Per nje specialist problemet e qarkullimit rrugor ne kryeqytet jane te qarta dhe te detajuara. Pa ujin e zakonshem te politikaneve, ai tregon faktikisht pse ndodh e gjithe kjo. Dhe, fajtoret, vec strukturave te shtetit, qe nuk dine te menaxhojnejemi dhe vete ne, qe qarkullojme pa qellim. Shtuar me mungesen e sinjalistikes dhe pakujdesin e njerezve rreziqet shtohen. Por, ne kete funksion, i intervistuari edhe na ka dhene nje shembull te Vjenes dhe si jane zgjidhur problemet te ngjashme. Per specialistin,eshte e nevojshme ndertimi i mbikalimeve,funksionimi i sinjalistikes etj ... Kurse, "autoveturat qe levizin pa efektivitet duhet te pena/lzohen permes taksave dhe me ndertimin e atyreparkimeve qe po flasim, trafiku i automjeteve te jeni te sigurt qe do pesoje shfryrje. Nga ana tjeter, Bashkia e Tiranes duhet ti shpejtoje masat per ndertimin e unazes sebrendshme, projekt ky qe ka kohe qe ka filluar dhe s'ka gjasa se do mbarojendonjehere", shprehet ai.
Z. Celiku, pse ndodhin problemet me trafikun e automjeteve ne kryeqytet dhe ne vend dhe si e shikoni ndertimin e parkimeve te medhenj tek "Parku Rinia" dhe stadiumi "Qemal Stafa". Si qendron ky problem ne kendveshtrtmin tuaj si specialist?
"Fillimisht me lejoni te sjell ne vemendjen tuaj dhe lexuesit se problemet me trafikun e automjeteve nuk i ka vetern Shqiperia, por pothuajse te gjitha vendet ne bote, por me vecori dhe me specifika te ndryshme. Nje nga vendet me problematike ne Evrope, p.sh. ka qene Vjena por qe tani e ka zgjidhur perfundimisht problemin duke zbatuar politika taksash ne qarkullimin e automjeteve dhe kryesisht ne vendparkimet e tyre. Keto taksa dinamizohen ne funksion te qendrimit ne parkim aq sa shpesh here nuk perballohen nga drejtuesit e automjeteve. Tashme, atje, levizjet preferohen me mjete te tjera motorike. Vendi yne deri ne vitin 1990 ka pasur nje inventar mjetesh rreth 30.000 duke perfshire edhe ato automjete, qe kishte ushtria dhe qe qarkullonin rralle. Pas vitit 1990, endrra e shqiptareve u realizua dhe ne kete menyre thuajse ne cdo tre familje ka nje autoveture, Dejure Shqiperia ka rreth 350.000 automjete dhe defactorreth 250.000 automjete. Diferenca prej 100.000 automjetesh perfaqeson ato qe nuk kane zbatuar lighin per cregjistrimin tek organi qe i ka regjistruar. Pjesen me te madhe te ketij numri e perfaqesojne automjetet e ushtrise dhe te rendit publik, te cilet kerkojne zbatim ligji kur ato vete s'e zbatojne ate. Natyrisht qe ky numer i madh mjetesh me ate infrastrukture te trasheguar para '90, te ndertuar apo te rikonstruktuar pas '90 eshte i pamjaftueshem".
Lidhet kjo valle me masat e dobeta qe kane marre organet kompetente per lehtesimin e trafikut te automjeteve?
"Natyrisht qe jo cdo gje shkon vaj. Per shembull, po ti hedhesh nje veshtrim numrit te aksidenteve me pasoje vdekjen konstaton ne dhimbje se nga viti 2005 qe u regjistruan 747 te tilla, ajo gati eshte trefishuar me vitin 2008. Kjo te ben te mendosh qe krahas problemeve qe thashe me siper ka dhe mungese te theksuar profesionalizmi dhe vullneti per zbatimin e kodit rrugor dhe e akteve te tjera normative, qe lidhen me te. Policia rrugore, qe patrullon akset rrugore te vendit ku behen te gjitha aksidentet ka mjaft pergjegjesi qe lejon qarkullimin e automjeteve me shpejtesi, te pire etj. Natyrisht Ministria e Brendshme ka pjesen e vet qe lidhet me levizjet e njerezve, te cilet ishin te specializuar dhe po kaq pergjegjesi, qe nuk merr masa per trajnimin e tyre. Ne kete aspekt, une do t'u beja nje apel atyre qe te levizin menjehere punonjesit e policise rrugore qe nuk kane arsimin perkates, nuk njohin kodin rrugor, ligjin e transportit, rregulloren e kodit rrugor si dhe aktet e tjera ligjore e nenligjore, qe lidhen me punen e tyre".
