Transporti me ne fund duket se eshte kuptuar nga te gjithe aktoret ne bote se eshte industri e cila gjeneron fitime te medha sepse eshte i vetmi sektor qe behet atraktiv per sektoret e tjere te ekonomise si industria, bujqesia, turizmi, mjekesia, arsimi, kultura, shkenca, etj. Sot po investohen miljarda dollare ne kete sektor. Po te hedhim nje veshtrim, dallojme qartazi se ne sistemin e transportit po investohen shuma maramendese parash ku spikasin investimet ne rruge, vepra arti (ura), gazsjellesa, naftesjelIesa, hekurudha te shpejtesive te medha deri ne 600 kilometra ne ore, ne sektodn e transportit publik rrugor, detar, ajror e gjetke.

Duke e pare nga kjo optike, une si specialist i kesaj fushe se ciles i jam perkushtuar per gati tre dekada, kam shkruar mijra faqe kushtuar sektorit te transportit, madje shpesh duket se jam shfaqur dhe kritik.  Fakti qe nje pjese e ketij sektori ka mbetur pa zhvilluar, madje nuk gaboj po te them se ka mbetur fare primitive, tregon se ky sektor vazhdon te mos kuptohet nga qeveria e qeveritaret , sepse ka mbetur nje sektor inferior, i neglizhuar e pa investime parimore, tregon gjithashtu se ende nuk eshte kuptuar se nga industria e transponit varet shume zhvillimi i te gjithe sektoreve te tjere te ekonomise.

Pa transport nuk ka levizje te lire te njerezve, shkembim mallrash, idesh dhe as zhvillim gjithashtu. Kjo do te thote se eshte sektor prioritar nga ku marrin shkas dhe varen dhe zhvillimi i sektoreve te tjere te ekonomise. Koridori i tete ose sic u quajt ndryshe nisma e Bill Clinton, parashikonte transformimin e thelle te infrastruktures rrugore, detare, te telekomunikacionit, informacionit e inovacionit, por fatkeqesisht na rezultoi nje sipermarrje e deshtuar sepse u ndesh me indiferentizmin e neglizhencen e qeverise shqiptare...

Autori

 

Vëndi ynë është një demokraci jo e re qe herë herë shfaqet e brishtë për shkak se kanë kaluar jo pak vite dhe një pengesë e madhe ka qënë mentaliteti i përjetimit te saj. Shoqëria shqiptare për shkak të problemeve që ka, ca të trashëguara, të tjera të sajuara e të nxitura nga vetë ne, po përjeton mjaft probleme sociale që vijnë dhe bëhen më të vështira. Përballë kësaj situate që nuk është fort e këndëshme, media shqiptare dhe shoqëria civile mund dhe duhet të kishte një rol të veçantë e të rëndësishëm per hulumtimin dhe investigimin e mjaft problemeve e ngjarjeve që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe korrupsionin që gati është kthyer në sistem. Shoqëria civile u krijua e deformuar dhe është bërë vegël e në shërbim të pushtetit e qeverisë, vlerësim ky edhe nga ndërkombëtaret. Filozofi Joseph Pulitzen qysh në vitin 1904 do të thoshte se "shteti dhe gazetaria do të ngrihen ose do të fundosen së bashku. Një media cinike, mercenare, demagoge, me kalimin e kohës do të prodhojë një publik dhe shoqëri po aq pa vlerë sa vetja". Një pjesë e medias që financohet nga qeveria në forma të ndryshme e te paligjshme bëhet zëdhënëse e saj dhe instrument dhe perfaqësuese politike e qeverisë. Pjesa tjetër e medias, që perpiqet ti afrohet të vërtetës, realitetit dhe që nuk i bindet vullnetit të qeverisë, sulmohet nga kjo e fundit deri sa e çojnë në faliment. Libri "Kriza dhe Modeli Kapitalist" i shkruar nga Autori është një përmbledhje artikujsh, komentesh dhe analizash ku jepen opinione që lidhen me krizën financiare në përgjithësi dhe në vëndin tone në veçanti. Krahas tyre trajtohen dhe jo pak çështje dhe probleme sociale që shqetësojnë shoqërinë shqiptare...

Autori

 

Puna e gjatë për gati çerek shekulli në sistemin e transportit, më bëri të mendoj se ndihma ime modeste në këtë fushë është e mirëpritur. Duke pasur parasysh se në shekullin e fundit askush nuk ka arritur të botojë një libër të tillë të karakterit historik për transportin, i cili të shpjegojë profesionalisht gjurmët dhe dinamikën që ka përcjellë transportin ndër vite në Shqipëri, e ndjeva si detyrim moral e profesional, ndaj dhe mora guximin ta shkruaj këtë libër, i cili mendoj se do të jetë i vlefshëm për brezat që do të vijnë. Kujtoj se një libër i tillë nuk është as në Fondin e Bibliotekës Kombëtare dhe as në Bibliotekën e Universitetit të Tiranës dhe botohet për herë të parë. Për hartimin e këtij libri kam shfrytëzuar materialet e pakta në faqet e internetit, Arshivën e Shtetit, Bibliotekën Kombëtare dhe atë Universare, si dhe kam pasur ndihmën dhe konsulencën e mjaft kolegëve që kanë kontribuar për dekada të tëra në sistemin e transportit. Jam nisur nga qëllimi i mirë që në këtë libër të trajtoj aspekte të ndryshme të transportit në përgjithësi dhe llojeve të tij në veçanti. Kështu, mbështetur në literaturën e pakët, por më shumë në përvojën time e të mjaft kolegëve, kam trajtuar historinë dhe çështje të ndryshme të transportit rrugor dhe përbërësit e tij, transportit detar, hekurudhor dhe ajror, si dhe prognozën e dinamikën e tyre, vendin që zë transporti në zhvillimin ekonomik dhe produktin e përgjithshëm bruto...

