atje si një shqetesim për hekurudhën shqiptare.

U thashë; A keni mundesi për të na ndihmuar me vagona?Me pas kam marrë në telefon Gaqo Apostolin dhe i kam thënë gjithcka rreth bisedimeve qe kisha kryer me homologun tim austriak,duke vënë në dukje se biseda ishte zhvilluar në një mënyrë të tillë.Më pas së bashku me homologun austriak,kemi firmosur një Akt Mirëkuptimi.

  • Çdo të thotë kjo ?

                     Eshtë thjesht një regjistrim i bisedave por nuk ka fuqi ligjore.Gjithashtu u  la se gjithçka do të saktesohej me një takim të dy Ministrave të Puneve Publike dhe Transportit me delegacionet përkatëse.

  • Sipas jush,çmund të bëhet tani ?

             Në rradhë të parë duhet të përcaktohen prioritetet sepse del nje pyetje tjeter, pse u hap fondi për blerje vagonash,kur në të vërtetë dihet që ne kemi gjithë hekurudhen të amortizuar ? Sepse në rradhë të parë duhet të rregullohen shinat mbi të cilat kalojnë vagonat,dhe me pas të arrihet tek këta të fundit.

Gjithsesi nuk mund ta paragjykoj Apostolin për një veprim të tillë,sepse ndoshta ka qenë momenti që duheshin vagona.

Intervistoi    Anila BASHA

Botuar në gazetën Koha Jonë, e Enjte 19 Nëntor 1998