Nje numer ne rritje aksidentesh, a ka pasur ndonje projekt qe synon zbutjen e ketij problemi ?
"Po. Ka patur nje projekt qe kompania "Swe Road" ose "Swedish National Road Consulting" .Kjo kompani perfaqesohej nga zoti Dick Jonsson .Ky projekt nuk merrte persiper eliminimin ose zbutjen e aksidenteve por evidentimin e tyre, shkaqet, metodat per ti luftuar dhe ndertimin e politikave te reja per zgjidhjen e kesaj ceshtje. Pervec ketij projekti u derguan dhe drejtues e specialiste per t'u trajnuar ne Suedi, por fatkeqesisht nuk ka mbetur asnje njeri me ne pune, Ky projekt ka vijuar deri ne vitin 2006 dhe sipas burimeve prane MPPT do vazhdoje duke filluar nga muaji i ardhshem e me tej. Te dhenat per situaten dhe sigurine rrugore ju jane bere me dije zyrtarisht qeverise shqiptare po te gjitha ato kane rene ne vesh te shurdher".
Shpesh here ndikon ne rendimin e trafikut edhe mungesa e funksionimit te semaforeve ...
"E thashe se aksidentet pergjithesisht behen ne akse kryesore sidomos Fushe Kruje - Lac - Lezhe - Shkoder, Durres - Rrogozhine, Elbasan - Librazhd etj. Persa i perket zonave urbane keto aksidente jane te pakta ne numer, Nese e kuptova drejt pyetjen tuaj me lejoni te sqaroj per lexuesin tuaj se ne pergjithesi ne qytete mungojne sinjalistikat. Per shembull ne Tirane sinjalistikat vertikale (tabelat) ne mjaft vende mungojne dhe ajo qe bie ne sy, ato levizin sipas qejfit. Ne kete menyre, kjo i corodit drejtuesit e automjeteve. Ketu nuk kam parasysh rastet e detyrueshme te vendeve ku behen punime. Po keshtu, thuajse nuk ka ose behen vetem kur rikonstruktohen rruget me sinjalistika horizontale (vijezime ne asfalt me boje te bardhe dhe te verdhe) qe kane jo pak ndikim ne qarkullimin dhe orientimin e drejtuesve te automjeteve. Per sa i perket sinjalistikave elektronike (semafore), ato ne pergjithesi jane, por filialet e Korporates Energjetike duhet te marrin masa per furnizimin me energji te tyre pasi shpesh here ato nuk punojne. Pra, sic e theksova- te gjitha keto, mund dhe duhet te rregullohen por qe te kerkosh zbatim ligji duhet ta njohesh ate me pare dhe qe ta njohesh duhet studiuar dhe vullnet per ta zbatuar".
Kemi nje Iniciative te Bashkise se 'I'iranes per ndertimin e dy parkimeve te medha, tek Parku "Rinia" dhe Stadiumi "Qemal Stafa". Lidhur me kete eeshtje ka pasur dhe kundershti nga forca politike. C'mendim keni ju?
"Per ti dhene pergjigje pyetjes tuaj do t'I rikthehem rastit te Vjenes. Atje thuajse paralizohej trafiku dhe per pasoje filloi te jape impakte negative dhe ne ekonomi. Atehere qeveria austriake miratoi nje buxhet prej 150 milione eurosh per ndertimin e parkimeve nentokesore ne kryeministri, ne te gjitha ministrite dhe institucionet e tjera te vendit. Te tilla beri dhe ne mjedise te tjera. Pra, une personalisht e mbeshtes si iniciative dhe jam i bindur se duke zbatuar dhe disa masa te tjera do te kemi rezultate te kenaqshme"
A mos valle Tirana qe ka inventarin me te madh te mjeteve ka nevoje dhe per Mbikalime qe ky problem te marre zgjidhje definitive?
"Natyrisht qe po , madje jemi te vonuar. Mbikalimi, qe sapo perfundoi, eshte bere ne vendin e vet dhe sipas standarteve evropiane , po ai nuk zgjidh asnje problem sepse nuk duhet te prishej mbikalimi i 'Zogut te Zi', i cili ishte ne perfundim e siper. Automjetet qe kalojne ne mbikalim (eshte fjala per mjetet qe vijne ne Tirane) krijojne ngarkese te madhe ne rrethrrotullim madje coroditje.Ne jemi mesuar ti bejme mbrapsht punet.Megjithese atje u be nje dem ekonomik prej 1.2 milione euro askush nuk mbajti pergjegjesi dhe organi i akuzes hesht. Na qellon te degjojme qe procedohen ose futen ne burg per shperdorim detyre etj. Te mos zgjatemi, Tirana ka nevoje per Mbikalim tek Rrethrrotullimi 'Zogu i Zi'; tek Shkolla Teknologjike, zone kjo mjaft problematike ( me sa di une ka nje projekt ); tek kryqezimi i Rruges se Elbasanit. Natyrisht qe ne te ardhmen do te kete nevoje edhe ne vende te tjera por keto mendoj se jane emergjente".