Autori

 

Libri "Kriza e Arsyetimit Moral" i përfunduar në gjysmën e parë të vitit 2011, ka në themel të saj të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen që po vjen. Duke u përpjekur të bëj detyrën time si autor i këtyre shkrimeve, kam parashikuar e thënë në mënyrë të çiltër e të drejtpërdrejtë fenomenet negative që vazhdojnë ta gërryejnë shoqërinë shqiptare dhe gjithçka të keqe që na servir politika e sotme qeverisëse. Sigurisht jam përpjekur që fenomenet që përjetojmë sot t'i shikoj në optikën time, punë të cilën e kam bërë në konsultë dhe arsyetim së bashku me shokët e miqtë që më rrethojnë çdo ditë të cilët përcjellin me vetëdije qytetare shqetësimet e tyre. Kjo nuk ka qenë punë e lehtë por mjaft e vështirë e komplekse. Natyrisht që nuk pretendoj se ato që kam shkruar mund të jenë të gjitha të drejta, por, qëllimi im është të identifikojmë prirjet kryesore gjeopolitike, teknologjike, demografike, kulturore, ushtarake, në kuptimin më të gjerë të tyre, si dhe të përcaktojmë ngjarjet më kryesore që mund të ndodhin...

Autori

Është kënaqësi e veçantë, por dhe detyrim moral e shoqëror, që më në fund, më jepet mundësia të konkurroj në tregun mediatik duke shprehur në këtë mënyrë idetë, opinionet dhe analizat për fenomene e probleme të dryshme parë nga këndvështrimi im. Në shkencat politike gjithnjë e më shumë po zë hapësirë studimi i rolit të të ashtuquajturit "kapitali social" në zhvillimin e një vendi. Lidhur me këtë temë, lind pyetja se çfarë e bën funksionale një demokraci. Përse në disa vende, institucionet demokratike mbijetojnë e në disa vende të tjera dështojnë. Fakti që në Shqipëri ka mjaft probleme, tregon qartë për shkallën e demokracisë që ka vendi ynë. Shoqëria civile është ekzistuese por mbetet jashtëzakonisht e dobët dhe kryesisht mund të konsiderohet si instrument në zbatimin e politikave të qeverisë. Më vjen keq të pohoj se pushteti mediatik forcohet e dobësohet në funksion të mbështetjes që i jep qeveria. Ajo nuk është më pushtet i katërt siç kasifikohet, por shumë më e fortë se sa mendohet. Vendin kryesor në medien e shkruar nuk e zënë opinionet dhe analizat për problemet kryesore që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare, por kronikat dhe pjesa e politikës, që më së shumti nuk pasqyron realitetin. Nuk mund të ketë demokraci në një vend ku media është e sëmurë e që zhvillohet në funksion të politikës. Sa më e emancipuar të jetë media, aq më e lartë është shkalla e demokracisë. Tek ne ka një deformin të madh të realiteteve, të cilën e gjen në mjaft shkrime e gazeta. Ata i shikon të shkruajnë për të gjitha problematikat, si politikë, arsim, kulturë, punë publike, ekonomi etj., ndërkohë që në të gjithë botën gazetari është profesionist i specializuar në një sektor të vetëm. Në këtë libër, që po përcjell për lexuesin shqiptar, jam përpjekur të shfaqem si profesionist, jo vetëm duke bërë vërejtje e kritika, por duke sugjeruar rrugëzgjidhje optimale për mjaft probleme dhe në mënyrë të veçantë për transportin, sektor ky që i jam përkushtuar mbi dy dekada të tëra të jetës sime...

