Nga data 19-20 Dhjetor në Tiranë u zhvillua takimi i nivelit të lartë të ekspertëve për transportin, përfaqësuar nga Zëvëndësministri i Republikës Federative të Jugosllavisë (Serbi Mal i Zi) Budimi Saranovi si dhe Ministri i Malit Zi i Transportit Luka Bodjvar. Delegacioni Shqiptar përfaqësohej nga Zëvëndësministri i Punëve Publike dhe Transportit Sadedin Çeliku. Gjate këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin në fushat e transportit hekurudhor, automobilistik, ajror dhe për atë detar.
Në këtë diskutim pati një mirëkuptim të plotë që u konkretizua me firmosjen e një protokolli, sipas së cilës u ra dakort që të hyjnë në fuqi marrveshjet midis dy vëndeve për këto lloje transporti, marrveshje të cilat do të konkretizohen me shkëmbimet e grupeve të ekspertëve për nënshkrimin e marrveshjes qeveritare në të gjithë sektorët e transportit.
Nga ana e delegacionit Shqiptar ju dorëzuan delegacionit Jugosllav projekt marrveshjet përkatëse për të gjitha llojet e transportit.
Botuar ne gazeten Zëri i Popullit, e Martë 23 dhjetor 1997