Per care masash te tjera e keni fjalen?
"Ne Shqiperi kjo me e theksuar ne qytete te medha si Tirana, Durresi, Vlora etj. qytetaret i perdorin autoveturat per nje kilometer per te pire kafe apo per qejf. Bulevardin e kane te lire dhe shetitore nuk kemi. Po tu referohesh kryeqyteteve te tjera ne shetitore nuk lejohet qarkullimi i automjeteve ose ka kryeqytete, ku lejohet deri ne oren 18 : 00. Ne kete kendveshtrim, keto autovetura qe levizin pa efektivitet duhet te penalizohen permes taksave dhe me ndertirnin e atyre parkimeve qe po flasim, trafiku i automjeteve te jeni te sigurt qe do pesoje shfryrje. Nga ana tjeter, Bashkia e Tiranes duhet ti shpejtoje masat per ndertimin e unazes se brendshme, projekt ky qe ka kohe qe ka filluar dhe s' ka gjasa se do mbaroje ndonjehere".
Ne Greqi para nje muaji u mor nje vendim, sipas te cilit mjetet e vjetra duhet te hiqeshin nga qarkullimi. A ekziston mundesia te behet edhe ketu?
"Eshte plotesisht e vertete. Ne pergjithesi, ne vende te nclryshme nuk lejohen te qarkullojne automjete me moshe me te madhe se 20 vjet. Ne funksion te kesaj moshe paguhen dhe taksat. Pra, sa me i vjeter te jete automjeti, aq me shume taksa do te paguaje ose sic i themi ne do te paguaje, taksa ekstra. Ne Greqi qeveria automjetet qe nuk do te lejoje te qarkullohen, do t'u beje rivleresimin e tyre dhe do ti kompensoje me vlere nga 500 - 2000 Euro per cdo automjet. Ne Shqiperi problemi eshte me shqetesues. Ende ketu qarkullojne automjete me moshe 30 vjecare dhe me te meta serioze teknike. Ato edhe pse me ligj duhet ti nenshtrohen kontrollit teknik, i cili per shkak te moshave te nclryshme, qe kane automjetet, duhet te jete me i rrepte, thuajse behet formal ose nuk behet fare per shkak te korrupsionit, qe ka perfshire ate ndermarrje. Automjetet e renda, maunet, dhe automjetet e ndertimit, autobetoniere nuk paraqiten, por letrat i marrin sikur e kane kryer kontrollin teknik. Kontrolli i detyrueshem vjetor dhe periodik per transportin publik behet me te meta. Pra ne numrin e aksidenteve, qe ndodhin rast pas rasti, ndikon dhe kontrolli i dobet i automjeteve. Pra, ka ardhur koha qe dhe tek ne te merren disa masa. Kjo duhet te filloje me automjetet e transportit publik, por per kete lypset nje vendim qeverie ose nje amendim te ligjit per" Kodin Rrugor te Republikes se Shqiperise". Nga ana tjeter, Ministria e Financave duhet te shikoje me seriozitet uljen e taksave per autoveturat e reja ku prioritet duhet te kene makinat e benzines per shkak te masave per mbrojtjen e mjedisit".
A mendoni se ndertimi i parkimeve dhe masat per uljen e taksave per autoveturat e reja kane prapavije korrupsionin?
Te them te drejten une po fokusohem ne karakterin problemor, tematik dhe aspak politik. Megjithate po te mbajme gjalle gjithnje dhe kudo fjalen " Korrupsion" i bie te mos behet asnje pune, te frenosh zhvillimin ekonomik, te mos japesh leje ndertimi e per pasoje te ligjerosh papunesine dhe shume plage te tjera sociale, te cilat jane nje dem i madh per cdo ekonomi. Une them se taksat per makinat e reja nuk ulen sepse jane te pranishme lidhjet e shkurtra. Po te shikosh reklamat e vendeve te tjera, per te njejtat marka makinash ka goxha diference cmimi. Fitimi i distributoreve tane te makinave te reja varion 25 - 40 %. Nese Ministria e Financave do te jete me e arsyeshme ne zbatimin e politikave te saj, atehere me siguri te gjitha keto problem do zbuten me shume,
Intervistoi Ben Andoni.
REVISTA MAPO 6 SHTATOR 2008