Autori

Ky libër publicistik përmbledh eksperiencën e autorit që nga viti 1997, kohë në të cilën atij ju besua posti i zv/ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve. Të qeverisje pas shkatërrimit total të shtetit në pranverën e vitit 1997 ishte shumë e vështirë dhe vetëm ata që e kanë provuar mund ta besojnë. Shpesh sot gjykohet veprimtaria e dikujt jo në kohën dhe në hapësirën në të cilën është ushtruar një veprimtari e caktuar, por vetëm nga këndvështrimi i momentit, duke harruar rrethanat e kohës. Ky vlerësim, padyshim që është i gabuar dhe prodhon konflikt. Ai është fyes dhe të revolton. Ky është shpesh dhe gabimi i politikës shqiptare në këto 18 vjet dhe nuk ka gjasa që edhe për disa vite të ketë ndonjë ndryshim. Unë besoj, ashtu si liberalët klasikë apo institucionalistët neoliberalë (Monteskie, Kant, Uillson), që vetëm arsimimi do të na nxjerrë nga kjo gjendje. Autori ka zgjedhur të paraqesë para publikut qëndrimet dhe përvojën e tij që nga viti 1997 e në vazhdim. Artikujt janë zgjedhur nga vetë autori dhe fakti që ato janë botuar në organe të ndryshme shtypi, redaktimi rrënjësor i tyre, ju humb kontekstin historik. Titullin "Si Të Bëhesh Njeri Publik", që zgjodha për librin e ish kolegut, është një nga artikujt e botuar. Sadedini ka qenë një njeri publik dhe tashmë ai paraqet para lexuesit formimin e tij ekonomik, administrativ, politik dhe shoqëror. Guxon të konkurrojë përsëri në tregun e ideve jo në kafene, por zyrtarisht në media dhe tashmë me një libër dhe për këtë duhet falënderuar. Libri publicistik e realizon qëllimin e tij. Autori paraqet gjendjen e transportit rrugor, detar, ajror, hekurudhor në vite, si dhe përpjekjet e bëra për përmirësimin e këtij sistemi, qoftë në investime apo akte ligjore. Kjo periudhë përkon me hartimin dhe miratimin e Kodit të ri Rrugor dhe rregulloren përkatëse për zbatimin e saj. Ai bën publik shqetësimin për abuzimet në këto sektorë, për të cilët ka njohuri dhe informacion të konsiderueshëm. Gjithashtu, autori na paraqet gjendjen e vështirë të trafikut rrugor në Tiranë dhe propozon rrugëzgjidhje konkrete. Nisur nga përvoja e punës si zv/ministër, mban qëndrim kritik ndaj bashkimit e Ministrisë së Transportit me atë të Punëve Publike, sektorë që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Shpesh autori merr pozicionin e specialistit të ekonomisë. Një studim mbi papunësinë e nxit të paraqesë tetë rrugëzgjidhje, deri tek reformimi i Kodit të Punës, por edhe krimi i organizuar, kriza ekonomike apo sigurimet shoqërore janë pjesë e analizave dhe e debatit publik mediatik. Ndërkohë, edhe politika nuk del jashtë fokusit. Bën apel kundër euforisë së të majtës dhe propozon aleancat e mundshme për të arritur suksesin. Përgjithësisht artikujt janë kritikë, me alternativa zgjidhjeje. E rëndësishme është fryma. Të bëhesh pjesë e shqetësimeve të ditës dhe të japësh zgjidhje. Ky është një kontribut me vlerë.  

Shpëtim Cami

Permbysja e sistemit komunist ishte rrjedhoje e shume faktoreve por kryesorja ishte se ne rradhe te pare deshtoi sistemi politik se bashku me modelin ekonomik. Sigurisht qe nuk kam ndermend te bej analizen e kesaj teme e cila eshte mjaft e thelle, madje e kane bere shume analiste e politologe shqiptare e nderkombetare, por do desha te ndalem ne disa fenomene te cilat kane patur ndikim te madh ne zhvillimet e ketyre dy dekadave.

Fituam fjalen e lire por jo te gjithen se perpjekja e presionet vazhdojne te vijne ne dinamike. Kjo duket tek pushtimi i medias ku qeveria e maxhoranca e sotme kontrollon televizionin publik qe mbahet me parate e popullit, televizionin ABC, Albanian Screen, Klan, Klan Kosova, Klan HD etj.

Gazetaret dhe shoqeria civile gati jane inekzistent sepse ato jane krijuar prej tyre (qeveria) dhe duhet te mbajne ison e qeverise. Sindikata thuajse nuk ka, edhe kur ndjehet ndonje ze ajo mbytet e shuhet menjehere. Te perndjekurit vetem se kerkuan parate qe ju takonin, per hic gje u mbyten me zjarr etj.

Fenomenet negative e plaget sociale jane rritur sepse jane jashte vemendjes se qeverise. Kjo do te thote se ka rritje dinamike te gjakmarrjeve, te analfabetizmit, te shfrytezimit te te miturve ne pune te renda gati si skllever etj. Jo vetem kaq. Brezi I ri perdoron e merr drogen, alkolin, cigaren, seksin etj. Duhet te jemi te sigurte e te sinqerte se keto nuk ndodhnin atehere.

Sot trafiqet e droges, klandestineve, prostitutave, skrapit, dhe gjithfare tjeter qe s dua ti permend jane bere ceshtje e dites e fare te zakonshme. Krimi i organizuar, krimi ne ekonomi jane bere problem i madh per shoqerine shqiptare. Fushata antidroge qe na la pushtet Saliu po politizohet nga ai dhe shoket e tij sepse nuk duan shtet dhe as sundim te ligjit.

