image.jpg

Jetëshkrim

Sadedin Mustafa Çeliku

Lindur në Tiranë më 12 Tetor 1951 në një familje autoktone tiranase.

Arsimimi

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë.

Formimi Suplementar

Kursi Pasuniversitar dy vjeçar i Tregëtisë së Jashtëme pranë Fakultetit te ekonomisë dhe atij të gjuhëve të huaja nga viti 1976 – 1978.

Specializim tre mujor në Antwerp – Belgjikë, për Transportin Detar të Kontainerëve në vitin 1988.

Specializim tre mujor në Marseille – Francë për Shërbimin e Spedicionit dhe Agjent Detar në vitin 1989.

Specializim një mujor në Torino – Itali, për drejtues i institucioneve të larta të sektorëve të ekzekutivit në vitin 2001.

Gjuhë të huaja

Gjuha Frënge, provim pasuniversitar në fakultetin e gjuhëve të huaja.

Gjuha Angleze, provim pasuniversitar në shkollën Harry Fultz.

Përvoja

  • Nga viti 1976 – 1992 në sektorin e Tregëtisë se Jashtëme ne Transshqip për shfrytëzimin e flotës tregëtare shqiptare për portet e Detit Zi, Detit Kuq dhe Detit Mesdhe, dhe më pas marre me transportin e jashtëm automobilistik. Gjatë kësaj periudhe ka firmosur me qindra marrëveshje qeveritare jashtë shtetit dhe brënda vëndit.
  • Nga viti 1993 – 1997 marrë me aktivitet tregëtar privat, kryesisht me importin e prokateve.
  • Nga viti 1997 – 1998 Zëvëndësministër i Punëve Publike e Transportit
  • Në vitin 1998 Emërohet Ambasador e Fuqiplotë në Republikëne Malajzisë, por për arsye personale e refuzon.
  • Nga viti 2000 – 2003 Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror e më pas Zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i këtij shërbimi.
  • Nga viti 2003 – 2006 Zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor.

Aktiviteti Publik

Iniciator i grupit nismëtar i shoqatës se Sigurisë Rrugore ku ka kryer mjaft aktivitete si dhe i shoqatës së miqësisë Shqipëri – Liban.

Në vitin 1996 deri në vitin 2000, zgjidhet Antar i Këshillit Bashkiak i Tiranës dhe kryeson atje komisionin për cështjet e urbanistikës.

Ka drejtuar grupin e punës për hartimin e kodit rrugor dhe atij detar si dhe ka propozuar, hartuar dhe miratuar mjaft ligje për transportin.

Merr pjesë aktivisht në debate dhe intervista të ndryshme për probleme të ndryshme në Televizionin Publik Shqiptar, Ora News, News 24, Scan, Channel One, Top Channel, Vizion Plus, etj.

Rradhitet ndër 100 personalitetet e Kryeqytetit në ekspozitën e hapur me këtë rast në Muzeumin Historik Kombetar “Njerzit që i bëjnë nder Tiranës”.

Botimet

Ka botuar dhe boton vazhdimisht me mijra artikuj, opinione, analiza, komente dhe intervista për problemet që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, pothuajse në të gjitha organet e shtypit të përditshëm shqiptar.

Ka botuar librat e meposhtem:

“Si të bëhesh njeri public”; “Tuneli që nuk pa dritë kurrë”; “Historia dhe Dinamika e Transportit në Shqipëri”; “Kriza dhe Modeli Kapitalist”, “Teknika e Shërbimit të Transportit Rrugor – Manual” ; “Të Ëndërrosh Shpresën Imagjinare”; “Kriza e Arsyetimit Moral”; “Fundi i një Marrëzie“; “Të Ndërtosh duke Shkatërruar”; “Shqetësimet e një Intelektuali”; “Transporti dhe Evolucioni Problemor” dhe ka në përfundim dhe librin e rradhës i cili do ti ofrohet lexuesit së shpejti.

Ka kryer konsulencën e librit “Gjeopolitika Elektorale”, Hartime e konsulenca të ndryshme.