Intervistë me Zv.Ministrin e Punëve Publike dhe Transporteve, z.Sadedin Çeliku

Hap pas hapi për kapërcimn e vështirësive

Zoti Sadedin,ju jeni Zv.Ministër i Punëve Publike e Transportit,por do donim opinionin tuaj vetëm për problemet e transportit që shqetësojnë Ministrinë tuaj.Cila është gjëndja që trasheguat në sistemin e transportit ?

Gjate viteve 92-97,pra viteve te tranzicionit jane privatizuar pothuajse te gjitha parqet mallrave dhe te spedicionit,të cilat në përgjithësi përfaqësonin relativisht një inventar të vjetër mjetesh,dhe parkun e eksportit.Gjithashtu janë privatizuar pothuajse të gjitha anijet

e flotës tregëtare,me perjashtim të anijes Saranda.Ne këtë drejtim është për tu theksuar se gjatë këtyre viteve,si rezultat i zgjatjes së proçesit të privatizimit anijet u dëmtuan dhe për pasojë janë shitur me një cmim simbolik,gjë e cila për mendimin tim është bërë e paragjykuar.Nga ana tjeter gjatë privatizimit nuk është mbajtur parasysh efektiviteti  në

privatizim,pra anijet ju shitën njerzëve që nuk janë navigatorë,pa arsim e për rrjedhojë efektiviteti i tyre është i dobët. Disa nga anijet jane shitur me urdher nga lart pa zbatuar proçedurat  ligjore. E pabesueshme  eshte  se  aktualisht  ne  jemi  nga  vendet  e  rralla

Të mos thuhet i vetmi ne Botë,qe nuk ka flote nacionale te konsoliduar me flamur shqiptar.Sipas mendimit tim duhet te ishte ruajtur një bërthamë e vogël anijesh.

Nga ana tjeter ne hekurudhe situate  është  dramatike. Unë mund të them se hekurudha e

vagonat e pasagjerëve,të mallrave,janë amortizuar 70%.Gjate periudhës së krizës u shitën për skrap në Mal të Zi rreth 17,5 km shina,nga e cila 13,5 km përfaqësonin linjën kryesore Shkodër-Bajzë,aks ky që ndërpret transportin ndërkombëtar hekurudhor.

        Cilat janë masat që keni marrë dhe do merrni për zgjidhjen e situatës?

Unë mendoj se Shqiperia ka nevojë për një flotë nacionale si çdo shtet i botës,e cila ne rradhë të parë i shërben eksport-importit të saj për ti dhënë një shtytje zhvillimit të transportit.Duke analizuar trafikun e mallrave dhe pasagjerëve,me interes do të ishte të kishim disa anije të tonazhit 3000-8000 tonësh,dy tankera për transport likuidesh dhe një ose dy tragete për transport mallrash e pasagjerësh.Në këtë drejtim do të bëjmë përpjekjeme armatorë të huaj për të realizuar këtë objektiv.Format e këtij bashkëpunimi nuk mungojnë në praktikën ndërkombëtare.

Për sa i përket hekurudhës po punojmë intensivisht për rritjen e efektivitetit të saj.Gjithashtu po hartojmë një program pune që me subvencione fare të vogla të mundesojmë lidhjen e hekurudhës në segmentin Shkoder-Bajzë.Përsa i perket vagonave të pasagjerëve,të cilat janë te amortizuar,kemi përgatitur një projekt-vendim,,i cili synon eksportin e rreth 15000 ton skrapi dhe me kondravleften e saj të rinovojmë pjerserisht(rreth 40 vagona ) transportin e pasagjereve.Gjithashtu kemi dhe mjaft projekte të tjera si rehabilitimin e infrastrukturës në hekurudhë,rreth 7 miljon dollarë grand nga SHBA,lidhjen e hekurudhës Lin (Pogradec)-Strugë,në kuadrin  e koridorit të tetë transeuropian të transportit si dhe po punohet për linjën hekurudhore Pogradec-Kapshticë.

        Cilat janë disa nga objektivat e zhvillimit të porteve detare të vëndit tonë ?

Ka perfunduar faza e parë e rehabilitimit të portit detar Durrës prej 8,4 miljon dollarë nga fondi kuvaitian dhe po punojme per vazhdimin e fazës së dytë dhe sigurimit të një fondi nga Banka Boterore prej 21 miljon dollarësh.Gjithashtu po ndërtohet terminali i trageteve me fondet e BEI (Banka Europiane e Investimeve) dhe Programi Phare.

Me përfundimin e ketyre projekteve dhe te tjera per ngritjen e administratës detare,porti detar i Durresit do të fuqizohet e modernizohet.Gjithashtu po punohet për ndërtimin e terminalit të trageteve në portin e Vlorës dhe zgjerimin e kalatave të perpunimit të anijeve,fondet e të cilave tashmë janë siguruar.Po punohet per bërjen e master planeve

Per portet Shengjin e Sarandë,në mënyrë që të rrisim dhe atje kapacitetet përpunuese të mallrave,në mënyrë që  edhe ato dy porte ti përgjigjen më mirë rritjes së vazhdueshme të trafikut të mallrave e pasagjereve.

      Mund të na flisni shkurtimisht rreth transportit ajror?

Për transportin ajror vazhdojnë punimet për rehabilitimin e infrastrukturës në aeroportin e Rinasit nga firma gjermane Siemens.Ka përfunduar pista dhe po punohet për  instalimin e sistemit ndriçimit dhe nënstatcionet e energjisë.Eshtë gati për të filluar rrethimin e aeroportit dhe po bashkrendojmë punën me Ministrinë e Financave për kompemsimin e pronareve të tokës.Eshtë nënshkruar një kontratë me Eurokontrollin ( organizata Europiane e trafikut ajror) për projektin e master planin të trafikut ajror në Shqiperi,gjithashtu do të vazhdojë puna për ndërtimin e terminalit të ri si dhe rrugën e re që të çon në aeroport. punë kjo e cila do të fillojë vitin e ardhëshëm.Në këtë mënyrë do ti përgjigjemi më mirë rritjes së trafikut të pasagjerëve dhe mallrave.

     Në fushën e reformimit të legjislacionit Shqiptar në transport, cili është mendimi tuaj ?

Në mënyrë që të rregullojmë më mirë marrëdhëniet juridike,administrative dhe ekonomike në fushën e transportit është punuar dhe kemi në përpunim kodin e ri rrugor së bashku me rregulloren e zbatimit të saj,ligjin për transportin e mallrave dhe pasagjerëve dhe një paketë ligjesh që rregullojnë zbatimin praktik të tij.Po punohet dhe për kodin detar dhe atë hekurudhor etj.

Ju faleminderit.

Botuar në gazetën Zeri i Popullit, e Premte , 17 tetor 1997