Pasurite shteterore e strategjike ishin te te gjitheve dhe per te gjithe popullin shqiptar te barabarte. Nuk kishte miljonere, kontrabandiste bandite apo monopoliste. Sot jane fenomenet me te prekshme dhe gati te pasherueshme. Po pse valle keshtu, populli luftoi per te tjera dite. Atehere quhesh kontrabandist e matrapaz ai qe bileten e kinemase per nje film e shiste nga 20 lek ne 30 apo 40 lek te vjetra qe per nga vlera nuk kishte ndonje qamet e rendesi te madhe.

Sot fitohet vetem ne nje tender miljona dollare, pasurite e sektoreve strategjike dhe ato kombetare I moren pak njerez packa se I krijoi me djersen e tij i gjithe populli. Ku jane uzinat, fabrikat e kombinatet qe ndertoi populli shqiptar? U shpernda, rishpernda dhe si shkoi fati I tyre? Jo, u grabiten.

Athere kishte me shume pasterti, me pak plehra, rregull, rend publik e siguri publike, me pak ndotje e me shume disipline, me pak divorce dhe familje te shendosha. Sot eshte e kunderta e asaj qe ndodh, papasterti, plehra, ndotje mjedisi, ndotje akustike, aksidente e prishje te qetesise publike.

Atehere edhe pse ne kushtet e izolimit, te mungeses se fjales se lire, njerezit ishin me te lumtur, pa strese e benin nje jete te qete. Nuk kishte zengjine dhe as fukarenj ne kufijte ekstrem.

Atehere nuk kishim te papune por dhe pune te zgjedhur nuk kishte. Sot nuk ka pune dhe gati I gjithe populli eshte I papune, por amortizohet nga faktori emigracion. Instati dhe Sherbimi Kombetar I Punesimit deklaron si te papune vetem ato qe regjistrohen si te tille, nderkohe qe atje shkojne shume pak, se ato nuk kane cfare tu ofrojne te gjoreve.

Atehere e merrje nje diplome dhe e mbaroje nje shkolle me sakrifica, sot doktore e profesore, diploma e mastera, mbarohen per nje dite madje per nje ore, mjafton te kesh para. Atehere i denuari me faj vuante denimin sipas ligjit te atehershem, sot edhe kriminelet qe vrasin dhe te denuar si te tille, falen dhe ju jepet leje ne kembim te votive. Atehere nuk mund te hapje as dhe nje dritare pa leje ndertimi, sot ndertohen pa leje, ne trojet e huaja, legalizohen perseri ne kembim te votave.

Atehere prioritetet e zhvillimit diskutoheshin formalisht ne cdo ndermarrje e njesi prodhimi, sot parate publike shpenzohen atje ku del me shume. Pra sajohen prioritete e falcitete sic qene iniciativat e shegeve, ullinjeve, lajthive, shkollat jo publike, vecse parate te shkojne aty ku duhet. Atehere nuk mund te merrje asnje pellembe toke pa leje, sot u jepet fazlliceve edhe per nje euro. Atehere vija bregdetare dhe kufiri shteteror ishte i shtrenjte, sot pergjate bregdetit deri ne Sarande kane blere qindar hektare toke shtetas serbe e ruse qe zoti e di se te kujt jane de fakto. Atehere shkollat e siperfaqet e tyre ruheshin me polici, sot jane grabitur nga ndertuesit, jane fallsifikuar tapite e hipotekat e cfare nuk eshte bere. Atehere integriteti dhe teresia territoriale e vendit ishte e shenjte, sot shitet e blihet, jepet leje vorrezash, deformohet historia, drejtshkrimi, monumentet e kalate jepen per qebatore etj.

Athere nuk permbyteshin toka e shtepi ne Lezhe e Shkoder, ndersa sot ndodh cdo vit dhe shoqerohet me deme te medha materiale dhe pse harxhohen shuma te medha per argjinaturat. Atehere futbolli nuk trukohesh dhe kultura dhe arsimi ishin prioritet, sot futbolli shikohet sikur te jete denuar fusha, pa spektatore sepse vetem sport nuk eshte. Atehere pyjet dhe lendet drusore perdoreshin ne dobi te popullit, sot pyjet jane shuar, prere e grabitur nga kondrabandistet pushtetare. Athere nuk behesh fjale per evazion, sot kemi evazion fiskal dhe rrjedhje te fondeve publike kudo dhe ne cdo gje. Te gjitha keto dhurata na i ka bere maxhoranca e kahershme, madje cuditerisht gati jane me te njejtat fytyra. Keto guxojne e dalin ne fushate, televizion, apo ne foltoren e parlamentit e na flasin per nderin, sinqeritetin, transparencen, administrimin, punesimin, dhe gati bejne sikur qajne perpara popullit.

E pra keta jane humbesit e vertete, me keta ne kemi humbur dy dekada, jemi genjyer e mashtruar dhe asgje nuk kemi fituar. Kjo eshte e gjithe historia e asaj maxhorance qe mbahet sot nga pakica. Populli di c’ben, nuk mund te mashtrohet me sepse s’ka kohe per te humbur. Ai tashme e ka zgjedhur rrugen e vet, rrugen e zhvillimit, rruga qe i nxjerr ato nga erresira ne drite.

