Interviste nga ZJ. Artenisa Hoxha per Gazeten SOT me Ish, Zv.Ministrin e Transportit Z.Sadedin Çeliku

Ju keni bërë një karierë  të  gjatë  e  të suksesëshme,  a  mund të  na  thoni  si  ka  qënë  ajo  deri  në  vitet 90  dhe  pas saj ?

Deri   në    vitet  90   në    moshë  shumë    të   re   kam   punuar      në ndërmarjen e transportit mallrave të tregëtisë së jashtëme, kryesisht me   menaxhimin  e  flotës   tregëtare    por   dhe    me    transportin  e    jashtëm rrugor.Për  shkak  se  me flotën  tonë  mbulonim  vetëm 17  përqind  të  volumit  të punës  të  eksport  - importit,  diferencën e mbulonim  duke marrë  me  qira  anije  nga  armatorë  të  huaj.

Unë merresha  kryesisht  me  Detin  e  Zi,Mesdhe  dhe  Detin e Kuq, pra mallra  për  dhe  nga  këto  porte  e  vënde  të  cilat  i  bëja unë.

Për këtë  qëllim  jam  specializuar dy herë nga tre muaj në Belgjikë e  Francë  për  transportin  e  kontainerëve  dhe agjensi  detare.

Ajo që    dua  të  them  është   se  ka    qënë   pjesa  më  e bukur  e karierës   sime, sepse  ishte  punë  që  kërkonte kualifikim  të  lartë sepse   do    bëje   kontrata   e  marveshje   me    vlera    të    mëdha  miljona  dollarë   brënda dhe   jashtë  Shqipërisë.

Pas viteve  90,  u  hoq  monopoli  i  tregëtisë  së  jashtëme  dhe vitet e    para   të   tranzicionit  u  morën  më   shumë  me prishjen  se  sa  me  ndërtimin.

Po pas  viteve  90 ?

Personalisht e  dija  se  çfarë  po  ndodhte sepse  ne  lëviznim jasht shtetit.  Në   vitin  1990   takova Ramiz  Alinë  në  Budapest   i   cili   po  udhëtonte për  në  Shtetet e Bashkuara të  Amerikës nga  ku  siç  u  mësua  më  vonë  atje  mori mesazhet  e ndryshimit. Kështu  në  atë  kohë  vendosa të  merresha me veten,  pra  u   mora  me  biznes   që   kërkonin  pak  para. Vitet   rrodhën     shpejt    dhe    deri    në   vitin   1996   ne   u  morëm   më  shumë   me  hakmarrjen   e   të   sotmen   se   sa   me   faljen  dhe   të ardhmen   kësisoj   humbëm  të gjithë.

Nga viti  1990   deri     në   vitin     1997    u    bënë    shumë gabime  madje    disa   prej   tyre   të  pafalshme, por  preferoj të mos ndalem këtu.

Në vitin  1996   në  zgjedhjet  e  pushtetit  vendor  u  zgjodha antar  i   këshillit  Bashkiak   të   Tiranës,   mandat   i   cili   zgjati   deri   në  vitin  2000.

Cili është  vlerësimi  tuaj  për  politikën  e   këtyre  viteve ?

Siç e   thashë   më   lart      janë    bërë     mjaft    gabime. Disa   prej   tyre   burojnë   nga   kultura    dhe     mentaliteti shqiptar    disa    të tjera  nga  padija. U  burgosën  njerëz vetëm se kërkonin  të  drejtat që  i  takonin   me    ligj,   por   dhe    politikanë     siç    ishin    Fatos Nano, Idajet Beqiri,  Fatmir   Kumbaro,  Martin  Leka  e  shumë  të  tjerë. Atëhere   nuk    mundëm    të    përfitojmë    edhe   pse kishim mbështetje  nga  ndërkombëtarët.

Në vitin  1997   ju   u   emëruat   zëvëndësministër  i transportit   nga ministritë  më   të   rëndësishme   që   ka    Shqipëria,   çfarë   spikati  në  atë   kohë?