Autori

Sistemi Europian i transportit luan rol kryesor në transportin e njerzëve, mallrave dhe ideve në një kontekst lokal, rajonal, kombëtar, Europian dhe ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, ai është i domosdoshëm në prosperitetin e Europës dhe i lidhur ngushtë me rritjen ekonomike dhe cilësinë e jetës. Megjithatë, duhet të gjëndet mënyra për të zbutur ndikimet negative dhe pasojat e lëvizshmërisë në rritje, në lidhje me mjedisin, përdorimin e energjisë, mbrojtjen dhe sigurinë dhe shëndetin publik. Dokumenti i Bardhë i Politikës Europiane të Transportit Europiane të Transportit Europian për vitin 2010 «Koha për të vendosur»  dhe afat shqyrtimin e përcaktuar qartë për objektivat që do të trajtohen në nivel Pan-Europian. Në Këshillin e Pranverës 2007 Bashkimi Europian ra dakord me objektivin për të ulur emetimet e gazit së paku 20 % deri në vitin 2020, për të reduktuar konsumin e energjisë dhe mbi objektiva të detyrueshme për biokarburantet, prioritetet e studimit në këtë kontekst etj. Gjatë viteve të fundit, industria e transportit ka ndryshuar nën ndikimin e tregut të brëndëshem dhe të globalizmit. Transporti është një industri e teknologjisë së lartë, duke e bërë kërkimin dhe inovacionin të rëndësishëm në zhvillimin e saj të mëtejshëm dhe të favorshme per konkurencën Europiane, dhe axhendave mjedisore e sociale. ...

Autori

Libri "Të Endërrosh Shpresën Imagjinare", është një permbledhje e rreth 100 arikujve të botuara në faqet e gazetave të përditëshme te shtypit shqiptar. Titulli i librit buron nga tranzicioni i gjatë prej dy dekadash i Shqiperis, tranzicion ky që krojoi shumëprobleme për popullin e vuajtur shqiptar. Shpresat dhe vlerat e saj janë të shënjta per familjet tona. Ajo që më nxiti t'i kushtoj rëndësi kësaj çështje është pasiguria për të sotmen dhe shpresa e munguar ndër vite për të ardhmen. Shpresa është rezultat, bindje, siguri, besim, optimizëm, zhvillim, fuqi lëvizëse etj. E kundërta e shpresës është dëshpërimi, dekurajimi, pesimizmi, mungesa e besimit dhe iluzioni. Të gjitha këto lidhen pazgjidhshmërisht me shoqërinë, civilizimin dhe vëndin që zë ajo, qeverisjen nga e cila buron shpresa. Endrra e premtuar e shqiptarëve, lirija, demokracia, prosperi teti, mirqënia nuk u realizua. Keshtu gjate ketyre dy dekadave vrejme një dukuri të pazakontë emigracion masiv, zhgënjim i shoqeruar me papunësi, vjedhje, korrupsion, krim të organizuar, gjakmarrje, trafiqe të ndryshme, shperdorim dhe orientim i gabuar i ekonomisë të drejtuar nga militantë partish. Keshtu për privatizimin e sektoreve të ekonimise u zbatuan disa menyra. Disa perfituan si ish pronare, dise të tjere si shitësa në detyrë, disa moren tokat e huaja, disa me ligjin famkeq 7501 dhe të tjerë përfituan si të persekutuar. Në keto kushte u përvijua dhe promovua qëllimshëm për të abuzuar me pushtetin qe i jepte vota popullore. Privatizimi me anë të konçensionit të servirura si reformë legalizimet në favor të shkelësve të ligjit dhe mjaft të tjera si këto e bënë ekonominë inatraktive dhe me borxh të jashtem dhe borxh të madh puklik. Demokracia e enderruar u bënë një objektiv i larget për tu realizuar. Libri në fjale permes artikujve shpreh shqetesimet qe po kalon vendi jonë. Ne pamjen e pare duket shumë kritik dhe sikur jepen ngjyra politike por ne fakt edhe pse një pjese e mirë të artikujve janë botuar nga gazeta partiake zeri popullit, kjo është bërë edhe për shkak së media tek në ende vuan dhe nuk është e pavarur. Libri im Të Endërrosh Shpresën Imagjinare është vërtet një kontribut modest për shoqerine shqiptare të cilen jam përpjekur ta realizoj. Këtë libër ja dedikoj të gjithë atyre që besojnë tek mua, atyre që më kanë vleresuar dhe më vlersojnë dhe brezave të rinj tek të cilet unë besoj shumë.

Autori

Libri "Fundi I njje Marrezie qe se shpejti do ti jepet lexuesit shqiptar per vleresim, paraqet nga njera ane perpjekjet dhe deshiren e opozites per te bere zgjedhje te drejta e te ndershme dhe nga ana tjeter manipulimin, vjedhjen e votave te maxhorances dhe qeverise si organizatore e kesaj vjedhjeje qe une e quajta fundin e nje marrezie. Shkrimet paraqesin ne menyre analitike e krejt origjinale cfare ka ndodhur ne zgjedhjet vendore ne Shqiperi, si behen zgjjedhjet dhe si organizohen ne vendet e zhvilluara, madje dhe ne Kosove.

Ne kete liber lexuesi do te gjeje problemet e medha qe paraqiten keto zgjedhje, pasi partia ne pushtet dhe lidershipi i saj nuk di me kujt ti besoje betejen e ardhshme. Kjo po e shtyn ate drejt forcimint te tribalizmit ne pushtetin e tij politik alla Cadaf.

Edhe shkrimtari i madh Kadare duke pare cfare po ndodh, i kerkonte kandidatit te maxhorances terheqjen nga gara, duket se kete ja bente nga pozitat e njeriut mbi partite e politikat e dites, pozicion me se normal per nje njeri te letrave. Kadareja i fliste atij per sfidat kombetare, per gjeste epokale, etj, gjuhe kjo shume e kuptueshme per cdo njeri. 

Qe nuk funksionon sistemi, kjo duket sidomos ne kohe fushatash zgjedhore, ku njerezit poshterohen, shperdorohen me mashtrimet me te medha. Qe shteti shqiptar eshte privat dhe situata ne vend eshte me e renduar se kurre, kjo eshte po aq e vertete, sa e vertete eshte kjo situate e zgjedhjeve te shkuara, dhe zgjedhjeve me te shkuara akoma.

Mungesa e demokracise nuk eshte thjesht e vetem nje lajm ne kete vend, ku zgjedhjet zakonisht nuk ishin dhe nuk jane nje lajm i mire. Kufijte e logjikes jane shkelur dhe prandaj jeta, qellimi i saj, ekzistenca dhe filozofite e krijimit sot apelojne nje ndryshim.

Marrezia e ketyre zgjedhjeve na paraqet nje KQZ vartes te politikes dhe qeverise. Vendimet politike ne kundershtim me ligjin i bene zgjedhjet shkrumb e hi. Marrezia do te kishte fundin e saj me vendimet e kolegjit zgjedhor e cila permes vendimit te saj konfirmoi edhe nje here se ne Shqiperi drejtesia zgjidhet me padrejtesi.

Ne ka nje popull te stresuar ne Europe, ky eshte populli shqiptar. Ne historine e tij ende nuk ka arritur te ndertoje institucione ne sherbimin e tij, por ka ngritur institucione qe e mundojne, e lodhin, e stresojne cdo dite. Zgjedhjet e certifikuara me metoda trukimesh u realizuan me nje skenar banal ku paten mundesi ta shikojne si nje spektakel dhe diplomate te rendesishem nderkombetare. Tashme eshte e qarte se Shqiperia eshte vend qe prodhon marrezira, se ketu dhe vetem ketu thyen te gjitha rregullat qe rregullojne nje sistem demokratik duke perdorur forcen e pushtetit per ndryshimin e rezultateve te votimit.

A eshte ky fundi i nje marrezie? Mbetet per tu pare.

Autori

  

Publicisti dhe analisti Sadedin ÇELIKU nxjerr ne qarkullim librin e nëntë,” Të  Ndërtosh  duke  Shkatërruar “.Eshtë me të vërtetë një sipërmarrje mjaft e madhe, ku në më pak se një dekadë  nxjerr në qarkullim nëntë libra  publicistik, historik,manuale dhe analiza, me mbi 3000 faqe,ku përfshihen qindra artikuj, që janë botuar në shtypin e përditëshëm. Në  këto shkrime trajtohen probleme ekonomike, probleme të krizave financiare, probleme sociale, probleme të transportit në tërësi dhe atij hekurudhor e detar në veçanti, probleme të drejtimit e administrimit, probleme politike, si ato të politikës së brëndëshme  dhe  të  politikës  rajonale  e  ndërkombëtare.

           Duke hedhur një vështrim në të gjithë punën e tij bindesh se është një njohës shumë  i mirë i problemeve të transportit ku ka punuar pjesën më të madhe të  jetës  së  tij, njeh shumë mirë problemet financiare për të cilat është i diplomuar dhe në veçanti bën analiza shumë të thelluara e të koncentruara për krizat financiare, është një njohës shumë i mirë i problemeve të drejtimit, njeh politikat globale e ato rajonale, pra shkurt është një njeri me dije të gjithëanshme, por edhe mjaft i përkushtuar e kembëgulës për tu njohur me të rejat e zhvillimit Botëror dhe Rajonal.

           Kjo është një panoramë e shkurtër e krijimtarisë se tij, pasi kam patur fatin ta lexoj e ta rilexoj të tërën, por në mënyrë të veçantë do të ndalem në librin e nëntë. Në këtë libër autori ka përfshirë mbi pesëdhjetë  artikuj të botuara në shtypin e përditëshëm, ku të lidhura si gurët e një mozaiku e bëjnë këtë një të tërë, të bukur e tërheqëse. Edhe kësaj radhe Autori e gjen tematikën në jetën tonë të përditëshme, e gjen në vorbullën politike e ekonomike e gjen tek njerëzit që luftojnë për mbijetesë e gjen tek shteti që bën sehir se si ato që e kanë votëbesuar raskapiten për të krijuar kushtet më minimale të jetesës.