Të them  të  drejtën  emërimi  im  nuk  ishte  surprizë për  shkak se vija   nga  linja  e  transportit  dhe   me   specializime e trainime  në vëndet më të zhvilluara  pra  nuk  ndodhi siç ndodhi në disa sektorë të      tjerë   që   drejtuesit   nuk  ishin   profesionistë.   Periudha  që   unë    drejtova   ia   kushtova   ringritjes     së     transportit     mbas   dëmtimit  që   pësoi    në    ngjarjet  e  vitit   1997.  Përpos    kësaj u   miratuan  disa  ligje  të rëndësishme    siç    ishte  taksa   mbi   aks  i   automjeteve,   heqja  e kontrollit    teknik    periodik  i    cili   bëhesh   nëpër  rifuxhio    dhe  kioska, Kodi   rrugor, Kodi   detar  dhe  Kodi  hekurudhor,   shndrrimi  i ndërmarjeve   në     shoqëri      aksionere   dhe   përgatitja  e   tyre  për   privatizim  dhe  mjaft    investime   të rëndësishme.

Të rëndësishme  kanë  qënë  dhe  negociatat për koridorin e tetë dhe paktin e stabilitetit me palën bullgare,maqedone dhe amerikane ku unë   përfaqësoja  vëndin  tonë.

Po më pas ku kontribuat?   

U emërova  ambasador  në  Malajzi,  detyrë  të  cilën e refuzova për shkak    të       arsyeve     familjare.   Kështu    punova  Drejtor   dhe Zëvëndësdrejtor    i    Përgjithshëm    i Shërbimit  Social   Shtetëror  dhe     Zëvëndësdrejtor    i    Përgjithëshëm     i     Shërbimeve    të   Transportit  Rrugor,   detyra  të   cilat  u  përpoqa  ti  kryej  mirë.

Vitet e  fundit  ju  keni  shkruar  shumë  në  gazetat  e  përditëshme shqiptare, çfarë  ju  ka  shtyrë ?

Të them  të  drejtën Shqipëria  nuk  po  kalon  situata  të  mira dhe mendoj     se  me    shkrimet  e   mia   të     kem     kontribuar    sado  pak.  Por    unë       kam      shkruar     dhe    botuar     dhjetë     libra   të  gjinive  të  ndryshme  si  libra  historie,   publicistikë,  manual  të  shërbimit  të  transportit  rrugor   etj.   Ato  tashmë  janë  në  duart  e lexuesit  shqiptar.

A mund  ta  na  flasesh  pak  për  familjen  tuaj ?

Sigurisht, jam i martuar dhe me dy fëmijë.Bashkëshortja ime është ekonomiste   dhe  punon  në  Albtelekom,  është  një profesioniste  e vërtetë  dhe  shumë  e  përkushtuar  për familjen.

Blerina është vajza  ime , ka  përfunduar  studimet  në  Fakultetin e Ekonomisë    dega     administrim   biznes  në  Tiranë   dhe   sapo  ka  përfunduar      masterin     shkencor   për  ekonimiks   dy    vjet    në   Universitetin   e   ekselencës  i  katërti   në Gjermani,  zotëron  disa gjuhë  të  huaja  dhe  me  formimin  që ka  marrë  premton për  më  tej.

Bledi, djali pra, ka përfunduar studimet në  Universitetin Amerikan në Blagoevgrad  të   Bullgarisë   për   degët  shkenca  kompjuterike dhe       ekonomiks,    dhe     masterin    në     Washington  DC   për  ekonomiks.   Aktualisht     vazhdon  studimet   për doktoraturë   në  Washington.  Ai  tashmë   është   i fejuar  me Gentën,  një vajzë nga familje  e  fisme  e   cila bashkë   me Bledin   po   vazhdon  studimet akademike  në  SHBA.

Ku preferojnë  të  punojnë  me  përfundimin  e  studimeve?

Të them  të  drejtën është shumë shpejt ti përgjigjem  kësaj pyetje, gjithsesi  nuk   kam  ndërmënd  ti  ndërhyj  dhe  të bëhem  pjesë   e  vendimarrjes  që   lidhet  me  fatin  dhe  jetën e  tyre. Ata  tashmë  janë  në  gjëndje  të  mendojnë  dhe vendosin  vetë,  por  po  qe  se kërkohet mendimi  jonë,  ai  nuk do  të  mugojë. Gjithsesi unë  jam i  bindur  se    ata  do   të marrin  një    vendim    të   pjekur  për    të ardhmen  e  tyre.

Ju faleminderit.

Botuar në  gazetën SOT, e Djelë 25 Shtator 2011