           E shqetsojnë deklaratat boshe të politikanëve e shtetarëve të të gjitha kahjeve, që premtojnë edhe qiellin edhe tokën edhe hënën edhe diellin, por asgjë nuk bëjnë për rritjen e nivelit ekonomik, uljen e varfërisë e integrimin e vëndit. Eshtë i shqetësuar për interesat rajonale në Ballkan e në mënyrë të veçantë për ndikimin e këtyre interesave në ekonominë tonë, ai me forcë ngren zërin se prona Shqiptare e në mënyrë të veçantë sektorët strategjik dhe turizmi po bien në duart e biznesmenëve rusë e serbë. E trondit politika shqiptare kur ndërhyn në institucionet e pavarura për dhënien e mandatit në tavolinë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

           I vjen keq që politika Shqiptare që nga viti 1990 e deri më sot gjeneron vetëm kriza, të cilat asnjëherë nuk janë zgjidhur nga politikanët tanë, por gjithmonë është dashur ndërhyrja e të huajve. I bën një analizë të hollësishme krizës financiare greke dhe si mund të ndikojë ajo në ekonominë tonë. Analizon gjëndjen e hekurudhave dhe jep në mënyrë të detajuar se çfarë duhet të bëhet për këtë sektor jetik. Eshtë tepër i ndjeshëm ndaj moszbatimit të ligjeve dhe tronditet kur sheh që miratohen ligje të standarteve europiane, por në jetën e përditëshme vepron antiligji.

           Në këtë libër i bën një analizë të hollësishme marrdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian, rrugën që kanë përshkruar në këto njëzetvite  marrdhëniet, afrimet, dhe largimet me Bashkimin Europian, qëndrimet e politikës shqiptare në këto marrdhënie, përfitimet minimale të Shqipërisë nga kjo organizatë.

           Mosha e tretë në moshën e internetit është një pjesë mjaft interesante e këtij libri. Autori me shumë vëmëndje analizon gjëndjen ekonomike shoqërore të kësaj moshe, trajton vështërsitë që has kjo moshë për të krijuar kushtet më minimale të jetesës. Ne nuk duhet të shpikim, kjo është thirrja që i bën autori shtetit për adaptimin e modelit ekonomik më të suksesëshëm. Transporti është një temë që autori e ka mjaft për zëmër dhe disa herë i kthehet trajtimit të tij, por kësaj here, Ai nuk e trajton në aspektin e problemeve qe ka ky sektor, por në një kënd tjetër, Atë e shqetëson fakti që për këtë sektor shumë jetik e të rendësishëm të ekonomisë nuk ka shkollë, që të pregadisë specialistë e për këtë i bën një apel Ministrit Arsimit të shohi mundësinë e hapjes së nje dege për përgaditjen e specialistëve të  kësaj fushe.

           Një vështrim për zhvillimet e biznesit dhe të investimeve, është më tepër se një analizë ekonmike e zhvillimeve proporcinale të sektorëve të ndryshëm. Trajton problemet e informalitetit në  ekononomi sidomos atë në sektorin e tatimeve e të doganave.Ekonomia nuk është një ekuacion, por inekuacion me shumë të panjohura. Mjaft interesante më është dukur pjesa e ketij libri “Pergjegjësi pa përgjegjës”, ku të gjithë panvarsisht, nga niveli që kanë kërkojnë të marrin përgjegjësi, bile deri dhe me formatin  e mashtrimit, kur këtë nuk e arrijnë në rrugë normale, por as edhe në një raste të vetëm nuk mbajnë përgjegjësi për ata që bëjnë ose nuk bëjnë.

           Në pjesën “Politika  dhe administrimi publik”, kërkon që të mos ngatërrohen problemet politike me drejtimin administrativ gjë që deri më tani e ka dëmtuar mjaft administratën publike. Dhe si në librat e tjera edhe në këtë libër Autori trajton problemet e portit detar të Durrësit dhe rolin e rëndësinë e rrugëve detare. Të entuziasmon fakti që të dyja këto tema i trajton me mjaft kompetencë dhe jep definicione interesante për sot dhe për të ardhmen.

           Libri vazhdon në mënyrë integrale  me trajtesa të tjera mjaft interesante, siç është industria e shërbimeve dhe vëndi që zënë ajo në ekonominë kombëtare, me shqetësimin që Shqipëria ka mbetur pa asnjë sektor strategjik pasi ata në mënyrë klienteliste po jepen me konçesion dhe në vënd që të gjallërohen, po shkatërrohen. Në pjesën “Shteti i taksave dhe taksat për shtetin”, analizohet hollësisht mënyra e vendosjes së taksave dhe se ato nuk vendosen mbi bazën e kritereve ekonomike, por rriten pa studim e transparencë sa herë që arka e buxhetit mbetet bosh. Vazhdohet me taksat e makinave, i cili është një tregues i qartë që tregon për spontanitetin shtetëror në vendosjen e taksave dhe ndryshimeve pa kriter të legjislacionit në këtë fushë.

           Jam isigurt se titullimi  i librit Të Ndërtosh duke Shkatërruar  është i gjetur  dhe   do ta përligji plotësisht përmbajtjen e këtij libri.

Eshtë e vështirë që të bësh një parathënie libri, por mënyra se si shkruan Autori, gjuha e drejtperdrejtë dhe mënyra e trajtesës së problemeve ta lehtësojnë shumë, prandaj me dëshirë i shkruajta këto rrjeshta, duke mos qënë i sigurtë, në se i kam bërë e shprehur gjithçka  meriton  libri.

Urime për botime të tjera

Hajredin   TAHIRI 

Ish  Deputet  dhe Prefekt i Qarkut Dibër

  

Kam  në  dorë  të gjithë  shkrimet e këtij libri, por jo titullin.

Titulli  i  parë  që  më  vajti ndër mënd mbasi  lexova vetëm shkrimet e para ishte : “  Shqetësimet  e  një  intelektuali !..”

Kjo   për  arsyen   e   thjeshtë   se   libri   është   shkruar dhe konceptuar   i   tëri     si     një    shqetësim   për    fenomenet shoqërore  që  ndodhin  dhe  ato  që  nuk  ndodhin.

Ky  libër  nuk  është thjeshtë publicistikë edhe pse ashtu do të   shkruhet   në   kopertinën  e   tij,   njëlloj    si    në  librin paraardhës të autorit  “ Të ëndërrosh shpresën  imagjinare.”

Natyrisht   që   këtu   mbizotëron   publicistika,  por   mjaft shkrime janë  më  afër  pamfletit, fejtonit  dhe   një  humori të   hidhur  por   të   maskuar   më   së   miri   me   mjete   të  mirfillta  letrare.

Shqetësimet e një intelektuali, përbëjnë  vlerën  kryesore  të librit  që  ju  kini  në   duar. Dhe  këto  shqetësime  kanë  një  kënd  të  gjërë  vështrimi  dhe  vlerësimi. Sadedin  Çeliku,  si rrallë  intelektualë  të  tjerë, ka zgjedhur  të  jetë një:”Sokrat i Varfër !..”  dhe  jo  një : “  Derr  i  kënaqur !.. “

Në   shoqërinë  ku   jetojmë   janë  shumë   të   paktë   ata  që bëjnë  këtë   zgjedhje  të  vështirë  e  cila  ka  kosto  të  lartë.

Këtu,  tek   ne,   janë    në   shumicë   dërrmuese “  derrat  e kënaqur “  nga  të  gjitha  anët  e  shoqërisë  dhe të politikës, dhe   fare   të    pakët : “ Sokratët  e  Varfër!..”.Po  këta   të dytët  janë  më  dinjitozët, më  të  diturit  dhe më guximtarët dhe natyrisht më  të  talentuarit.Këto  cilësi të spikatura i ka dhe  i  reflekton  nëpërmjet  shkrimeve  të  tij   dhe   Sadedin Çeliku,  me  të  cilin  unë  sot  jam  në  të  njëjtën barrikadë.

Në  barrikadën e  së  mirës kundër  së   keqes,  e  të  vërtetës kundër  gënjeshtrës, e  jetës  kundër   vdekjes,   e   drejtësisë kundër  padrejtësisë. Me  pak  fjalë  ne  jemi  në  barrikadën popullore, e vetmja  barrikadë  që  nuk  bie  kurrë !

Profesioni    i   Çelikut   nuk   është   letërsia,  por  mënyra  e lirëshme  me  të  cilën  ai  paraqet  mendimin  dhe  frazën, të bën  ta  mendosh  si  një  profesionist  të  vërtetë.

Çdo   kohë  dhe   çdo  popull  nxjerr  herë  pas  here  dhe   ka nevojë  për  tribunët  e  vet.

Nuk  e  teproj  aspak  nëqoftëse  shprehem,se Sadedin Çeliku në  këtë  libër shpreh atributet e një tribuni popullor.Kjo gjë nuk  është  një  qëllim  në  vetëvete  i  autorit,  por  vjen krejt natyrshëm.

Kushdo    që  do  ta  marri  në    dorë   këtë    libër, unë   jam   i  bindur  se  nuk  do  ta  lërë  në  ndonjë  cep   të  harruar të shtëpisë, por do ta lexojë me mjaft interes  dhe mbas njëzetë a  tridhjetë  faqesh  do  ta  lexojë  me  shumë  dëshirë.

Pikërisht  kjo  gjë  më  ndodhi  dhe mua,  kur  shkrova  këto  shënime  që   do   të   shërbejnë  si   një  parathënie për  këtë libër, me vlera të spikatura aktuale, por  dhe me vështrim të kthjellët  drejt  së  ardhmes.

Kur  të  punoi  shosha  e  kohës   ky  libër  do  të  mbetet nga ana   e   miellit  dhe  Sadedin  Çeliku  do  promovohet  si  një “ bukëpjekës”  i  mirë.

Tani   është   rradha  e  lexuesit,   të   vlerësojë   drejtësinë  e mendimeve    të    mia   për    librin  më    të   ri   të   Sadedin Çelikut !

 

Arben  DUKA

 Poet

...

...

...